Vendimi i padrejtë dhe i kundërligjshëm i Gjykatës Kushtetuese, i ndikuar nga Hashim Thaçi sjell anarki dhe po rrezikon procesin e rregullt zgjedhor!

Vendimi i padrejtë dhe i kundërligjshëm i Gjykatës Kushtetuese, i ndikuar nga Hashim Thaçi sjell anarki dhe po rrezikon procesin e rregullt zgjedhor!

Hajrullah Tërnava

  • 23 January 2021 - 09:09

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nëse KQZ përfundimisht jua mohon të drejtën kandidatëve të tillë për t’u zgjedhur, procedura shkon në të gjitha nivelet e lejuara me ligj, deri në Gjykatën Supreme, madje edhe me mundësi rikthimi në vetë Gjykatën Kushtetuese. Në këtë mënyrë ka rrezik që procesi zgjedhor i 14 shkurtit të shndërrohet në lojë e proces maratonik të ankimimit, edhe me vonesa për krijimin e institucioneve të reja pikërisht për pasojë të ndikimit politik dhe të jo profesionalizmit të vetë Gjykatës Kushtetuese, me gjyqtar joprofesional e të pa etikë.

-Sa po ofrohen zgjedhjet gjithnjë e më tepër po ndodhin pengesa pa presedan të pa parë e të pa dëgjuar ndonjëherë në shoqëritë demokratike që politikanit më të votuar e më të pa korruptuar, siç është Albin Kurti, t’i ndalohet kandidimi në zgjedhje, me qëllimin e vetëm që figurave me të kaluar të pastër politike të ju pamundësohet marrja e pushtetit në zgjedhjet e 14 shkurtit. Me këto sjelle pa presedan po rrezikon të krijohen turbullira në skenën politike të Kosovës, dhe minim e bllokim të procesit të rregullt zgjedhor, vendimi skandaloz i Gjykatës Kushtetuese i cili, pavarësisht se dha njehe gjykim të drejtë të çështjes së ngritur e të paraqitur nga LVV, si çështje e izoluar vetëm për VOTEN tani të ish-deputetin Etem Arifi, por gaboi ose qëllimisht doli përtej çështjes dhe po rrezikon të tronditë të gjithë skenën politike në vend dhe ta rrezikon procesin zgjedhor, duke u marr me interpretime dhe konstatime të çështjeve dhe problemeve jo relevante që nuk ndërlidhen me rastin konkret, që ishte vota e deputetit nga komuniteti minoritar e kontestuar me të drejtë nga një grup parlamentar i LVV.

Kjo e dëshmon faktin se gjykata në fjalë është në shërbim të atyre që e kanë emëruar këta gjykatës dhe këta si të tillë duhen të iu shërbejnë atyre që i kanë emërua e që tani gjinden në Hagë dhe të tjerëve si ata. Ky rast po tregon dhe dëshmon se ky shembull veprues i Gjykatës Kushtetuese, që përbehet nga të ashtuquajtur “gjykatës” aspak jo profesionistë dhe të deleguar aty nga politika që “de facto” ka kapur Gjykatën Kushtetuese me synime dhe qëllime të caktuara, dhe se sa thellë është i kapur shteti dhe (pa)drejtësia Kosovare. Prandaj vlerësimet për gjykatësit e instaluar, për qëllime të atyre që i kanë emërua në ato poste, janë tepër jo profesionale sikur që është fjala për Nexhmi Rexhepin dhe të Radomir Llabanit, por edhe të disa të tjerëve të pa dëshmuar dhe të pa përvojë, dhe pa dëshmi të kualifikuar për të qenë në krye të institucionit të shenjt, e që duhet të ishte gardian i mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit.

Këto fakte dhe të tjera të gjyqësisë na e imponojnë që Qeveria në ardhje ta miratoj dhe ta jetësoj Ligjin VETTING me urgjencë dhe ti spastroj njëherë e përgjithmonë Gjykatat në përgjithësi si çështja me gjykatës “të dyshimtë” e të ndikuar nga politika, por edhe vet KQZ-së, ku janë instaluar njerëz që janë dorë e zgjatur edhe e krimo-politikës së instaluar në të tjera institucione të shtetit, të dirigjuar nga kabineti i ish presidentit Thaçi, të cilit i kanë shërbyer për dy mandate rresht sipas komandës e “selameve“ që ju ka dërguar ai, e që dyshohet se edhe tani edhe nga atje ku është në Hagë, po e ka ndikimin e tij për qëllime si të deritanishmet. Kundër këtij veprimi skandaloz të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe ish kreu i Gjykatës Supreme të Kosovës dr. Prof. Fejzullah Hasani, i cili e ka vlerësuar krejtësisht të pa drejt, jo profesional, dhe të ndikuar nga interesat e grupeve të ngushta politike, interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit, kinse nuk lejohet futja në lista të kandidatit për deputetë, për të gjithë ata që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për vepër penale, me dënim që shkon më shumë se 1 vit burg, qoftë ai edhe dënim me kusht, sikur që është rasti i disa emrave në LVV dhe liderit të këtij subjekti politik Albin Kurti dhe 46 të tjerëve nga subjekte të ndryshme politike.

Kjo mënyrë e veprimit si tani, po rrezikon të prodhon krizë qëllimisht, nga Gjykata Kushtetuese, e kontrolluar nga ish-politikan që vendin nuk e kishin në institucionet e larta të shtetit, dhe lidhja e afërt e Gjykatës Kushtetuese me KQZ-në tepër servile dhe e njëjtë ndaj interesave të grupeve të veçanta krimo-politike në vend. Kështu mundë të kemi edhe një krizë të re politike e institucionale në vend, pasi që ish-kryegjyqtari i Kosove z. Hasani thotë se aktgjykimi eshte i pa drejtë dhe qëllimisht përtej objektivit, madje edhe shkelje evidente ligjore, ngase asnjërit nga të dënuarit me Aktgjykim nuk i është marr e drejta për t’u zgjedhur nga gjykata që i kishte gjykuar, ashtu sikur që e përcakton Ligji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".