Kosova është shtet që i ngjan perëndimit të egër të Afrikës me hajni, zhvatje dhe korrupsion!

Kosova  është shtet që i  ngjan perëndimit të egër të Afrikës me hajni, zhvatje dhe korrupsion!
Kosova  është shtet që i  ngjan perëndimit të egër të Afrikës me hajni, zhvatje dhe korrupsion!

Hasan Preteni

  • 02 February 2021 - 12:50

Shkruan: Hasan Preteni

Për të gjithë ata raporti i TI-së është më kredibili dhe më i vërteti. Perceptim thonë ish pushtetarët. Po cila është njësia relevante për matjen e korrupsionit, nuk ka, është perceptimi. E si krijohet ai, në Kosovë, qytetari në baza ditore i sheh punët publike ( jo vetëm asfalti) të dobëta e të paqëndrueshme e në anën tjetër i sheh pushtetarët e pasur. E kjo ndodhë sepse korrupsioni nuk e lejon të kundërtën-normalen. Trumbetimi i ish pushtetarëve se tani pas 20 viteve do të ndryshojnë është hipokrizi , genjeshter e mashtrim i llojit të vetë te paskrupullt. Një herë hajn... gjithmonë hajn!

Raporti i fundit i TI për perceptimin e korrupsionit në më shumë se 180 shtete në botë, është dëshmia kryesore se si pushtetarët në të kaluarën e kanë luftuar korrupsionin! Kosova në mesin e shteteve Afrikane dhe të Amerikës Latine me vetëm 36 pike ( nga 100 të mundshme) dhe ky është turpi i tyre. Të gjitha raportet po na dëshmojnë njëjtë, korrupsion dhe krim të organizuar në secilën fushë e lemi .

Shtet i kapur, definitivisht shtet pa prokurori e polici hetuese, shtet ku nuk funksionojnë institucionet e pavarura, shtet kur të pasur janë vetëm krerët e partive politike dhe oligarkët e lidhur kriminalisht me ta. Pushtetare dhe institucione pa integritet fare . S’ka llogaridhënie dhe transparencë. Asnjë kompani normale nga jashtë nuk do të investon në kete shtet me prani kaq të madhe të korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".