Zgjedhjet e 14 shkurtit me dallaveret më skandaloze që do të përjetojmë ndonjëherë

Zgjedhjet e 14 shkurtit me dallaveret më skandaloze që do të përjetojmë ndonjëherë
Zgjedhjet e 14 shkurtit me dallaveret më skandaloze që do të përjetojmë ndonjëherë

Ragip Guraziu

  • 02 February 2021 - 07:58

Shkruan: Ragip Guraziu

Sado që janë duke u paraqitur pengesa për votën e diasporës, dhe manipulimet brenda KQZ-së për të penguar një subjekt politik të pa korruptuar, ka një frymë qytetare që po zgjohet e vetëdijesohet, që po mobilizohet akoma më shumë për këto zgjedhje, që t’i ja japin përfundimisht grushtin e madh ndëshkues politikës së korruptuar që zhvati për dy dekada, për ti dhënë një shans alternativës se re politike të LVV-së dhe iniciativës politike të Vjosa Osmanit, për t’i prirë vendit dhe sprovuar në mandatin që kemi përpara, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Për herë të parë në Kosovën e pas luftës po vërehet një mobilizim i elektrizuar për votën e ndryshimeve nga qytetarët, por gjithashtu kemi edhe për herë të parë interesim masiv të diasporës që të bëhet pjesë e procesit elektoral në shtetin e tyre, me motivin për ndryshime. Le të shpresojmë për të mbarë dhe duke mos munguar me votën e tij besnike në ditën e zgjedhjeve, asnjë qytetar.

-Me zhvillimet e fundit që ndodhën dhe po vazhdojnë të ndodhin rreth procesit të përgatitjes për ditën e zgjedhjeve të 14 shkurtit, atëherë mundë të presim rrezikun që këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të dështuara më të vjedhura e manipuluar ndonjëherë në historikun elektoral të Kosovës të këtyre dy dekadave në demokraci. Filli i manipulimit e ka bazën tek loja që filloi me certifikimin e subjekteve politike dhe me kandidatët, disa prej tyre të kontestuar mbi bazën e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por ma transparencë të plotë që po lë shumë për të dyshuar.

Ana tjetër e medaljes së manipulimit është vota e diasporës. Asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur që votuesit të telefonohen dhe të verifikohen. Kjo është një taktikë për të jua vjedhur atyre votën, për ti eliminuar nga e drejta e votës për aq sa do të arrijnë ta bëjnë këtë. Si duket, qendra e manipulimit me votat e diasporës, nga frika e humbjes së pushtet të politikanëve të korruptuar, është bërë Sekretariati i KQZ-së.

Aty po zihet gjithçka, po trazohet e po manipulohet. Burim Ahmetaj, krye shef i sekretariatit të KQZ-së ka treguar se deri në fund të javës së kaluar pa pasur 134 mijë email-a që kanë aplikuar qytetarët kosovarë nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe që janë ende të pahapura dhe ato do të procedohen gjatë ditëve në vazhdim. Kjo flet mjaftueshëm për tendencën e zhvlerësimit të tyre në humbje kohe, duke i zvarritur.

Ahmetaj ka thënë se deri në fundjavë tani, nga 15 mijë e 672 aplikues, të kontaktuar me telefon, prej tyre 13 mijë e 72 aplikues kanë hapur telefonin dhe KQZ-ja ka pranuar konfirmimin e tyre, dhe kjo formë e kontaktimit vazhdon ditët në vijim. Mirëpo kjo dinamikë është aq e ngadalësuar sa që qytetarët nga diaspora kanë filluar të ankohen për lënie anash qëllimshëm që të ju pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje, sepse vota e tyre veç është e përcaktuar, kundër këtyre që qeverisën me korrupsion e krim të organizuar për dy dekada, dhe alternativën e vetme e shohin tek VV-ja dhe Lista e Vjosa osmanit si fitues për formimin e qeverisë së re.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".