Minoritetet e integruara në shtetin e ri të Kosovës në koalicion me LVV-në, ish pushtetarët e korruptuar mbeten në opozitë, të pastrohen e të reformohen partitë e tyre të degraduara!

Faik Krasniqi

  • 25 February 2021 - 13:06

Shkruan: Faik Krasniqi

Pas 14 shkurtit, është koha që vota e popullit të respektohet në përcaktimin e saj maksimal për ndryshime, prandaj në qeverinë e re që do të krijohet të vendosen vija të kuqe bashkëpunimi për të partitë politike që e zhvatën shtetin dhe humbën shpresat e qytetarëve për një të ardhme më të mirë. Koalicion vetëm me pakicat e integruara në realitetin e ri të shtetit të pa varur.

-LVV në asnjë mënyrë nuk do të duhej të krijonte koalicion me partitë që Kosovën e kanë katandisur aq keq. Falë tyre Kosova është në këtë gjendje. Këto parti duhet të shkojnë në opozitë. Fillimisht të reformohen rrënjësisht, duke u pastruar nga ata që këtij vendi i kanë bërë dëme të mëdha, dhe vetëm në këtë mënyrë do të mundë të rifitonin besimin e qytetarit.

Është edhe për të mirën e Kosovës që këto parti politike të reformohen. Kurse LVV me qeverisjen e vendit vetëm me partitë jo serbe dhe pa partitë e lartpërmendura, do ta kishte shumë më lehtë zbatimin e plan programit të saj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".