Qëndrimi parimor për zgjedhjen e presidentit të ri, hap i parë i Abdixhikut

Qëndrimi parimor për zgjedhjen e presidentit të ri, hap i parë i Abdixhikut

Hajrullah Tërnava

  • 01 April 2021 - 07:49

Shkruan: Analist - Hajrullah Tërnava

LDK tani pas zgjedhjeve të fundit për kryesinë e re, me kryetar të ri Lumir Abdixhikun, duhet bëjë gjithçka që t’ia kthej frymën e më hershme kësaj partie, frymën e rugovizmit, prandaj me këta hapa që duhen t`i ndërmarrin tash e tutje, duhet që të veprojnë me kujdes dhe mos të behën gabimet si deri më tani, në të kaluarën sa ishte Kryetar Isa Mustafa, prandaj duhet që të respektohet edhe qëndrimi i kryesisë se re të LDK-së, lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve në seancën e zgjedhjes së presidentit të shtetit.

Vendimi i Kryesisë së LDK-së lidhur me seancën e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, është për tu përshëndetur, dhe ky vendit është testi i parë për ta dëshmuar fuqinë e shkëputjes totale nga tutela e jugokomunistit Isa Mustafa, dhe fillimin real të funksionimit të frymës së re reformatore për interesin e shtetit shtet, ashtu sikur e kishin trumbetuar edhe në sloganin elektoral të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjithsesi se edhe ky do te jete një nder qëndrimet e parë me peshë politike, hapi i parë i guximshëm i kryetarit Lumir Abdixhiku, për ta testuar ruajtjen e vijës institucionale dhe të unitetin partiak në parime, që ka qenë dikur edhe vlera me të cilën eshte identifikuar LDK-ja si parti politike dhe lëvizje qytetare e respektuar.

Mbajtja e një qëndrimi parimor për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, tek elektorati i zhgënjyer nga Isa Mustafa, për këtë subjekt politik do të këtë një reflektim pozitiv parimor për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit që në këtë rast është figura e Vjosa Osmanit ish nënkryetare e dikurshme e LDK-së, madje ish kandidate për kryeministër të vendit të vitit 2019. Prandaj marrja pjesë e deputetëve të LDK në parlamentin e shtetit ku duhet të zgjidhet presidenti, është një ndryshim pozitiv dhe fillim i rikthimit të frymës së rugovizmit, e që këtë po e pret elektorati i LDK-se, sepse Vjosa Osmani s ishte faktori unifikues i vitit 2019 dhe e fitoj numrin e madh të votave të atyre zgjedhjeve, ku u pa qartë se gabimet e bëra nga Isa Mustafa që e shpërndau koalicionin mes LVV dhe LDK dhe përjashtimi i Vjosës nga posti i nënkryetares ishte gabimi më i madh në ato kohëra.

E ky gabim u pa qartë në këto zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, për çka edhe u dënua po nga ky elektorat, dhe në këto zgjedhje i fitoj vetëm 12% të votave që në historiatin e LDK janë humbjet më të mëdha që i ka përjetua deri tani kjo parti politike. Kjo frymë e ndryshimeve reformatore në LDK erdhi me mjaft vonesë sepse sikur kjo parti ti ndërmerrte këto masa të ndërrimit të kryetarit të saj në vitin 2016,17,18, apo 2019 nuk do ti ndodhte kjo tragjedi aq e madhe, dhe sot tani LDK do të ishte në tjetër pozitë shumë ma të volitshme.

LDK duhet ta jetësoj metodën e vlerësimit që nëse i humb radhazi dy par zgjedhje, kryetari i partisë duhet të ofroj dorëheqjen në bazë të statutit të partisë. Edhe tani LDK nuk do ta ketë të lehtë të rikthehet ashtu shpejt e shpejtë, sepse që nga kur ishte Isa Mustafa ishte kryetar i kësaj partie, që nga viti 2010 e deri më tani kurrë si ka fituar zgjedhjet qendrore, prandaj nga këto pasoja jemi këtu ku jemi, dhe tani qartë shtohen dyshimet se Isa Mustafa paska punuar për shkatërrimin e LDK-së, në bazë të detyrave që i paska marrë nga ata për të cilët paska punuar, e që edhe për këtë dihet se kujt i ka shërbye.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".