Dështimet e qëllimshme nga prokurorët dhe gjykatat për krimin, po ja qesin faqen e zezë drejtësisë!

Dështimet e qëllimshme nga prokurorët dhe gjykatat për krimin, po ja qesin faqen e zezë drejtësisë!
Dështimet e qëllimshme nga prokurorët dhe gjykatat për krimin, po ja qesin faqen e zezë drejtësisë!

Muhamet Kelmendi

  • 17 maj 2021 - 13:03

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ky dështim nuk është vetëm i gjyqësorit, por edhe i hetimit të bërë nga ana e prokurorëve, të cilët nuk sjellin prova adekuate nëpër gjykime. Ka raste kur provat janë të qarta e megjithatë gjykatësit tanë i neglizhojnë ato dhe i zvarritin duke pas kohë derisa të krijohet gjendja për dënime të lehta, kryesisht me kusht. Ky sistem duhet të ndryshohet. E ndryshimi është vetëm me VETTING. Çdo formë tjetër nuk e shëron sistemin. Nuk shërohet KGJK dhe veçmas KPK pa masa shëruese konkrete. Është pritur mjaft.

Gjyqësori në Kosove ka edhe anët e veta pozitive të punës, sepse nuk mundë të thuhet se nuk ka punuar fare, si dhe natyrisht, i ka edhe dobësitë e mëdha në punën e vetë, e cila karakterizohet me mos efikasitet, me gjykime të dyshimta dhe me mos punë ndaj elementëve të mëdhenj të krimit.

Janë disa karakteristika që tregojnë mos suksesin e gjyqësorit. Por kjo varet kryesisht edhe nga prokuroria, sepse vendimet e gjyqësorit dalin kryesisht nga provat dhe dëshmitë që i sjellin prokurorët nëpër shqyrtime kryesore. Mirëpo ana negative e gjyqësorit qëndron:

1. Mos efikasiteti është dukuri që e përcjell sistemin gjyqësor, që po vërehet me lëndët e pazgjidhura, sidomos në fushën civile, ekonomike, sociale, të punës etj. Lëndët e kësaj natyre presin me 10 e 20 vjet nëpër gjykatat e Kosovës. 2. Vendimet e gjyqësorit janë të pa argumentuara dhe nuk mbulohen me fakte e prova. Si vendime të tilla janë të dyshimta dhe nuk po ju qëndrojnë ankesave nëpër gjykata. Kjo tregon se këto vendime janë shumë subjektive dhe varen nga rrethanat tjera, ndoshta korruptive, sepse shumë prej atyre ankesave anulohen si të pabaza. 3. E tërë kjo përfundon me mos punë të gjykatave ndaj elementeve të lartë në shoqëri. Kundër këtyre nuk ka vendime. Shqyrtimet zgjatin derisa të krijohen rrethanat lehtësuese dhe dështimet janë të mëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".