
Lexoni edhe:
Prokurorët dhe gjyqtarët, nën përcjellje aktive të spiunëve të AKI-së, për lidhjet me krimin
Shkruan: ANALISTI: Arsim Haziri
Populli ja ka dhënë besimin për të qeverisur një kaste të re politike, duke e ditur që do të jete e sfiduar dhe e penguar nga krimo politika e kaluar, prandaj edhe zgjimi është i vështirë, por megjithatë është i mundshëm, i sigurt dhe i qëndrueshëm. Populli është i vetëdijshëm dhe ka besim të madh se pavarësisht rebelimit të ish pushtetarëve, që nuk kursejnë mjete dhe metoda sulmi nga qeverisë legale dhe legjitime, ditë të mira po vijnë dhe shpresa po kthehet.
Me të vërtetë është vështirë ta japësh sot një konstatim të mirë formuluar, se cili është qëllimi, duke parë se sa perfide dhe dashakeqe për interesin publik, janë kritikat dhe sulmet me të cilat opozita ka filluar ti del përballë, për ta penguar funksionimin e qeverisë se re të Kosovës në krye më kryeministrin Kurti. Njeriu normal dhe i mirë informuar për dy dekada zhvillime institucionale e politike që po mbeten mbrapa, mbetet tepër i habitur se me çfarë hipokrizie po vërsulen ish figurat e sistemit të kaluar qeverisës të dështuar kundër qeverisë së re dhe projektit të vështirë reformator e të cilin e ka nisur në këta muajt e parë të qeverisjes.
Të gjitha dështimet e mandateve të kaluara qeverisëse dhe shumë procese të filluara mbrapsht e të lëna në gjysmë të rrugës, janë pengesa serioze e tepër të vështira që të tejkalohen nga qeveria e tanishme. Me një sfidë të tillë po ballafaqohet qeveria e re edhe në fushën e shëndetësisë, me pandeminë Covid-19 që ja la trashëgim qeveria kundër kushtetuese Hoti, e cila e uzurpoj me grusht shtet pushtetin në kohën më të rrezikshme dhe në përballjen e parë me pandeminë globale, gjeq ë krijoj pengesë të madhe në krijimin e parakushteve më të shpejta dhe normale të veprimit preventiv mbrojtës të popullatës me të gjitha masat e nevojshme, edhe për sigurimin me kohë të vaksinës për imunizim.
Për çështjen që kinse po e kritikojnë tani qeverinë Kurti partitë politike të bllokut opozitar, janë kritika të pa qëndrushme sepse janë produkt i pasojës të cilën eta e kanë lënë mbrapa për trashëgim, kurse kjo qeveri është duke bërë të pamundurën për tejkalim dhe normalizim . këtu nuk bëhet fjalë për papërgjegjësi institucionale, bëhet fjalë për përpjekje shantazhi dhe pengimi në realizimin e programit afatgjatë dhe afatmesëm, por edhe t projeksioneve afatshkurtra sipas dinamikës që e kërkon koha. Përgjegjësi për situatën në të cilën gjendet vendi janë faktorët e sistemit destruktiv politik dhe të qeverisjes së kaluara sepse kjo e tanishmja shihet dhe është e kuptueshme.
Qeveria e re t’i mbështes prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëmLexoni edhe:
Problematika qëndron tjetërkund, jo edhe tek objektivi të cilin po e godasin dhe po e shohin si papërgjegjësi, problematika qëndron tek frika e sukseset që po arrihet shkallë shkallë dhe me hapa të sigurta, sukës që demanton sjelljen e tyre kritike e arrogante, dhe faktorizon qeverisjen aktuale me rritje të besimit dhe forcim të stabilitetit e integritetit . Opozitarët e dëshmuar deri dje në pushtet të korruptuar nuk po mundë të pajtohen me realitetin e ndryshimit të sigurt që po ndodhë në qeverisjen pozitive, nga një qeveri e cila erdhi në pushtet nga veprimet e matura politike në bashkërendim me popullin i cili e ndëshkoi rëndë klasën e të korruptuarave, ua humbi mundësitë e sabotazheve dhe ndikimeve, prandaj dhe janë qartë keq. Eshte disi paradoksale kur vet figura të ish-sistemit destruktiv kritikojnë dikë për mungesë të kinse përgjegjësisë. Kjo është krejtësisht e çuditshme.
Menaxhimi institucional tashme ka tjetër trup politik, tjera objektiva, jo edhe aso me të cilët po identifikoheshin lehtësisht në të kaluarën hajnat klasik. Populli ja ka dhënë besimin për të qeverisur një kaste të re politike, duke e ditur që do të jete e sfiduar dhe e penguar nga krimo politika e kaluar, prandaj edhe zgjimi është i vështirë, por megjithatë është i mundshëm, i sigurt dhe i qëndrueshëm. Populli është i vetëdijshëm dhe ka besim të madh se pavarësisht rebelimit të ish pushtetarëve, që nuk kursejnë mjete dhe metoda sulmi nga qeverisë legale dhe legjitime, ditë të mira po vijnë, dhe shpresa po kthehet!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".