Për vetëm tre-katër muaj, reforma zgjedhore në vullnetin e partive politike parlamentare

Për vetëm tre-katër muaj, reforma zgjedhore në vullnetin e partive politike parlamentare
Për vetëm tre-katër muaj, reforma zgjedhore në vullnetin e partive politike parlamentare

Blerim Burjani

  • 19 May 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Tash sa i takon kësaj çështje, për reformën zgjedhore, Kuvendi mund ta adresojë problemin dhe të nxitë reformën, për çka do të ishte mirë që të ndodhe sa më parë në mënyrë që të shtjerrën debatet parlamentare dhe pas 3 apo 4 muajsh ta kemi një ligj të reformuar skajshëm teknikisht dhe një sistem elektoral qe do të duhet të jetë gjysmë mazhoritar.

KQZ-ja  është organ teknik nuk ka të drejtë të kërkojë reformë por këtë duhet ta bëjnë vetë  partitë politike parlamentare, pra ato subjekte politike që janë pjesë e  përbërjes  së Kuvendit. Pra  nevojën për reformë e adreso vetëm Kuvendi, por  jo KQZ-ja. Ka deklarata  të çuditshme ku KQZ-ja  ofron bashkëpunim për reformë, por vetëm në aspektin teknik mund ti dorëzojë komentet e veta.

Kjo nuk është iniciativa e parë për reformë, të tilla iniciativa kishte edhe në vitin 2005 dhe 2010. Të dyja të dështuara. Madje ishte përgatit një draft ligj i mundshëm me ndryshime por dështoj të trajtohej nga Kuvendi. Ai ligj është trajtuar vetëm në një komision ad hoc të  Kuvendit i cili  ishte marr me këtë temë dhe kishte marr mëditje, pra ishin paguar shtesë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe VV tash parti në pushtet dhe partitë tjera PDK, LDK dhe AAK.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".