Forca – Kryeministër!

Forca – Kryeministër!
Forca – Kryeministër!

Halim Hyseni

  • 09 June 2021 - 09:07

Letër mbështetëse Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Albin Kurtit 

Shkruan: Halim Hyseni

 I nderuari  Kryeministër punën e keni  tepër të vështirë. Jeni duke   notuar  kundër rrjedhjes se ujit   në lumin ndërkombëtar. Presioni do të jetë i  jashtëzakonshëm sepse përballë do ta  keni një ekip të njerëzve të  gjithë kundër Kosovës, në përgjithësi e veçmas kundër Jush, sepse  Ju konsiderojnë si  gur graniti, që nuk  do të mund të  thyhet lehtë. Evropa, si gjithmonë, edhe tani është kundër shqiptarëve. Skenari është përgatitur që të gjitha të jenë në favor të shtetit terrorist  të Serbisë dhe  kriminelit të luftës dhe bashkëpunëtorin më te ngushtë të  kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit (emërtimin  ia ka ngjitur  Bashkimi Evropian, jo Kosova  dhe  shqiptarët, sepse shqiptaret  atë e quajnë shqiptaro vrasës!), Aleksandër Vuçiqit, i cili  do të duhej të ishte së bashku  me   Ratko Mlladqin i dënuar  me  burg të përjetshëm për krimin e gjenocidit  në Srebernicë, e jo të qajë   për të, nga posti i presidentit  të shteti terrorist, përgjegjës për vdekjen e tmerrshme  të mbi 131.000 qytetarëve  Sllovenisë Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe të Kosovës, të të gjithë  qytetarëve luajal  të BE-së. Dëshmi  dhe provë, se ky do te duhej  të ishte në burg janë   nenet: 1, 2, 3 dhe 4 të Konventës  Ndërkombëtare të Dënimit të   Krimit të Gjenocidit, sepse  si  Ministër i Informacioni- Propagandës, ka  zbatuar, mbështet, nxitë dhe përkrahur krimin e gjenocidit ndaj popujve  jo serbë në  Kosovë, Bosnje  dhe Hercegovinë, në Kroaci dhe në Slloveni. Në anën tjetër, Aleksandër Vuçiqi, ka qenë dhe sot  është mbështetës  i propagandës luftënxitëse në Ballkan, duke kërcënuar  si Kosovën   dhe  shqiptarët në mënyre verbale,  përmes mediave të shumta  që janë nën kontrollin e tij  si në Serbi, ashtu dhe në  Kosovë, si dhe nëpërmjet  armatimit nga Federata   Ruse, si  dhe ushtrimet  e përbashkëta ushtarake  të zhvilluara  para pak kohe në Serbi.   

Z. Kryeminsitër, duke  Ju njohur personalisht, si dhe duke  percjellur ne mënyrë sistematike punën dhe angazhimin tuaj kombëtar, intelektual, humanist  shpresoj  dhe besoj se  nuk do ta zhgënjeni popullin e ndershëm  kosovar  dhe qytetarët se saj, luajal ndaj Republikës së  Kosovës dhe te gjithë  shqiptarëve të botës, të cilët  për zemër e kanë kombin shqiptar, kombin më të vjetër se vetë  historia, i cili  edhe emrin Evropës,  ia dha  Evropë, si dhe i cili, është paraardhës i të gjithë qytetarëve të Evropës, duke pranuar   themelimin Asociacionit të Komunave  me  Shumicë Serbe  në Kosovë, të cilën serbët  qëllimisht e  quajnë  Zajdenicë, që në shqip do të thotë Bashkësi – entitet  shtetëror e cila  në thelb  do të jetë Republikën  Serbe e Kosovës,  fuqishëm shpresoj dhe  besoj  se ju nuk do të pranonin të bisedonin për faljen e territorit të  Kosovës, si e  bënë pseudopatriotët me  kufijtë e  Maqedonisë dhe të  Malit të Zi për poste dhe interesa meskine të tyre. E thash  me  eufemizëm, sepse  Ju këtë  edhe nuk  guxoni ta bëni,  sepse  do te  futeni  në kategorinë renegatëve   të LDK-s, e  cila  këto ditë haptas doli  duke  deklaruar se mbështetët, këtë asociacion pa ingerenca  shtetërore, ashtu si doli e tha  dhe  Besnik Tahiri i AAK-ës , apo si  lëshoi lot, renegati Isa Mustafa, i cili akuzoi Qeverinë  që kundërshtoi  bisedat  për Asociacionin, pas  të cilës deklaratë   me urdhër  të Vuçiqit dhe të Hashim Thaçit,  shkoi  dhe u takua  me   e mikun  e pandarë të  këtyre  të dyve , me  Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, edhe  pse   Isa Mustafa, tani nuk ka asnjë funksion as shtetëror, as politik, pos që akoma  zhvat  buxhetin e Kosovës , duke marr pagë  të pamerituar në Akademin e Shkencave dhe të  Arteve  të Kosovës , sepse   këtij  nuk  i mjaftojnë parat e  3 përqindëshit  e  Qeverisë së Republikës së  Kosovës në ekzil, as misteret  lidhur me Dardania  Bankën, për te  cilat, askush nuk dha  asjnjë përgjegjësi qe dy dekada. Shpresoj se   me VETTING do të  zgjidhen  edhe  këto çështje  kriminale.

E kuptoj  se nuk do ta  keni lehtë, sepse pos renegatëve të brendshëm   trupi “lehtësues” ndërkombëtar i bisedimeve është një blof i madh i BE-ës, meqë  Mirosllav Lajçak dhe Peter Stano   janë sllovakë. Këta  nuk mund të jenë të paanshëm, vijnë nga  një shtet i cili  nuk e njeh  Kosovën, dhe, i  cili shtet  mbështet vetëm kërkesat e  Serbisë për shkak të lidhjeve  tyre biologjike. Në anën tjetër, është, Josef  Boreli , i cili ,po ashtu, vjen nga një shtet ekstremisht kundër Kosovës, e që është Spanja, e cila për shkak të problemeve të veta  me popullin katalonas,   i cili fare nuk lidhje me fatin e qytetarëve të Kosovës,  bënë pjesë ne mesin e pesë shteteve të BE-ës që nuk e kanë njohur Republikën e  Kosovës,   është kundërshtuesja më  madhe  e pavarësisë Kosovës.

Për të garantuar jetësimin e kërkesave të Serbisë, për ta defunksionalizuar   dhe dështuar në tërësi shtetin e Kosovës, si  qershi mbi tortë është vendosur amerikani- dhëndri, serb z. Metthëu Pallmer, si  lehtësues . Vetëm për naivët dhe injorantet, kjo strukturë “fasilituese”  mund të jetë    e drejtë  dhe e paanshme.

Shqiptarët,  pas  Luftës së Parë Botërore, e cila përfshiu gjashtë  kontinente, në të cilën vdiqën mbi 9  milionë njerëz dhe  mbi 19  milionë  mbeten te plagosur për tërë  jetën,  e të cilën  e nisi Serbia terroriste, për krijimin e  Serbisë së Madhe,   fal  një dhëndri shqiptar,  i martuar me vajzën e  Vudrou Vilsinot, sot ekziston  Shqipëria Londineze të vitit 1913 sepse  Z Villson nga  vajza  dhe  dhëndri i tij shqiptar kishte  siguruar informacione kredibibile  për popullin shqiptar, andaj  dhe nuk  lejoi shfarosjen e biologjike  të shqiptarëve . Po të mos ishte  vajza  e Villsonit dhe  dhëndrit të tij  shqiptar, të gjithë shqiptarët  do të shfaroseshin   bilogjikisht, me  lejen e Francës   dhënë Serbisë   në Konferencën Paqes në Paris, në vitin 1856. Kjo do të realizohej nëpërmjet Marrëveshjes së fshehtë ndërmjet Serbisë dhe  Greqisë e lidhur më 1861,  me të cilën ishte  parapara  që këto dy shtete,  hapësirat  jetësore shqiptare   të ndajë ndërmjet tyre. Vija e ndarës ishte caktuar  lumi Shkumbin

Zoti Krymenistër, simolika nga  Beogradi , pas  vizitës se  z. Llaj1çaut  dhe të z. Pallmerit, flet qartë, se çështja e e de shtetëzimit të Kosovës  për këta është vendosur , andaj  Serbia po i përgatit  me nguti ndryshimet  kushtetuese për ta shpallur  Serbinë  shtet të popullit  serb   duke i eliminuar  dhe i  shpallur inekzistente  mbi 20 % të pakicave  kombëtare të cilat sot jetojnë në Serbi.

I nderuari  kryeministër,

Unë  në lokalet  e VV-s ua kam lënë  një studim timin me titull:Kalvari serb mbi shqiptarët 1981-2019.  Etiologjia & anatomia.  Libri II. Nuk e di a u ka ra në duar apo jo. Unë aty kam analizuar  në mes tjerash 25 projekte të cilat  Serbia i ka hartuar  për shfarosjen biologjike të shqiptareve nga viti  1990, deri në vitin  2019. Dikush do të befasohet pse unë përmendi vitin 2019. Saktë! Serbia nga viti 2000, deri në vitin 2019, i ka hartuar  20 projekte  për  shfarosjen biologjike të shqiptarëve. Aty janë argumentuar shkencërisht veprimet  gjenocide serbe mbi shqiptarët: vrasja e 1379 fëmijëve nga  të porsalindurit, helmimi  i rinisë shqiptare  me helmin SARIN  të mbi  7400, kryesisht të  fëmijëve shqiptarë ( ne mesin e tyre kishte  edhe  serbe, malazezë, turq e romë etj), vrasjen e ushtarëve   dhe oficerëve shqiptare në Armatën Popullore  të Jugosllavisë, trafikimin e  organeve  të 82 shqiptarëve  te rinjë të varrosur në  varrezat e  Batajnicës, dëbimin e qindra mijë shqiptarëve nga puna mbi baza  etnike; mohimin e drejtave të rinisë shqiptare në edukim dhe arsimim, krimet e gjenocidie   nga viti  1998  deri me 3 & 4 shkurt të vitit 2000, kur  vriten 10  shqiptarë femra  dhe meshkuj,  si dhe dëbohen me ndihmën e forcave   të KFORI-it francez edhe të mbi 10.000 mijë shqiptarë përtej e lumit  Ibër. Këtu nuk i kam përmendur projektet e hartuara   nga Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit  nga  viti 2000, që kanë një volum prej, më shumë se 2000 faqesh tekst  formati A-4 për zhdukjen  biologjike të shqiptarëve.  Me urdhër të Aleksandër Vuqiqit, edhe  sot, mbi popullin  shqiptarë të Medvegjës dhe  Bujanocit   zhvillohet  gjenocidi, duke  e bërë pastrimin etnik  të këtyre trevave nëpërmjet  çregjistrimit të shqiptarëve,   si shtetas te  Serbisë, si dhe  duke u pamundësuar  që ata  të shfrytëzojnë   pronat e tyre, duke i  çregjistruar si qytetarë luajal të shtetit të Serbisë.

Shtetin   serb e kanë poshtëruar  vet  udhëheqësit nazifashist serb të tipit të Aleksandër Vuçiqit!

Zoti Vuçiq ka  sloganin se:”Askush nuk mund ta poshtëron Serbinë”, por këtij zotërie  nuk i kujtohet se  Serbia e ka  poshtëruar veten e vet  me  131.000  njerëz të vrarë  dhe  të masakruar, me 20.400 femra  të  dhunuara në Kosovë; me  vjedhjet, plaçkitjet, djegiet, dëbimin popullatës shqiptare,    djegien dhe  granatimin e objekteve fetare, arsimore  dhe kulturore të Kosovës, dhe të vendeve tjera në  Bosnjë, Kosovë dhe Kroaci. Serbia  ka turpëruar dhe poshtëruar veten me  fondin pensional të qytetarëve të  Kosovës të cilën e ka vjedhur. Serbia ka turpëruar dhe poshtëruar veten  me dëbimin  859.817 shqiptarëve me projektin  Patkoi, të cilin e ka hartuar  që në vitin 1970, dhe të cilën e kanë pritur ta realizojnë  në periudhën  mars -12 qershor 1999. Serbia  është turpëruar se ka ekzekutuar  tre   qytetarë shqiptaro- amerikanë, të cilat duke ndihmuar  disa  qytetarë për t’u larguar nga  Kosova, të cilët gabimisht  kanë kaluar  kufirin e  Kosovës  dhe  janë futur në  territorin e  Serbisë, të cilët  policia  e  Serbisë i ka zënë  dhe  i ka  burgosur në Prokuplje, dhe  pas  lirimit te tyre, bashkëpunëtori me i ngushtë i z. Vuçiq i  ka ekzekutuar në Petrovo Selo. Kongresi  amerikan,  e ka  një rezolutë për  Vuçiqin dhe Serbinë, rreth  vendosjes së drejtësisë për veprime e këtilla makabre të cilat  e turpërojnë Serbinë, por Vuçiqi nuk merr asnjë  hapa  për ta realizuar këtë kërkesë. Fjalën e kam për vëllezërit  Bytyqi, familja e të cilëve  dhe populli  shqiptarë në përgjithësi , qe 21 vite presin kot  drejtësi. Z. Pallmer, dhëndri serb   këtë z.  Vuçiq nuk i përmend, por në fotografi krekoset me të. Në fakt  Serbia  e ka turpëruar veten, me vrasjen e qytetarëve të vetë serbë dhe malazezë, jo vetëm në restorantin Panda”” në Pejë,  në dhjetor të vitit 1998,  familjarët e të cilëve presin  kot drejtësi qe 22 vite, për vrasjen e të cilëve  janë burgosur  dhe tmerrësisht  janë maltretuar mbi 100 shqiptarë. Njeri nga  ata i çmendur  nga torturat edhe  sot  bredhë rrugëve  të Pejës. Këta  100 shqiptarë janë burgosur gjoja për vrasjen e fëmijëve  serbë dhe malazezë të cilët i kanë vrarë vetë, vetëm  për t’i fajësuar shqiptarët  para faktorit ndërkombëtar. Por nuk janë vetëm këta  serbë dhe malazezë të rijnë , për të cilët kam simpati  sikurse për secilën shqiptarë të vrarë. Këtu për te  hulumtuar  është edhe çështja e fëmijëve   serbë të vrarë  në  Gorazhdec, qytetarëve  serbë  në Grackë, çështja  e  autobusit  Prishtinë - Nish, çështja e mjekut  filantropist  serb Branimir Gjorgjeviqit  i cili  nuk është pajtuar  me veprimet monstruoze  të ushtrisë, policisë dhe të paramilitarëve serbë në Kosovë gjate viteve 1998-1999 etj. Unë këtu nuk po gjykoj dhe nuk po tregoj gishtin për krimet e këtilla makabre, por si humanist që jam kërkoj drejtësi edhe për serbët e vrarë  sikurse edhe për  çdo  shqiptarë dhe   cilindo qytetarë tjetër, pavarësisht nga përkatësia  e tij  etnike.

Zoti Kryeministër,

Bisedat  në Brusel, ashtu siç e kam argumentuar në libër  të cilën  e  apostrofova më lart, janë projekt i Serbisë fashiste , jo për të normalizuar raportet ndërmjet  Serbisë dhe Kosovës, por, siç edhe thuhet në  dokumentet   serbe, në Bruksel nuk shkohet për të arritur marrëveshje, por për ta de funksionalizuar   shtetësinë e Kosovës  dhe për ta  kthyer Serbinë në Kosovë, gjë që e kanë arritur ose me injorancën e palës  shqiptare, apo edhe me  veprimet  renegate  të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe  Edita  Tahirit, por edhe të partive politike   të cilat   qe 20 vite kanë qenë në pushtet, udhëheqësit e të cilave për interesa  meskine   Kosovën e kanë shndërruar në FERR, vend pa  pikë perspektive, me krim të organizuar, vjedhja dhe  zhvatja të pasurisë nacionale.   

Z. Kryeministër,

T’í kthehemi   simbolikës  nga takimet  dhe  fotografisë së publikuar  të  z. Vuçiq me Pallmerin dhe  dhe   Llajçakun, në të cilën,    Vuçiqi në mes  të dyve, qeshte  si  biban në mënyrë triumfale. Kishin ngrenë darkë.  Kishin organizuar  takim me patriku Serb, i cili  Kosovën e quan   Jerusalem Serb, e i shkreti nuk e  di  që  Kosova  qe 100,000 vite është Jeralsalem shqiptarë.  Ata   me patrikun  serbe janë marrë vesh për  Krijimi i Republikës   Serbe të Kosovës e paraparë  me  20 projekte të bazuar në  Memorandumin famëkeq,  të vitit  1986, të  Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, me të cilën ishte projektuar  skenari për nisjen e luftërave   jashtë të territorit Serbisë, të vriten 82.000 qytetare, e që në luftërat e filluara me  këtë projekt   janë vrarë  jo  mbi 82.000 por mbi 131 mijë qytetarë të pafajshëm ( boshnjakë, shqiptarë, kroatë   sllovenë dhe  të rinj të mobilizuar  serbë).

Triumfaliteti buzagaz i kriminelit Vuçiq, në mesin e Llajçakut dhe   dhëndrit Pallmer,  ka të bëjë  me tri çështje e më poshtme:

Krijimin  e Republikës Serbe të Kosovës;

Eksterrrorialitetin  e   objekteve  ortodokse  në Kosovë

 De shtetzimin dhe  pamundësiminë  e funksionimin  demokratik dhe ligjor të shtetit të Kosovës, sepse   Kosova  nuk do të jetë  një  hapësirë kompakte , por  do t’i ngjason  lëkurës së leopardidit, e lehte për ta copëtuar dhe për ta shfarosur. 

Si duket, z. Vuçiq   me lejen  Lajçkaut dhe të Pallmerit, ka marr leje  për të manipuluar me popullatën 5 % serbe të Kosovës, të cilën ky  urgjentisht në mënyrë të koduar, por lehtësisht  të dekoduar për të nxitur trazira  të stimuluara  dhe të inskenuara  e të cilat ky si pretekst  do t’i  përdorë  forcat të cilat  gjoja  do ta mbrojë  popullin  serbe  nga rreziqet e “terroristeve shqiptarë”, popullatë, e cila, jo që nuk është e rrezikuar e as e diskriminuar, por është popullata më  e favorizuar në  Evropë, sepse është e lirë të bëjë çfarë të dojë, bille bile edhe rrymën dhe ujin të cilat e  shfrytëzojnë qe 21 vite fare pa kursim nuk e paguajnë. Ata  marrin rroga, pensione  edhe nga  Serbia dhe nga  Kosova. E kanë dyshtetësinë. Kjo  popullatë qe  dy dekada nuk i kryen obligimet  qe i ka edhe  me Rezolutën 1244, Kornizën Kushtetuese  dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.  Për fat të keq, aleatët e Vuçiqit  kanë qenë dhe edhe sot janë udhëheqësit  shqiptarë të partive të cilat kanë qenë në pushtet e të cilat edhe  sot janë në gjendje ta djegin Kosovën vetëm e vetëm  të mos  zbulohen krimet e mëdha të tyre të   zhvilluara gjatë këtyre  dy dekadave, si në fushën e krimit  të organizuar  ashtu edhe në dëmtimin e sovranitet shtetërore, të paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vuçiq po kërcënon  se me armë  do ta mbrojë Kosovën  duke manipuluar me popullatën serbe, duke harruar se  edhe ne shqiptaret e kemi popullatën, në numër., sa popullata serbe në Kosovë e  cila akoma   në kushte   të presionit dhe të gjenocidit  të tmerrshëm jeton  dhe vepron  në Kosovën  Lindore ( Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  dhe   Sanxhak). Nëse  Serbët  insistojnë për ndonjë entitetit   shtetëror në Kosovë, në mënyrë simetrike, në parimin e reciprocitetit  do të formohet: Bashkësia e Komunave  Shqiptar- boshnjake të Kosovës Lindore   dhe e Sanxhakut   në Serbi.

Zoti kryeministër!

Krijimi i  i Republikës Serbe në Kosovë  është  ideuar me projektin e Akademisë Serbe të Shkencave  dhe të Arteve të vitit 1986. Me te , siç e theksova  më lartë është  bërë  skica  e kufijve  të Serbisë së Madhe. Politikanet   shqiptarë, institucionet  tona shkencore, arsimore , kulturore, historike, pas përfundimit të luftës duke rekrutuar  kuadër në parimin  e nepotizmit dhe të militantizmit  partiak kanë shkatërruar të gjitha institucionet, duke  filluar nga  Akademia e Shkencave dhe  e Arteve  të Kosovës. Në këtë institucione nuk ka më studime, lexime, krijime, aty   shkohet për të kaluar kohën,, për të marrë paga pa merita, për të pirë çaj  rusi, andaj   dhe  në mungesë leximi  Kosovës i ndodhin tmerre të mëdha.   Si duke askush  nga  akademikët e Kosovës nuk e ka lexuar Memorandumin  e  vitit 1986, sepse po ta kishin lexuar  ata  nuk  do të duhej të heshtnin, sepse  ky ka qenë skenari   i gjenocidit serb mbi popujt jo serbë për krijimin e  Serbisë së Madhe. Aty ndërmjet tjerash shkruan: “... se të gjithë serbët kudo që janë, duhet të lidhen në mënyrë horizontale. Ky është  hapi i parë. Pasi të bëhet lidhja    horizontale e të gjithë serbëve, ata  duhet  të lidhen  në mënyrë vertikale, me  qendrën e tyre  Beogradin””.   Kuptohet,  kjo e drejtë u takon vetëm serbëve , por jo edhe të tjerëve sepse    këta popullin e vet e kanë shpallur hyjnor.

 Ky   formulim i  Akademisë Serbe, në praktikë në tërësi e  jetëson  projektin e  njohur të racistit serb, Vuk Stefani- Karaxhiqit ( Ukë Stefanit) me  emrin  “:Rastko”të vitit 1836, në të cilën thuhet: “Ku ka një serb,  aty është  shteti serb”. Në këtë  parim  dhe mbi këtë bazë  është krijuar Republika Serbe  e Bosnjës. Në këtë parim  pretendohet të krijohet Republika  Serbe e Kosovës, pavarësisht  si do të quhet, apo të jetë ajo me ingerenca  shtetërore apo jo. Ky  do të jetë kufiri i përkohshëm  i  shtetit  serb. Andaj, z.  Besnik Tahiri dhe z. Isa  Mustafa  dhe   LDK-ja, e cila   mbështet këtë ide, ja janë injorantë, ja  janë renegatë. Jam i prirë ta veçojë Besnikun, sepse ia njoh babain dhe  nuk mund ta marr me mend, se  ai këtë nuk e ka ditur edhe pse  si politikan është dashur ta dijë,  dhe e ka mbështetur. Por  Isa Mustafa, Hashim Thaçi, këtë e kanë ditur,  siç e di edhe unë, andaj veprimet e tyre  janë të pafalshme dhe antikombëtare.

Në  Memorandum  ndërmjet tjerash  thuhet se  Serbia gjithnjë është e vogël, andaj ajo duhet të rritet, të zgjerohet  që të  jetë   faktor vendimtarë . Nga këtu del sllogani shumë i përhapur në Kosovë, gjatë luftës 19998-1999, “Srbija  od  Kosova  do Tokija”/Serbia  nga   Kosova deri te  Tokia”. Për këtë thash se   këta  janë kufij të përkohshëm. Po sa   ta arrijnë këtë synim,  ata  do të kërkojnë  Durrësin, do të kërkojnë të realizojnë marrëveshjet  e lidhur  me Greqinë që në vitin 1861.

Unë jam njeri i moshuar, jam 77 vjeçar, nuk kam shqetësime për veten, jam i shqetësuar për faktin se si po    ndodh   e gjithë kjo me popullin tim, pas një   luftë legjendare të UÇK-së. Sigurisht,  që si një person i cili   gjatë gjithë jetës ka punuar  për çdo ditë  nga 12 e më shumë orë  dhe  që ka lexuar me    qindra mijëra faqe e di  edhe  arsyen e përsëritjes së historisë së kombit tonë. Arseja  ka qenë dhe  është edukimi i ynë i pa mjaftuar  me taban kombëtar, sigurisht i kushtëzuar edhe me rrethana objektive  historike të një populli të lashtë, i cili  duke u përpjekur për të mbrojtur identitetin, nga  pushtuesit, zakonisht  të dalë nga  gjiri i tij, kanë kaluar në territore  të papushtueshme, andaj nuk kanë mund  të arsimohen, por në anën tjetër kanë ruajtur  gjuhen e mëmë të gjuhëve indoevropiane. Kjo  është një  mrekulli, sepse  jemi populli i vetëm që flet gjuhen e njerëzve ”të dalë nga  deti” – të pellazgëve.

Z. Kryministër!

Nuk je duke  notuar vetë kundër rrjedhës së ujit në lumenj ndërkombëtar, por  je duke  notuar edhe  kundër rrjedhës së ujit në territorin e  Kosovës. Mos  harro se shqiptarët  gjatë historisë janë shitur lehtë për poste, para, për punë të liga, se shumë më shumë kanë bërë për të tjerët se për veten e tyre. Ty të zgjodhi  mbi 50 % e elektoratit. Ky   rast  mund të jetë fati dhe  fatkeqësie e jote  personale, për çka jam i brengosur, por jo aq  shumë për  TY, sa  jam  shumë i brengosur se  kjo zgjedhje mund të shndërrohet në fatkeqësi  kombëtare. Kjo më brengos  shumë, andaj  puno shumë që kjo të mos ndodhë. Kriteri i parë është ndershmëria  maksimale dhe   dashuria e  skajshme për kombin. Forcoje fuqishëm    shërbimin e inteligjencës. Punon fuqishëm   që të bashkosh popullin e përçarë dhe  të bërë pikë e pesë nga udhëheqësit e deritashëm të partive politike të lidhura me  krimin e organizuar. Puno sa më shpejtë ne zbatimin e VETTINGUT. Ju e dini fare mirë se udhëheqësit e deritashëm për interesa meskine  e kanë bërë popullin pikë e pesë. Populli i përaçrë, nuk e gëzon dot lirinë. Duhet të punosh  ne unfikimin e popullit, duke  qenë i drejt, transparent, duke ua  shtrirë dorën edhe  atyre  të  cilët mund  të kenë atakuar, por të cilët  e duan këtë vend  dhe këtë  komb, andaj  afroj ata dhe  shtriu dorën e bashkëpunimit. Z. Kryeministër,  duhet te kesh kujdes nga poltronët , servilët dhe puthadorët sepse  ata  janë si  gjarpri të atakojnë kur fare se pret. Prano kritikat konstruktive, dhe mendimin ndryshme, sepse kështu krijon unitetin. Forco institucionet  duke ua rritu autonominë dhe  duke vendosur  si udhëheqës persona me  integritet të lartët profesional dhe  shkencor, por edhe  duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie. Vendimet asnjëherë mos i merr  pa vlerësime objektive  dhe pa konstatimin e gjendjes objektive. Filloje  vlerësimin në institucionet  arsimore dhe  shkencore  duke  filluar nga  Akademia, e  cila  çdo gjë mund të jetë por jo Akademi .  Programi i juaj për  arsim , z. Ministri nuk mund ta nxjerr arsimin nga   agonia e tashme.  Arsim publik është kollaps total me fajin e t[ gjitha partive të cilat deri  me  ardhjen tuaj kanë qenë në pushtet. Ndryshimet  duhet  filluar nga  themeli, por jo  me makiazh  dhe arnime  por me transformime  të thella. Duhet   formuar një Këshill kombëtarë nga të gjitha subjektet  politike për transformim kopernikan  të sistemit të arsimit.

Kam edhe një  sugjerim, për popullin,  që të vetëdijesohet dhe të merr përgjegjësi për fatin e tij dhe të kombit. Mbështeteni    këtë  Qeveri, por mos  e toleroni nëse   kjo qeveri nuk e   bënë atë  që nuk është në interesin e kombit  tonë shqiptare dhe të Kosovës  dhe të qytetarëve te etnive tjera lojale ndaj shtetit të Kosovës,  por  as mos i bëni  në qafë , ju udhëheqësit e partive të cilët e keni degdisur  aq keq  këtë vend, sepse  haptas po kuptohet  se reagimet  e juaja janë të motivuara  nga frika, interesi dhe    dashakeqësia. E keni  shumë gabim nëse mendoni se populli këtë nuk  ju kupton. Populli,  me 14 shkurt 2021, ua dërgoi një mesazh të qartë. Jeni të marrë nëse këtë nuk e dekodoni, andaj vëni mendjen në kokë.   Kam edhe  një mesazh dashamirës për komandantet e luftës, të cilët deri  sot ishin të pangopur. Boll më! Kujtoni luftëtarët tuaj  të cilën ua kanë dhënë  jetën në duar. Bëjeni këtë,    se  ky popull di të fale. Bëjeni  këtë edhe për hatër të gjakut të  tyre. Kam  edhe një mesazh  për grupet mafioze   ata të cilët janë duke keqpërdor  UÇK-ën  legjendare:

BOLL MË. JENI DEHUR NGA LLUKSI SA NUK JENI DUKE PARË HUMNERËN NË TË CILËN DO TË RROKULLISENI  DHE NGA E CILA NUK DO TË MUND TË DILNI DOT. MBAJENI NË MEND THËNIEN E FENELONIT: “ASHTU SIÇ E SHKATËRRON  MBRETIN PUSHTETI I TEPËRT, ASHTU EDHE  LUKSI ARRIN TË SHTHURË NJË KOMB TË TËRË”.  MË DUHET TA THEKSOJ SE ASKUSH NUK MUND T’I MBROJË VLEREAT MË SHUMË  TË UÇK-së LEGENDARE, SE SA VETË  LUFTËTARËT DHE ANËTARËT  OVL-ës

DHE, MË NE FUND MOS E HARRONI SE TË GJITHë NE JEMI NË  NJË ANIJE, ME PËRMBYTJEN E SAJ DO TË PËRMBYTEMI  TË GJITHË!

SERBIA, ËSHTË  DUKE MPREHUR HANXHARËT , THIKAT DHE ARMËT PËR HERËN E TREMBËDHJETË NGA VITI 1800. KËTË  HERË NËSE  NUK VETËDIJESOHEMI NE DO TË  ZHDUKEMI  NDËRSA ARMIQTË TANË MIJËVJEÇAR  DO T’I REALIZOJNË SYNIMET E TYRE SATANIKE.

Prishtinë, më 8 qershor 2021  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".