Shteti nuk është lodër argëtimi?!

Shteti nuk është lodër argëtimi?!
Shteti nuk është lodër argëtimi?!

Skender Mulliqi

  • 21 June 2021 - 11:35

Shkruan: Skënder MULLIQI

Eshte shumë jo morale dhe antikombëtare per gjithe  ata të cilët nuk e mbrojnë shtetin e ri te Kosoves!Rrënimi i shtetit është i dënueshëm më kushtetutë .Ligjet nuk bëhën vetëm për të qenë në letër, ato duhet të zbatohën.

Me paraqitjet dy ftyrëshe para medieve publlike, nuk mbrohet reputacioni I shtetit dhe nuk mbrohet as kauza kombëtare.Ata që nuk e mbrojnë shtetin  duhet të ndërrohen nga pushteti.Grupet politike që I krijuan pas luftës , bashkëpunuan ndërmjet veti, vetëm kur bëhët fjalë për mbrojtjën e kauzës së përfitimëve përsonale , e jo sa duhet edhe për mbrojtjën e kauzës kombëtare .

Duhet të mësohemi gjithashtu  së për gabimet edhe të vogla duhet të bëhën ndryshimet në pushtet.Të shkojnë nga postët ministra dhe mbarë struktura qeveritare .Vëtem në këtë formë mund të bëjmë shtet ligjor dhe shtet funksional.Vendimet që merren duhet të janë konform Kushtetutës të Kosovës, e jo ndryshe.Të largohen nga foltorët ata që po I nëpërkëmbin vlerat kombëtare .Nuk mbrohet Republika më matrapazë dhe diletantë politikë.

Nuk ka pardon kurrë rezikohet shteti dhe interesat kombëtare .Nuk  vdiqën shumë martirë , dëshmorë dhe heronjë të kombit , që të rrëzohet e ardhmja jonë .Më metodat e shantazhit, paftyrësive, ndërskamcave , dyftyrësive apo edhe më shumë ,nuk arrihen objektivat e shtëtndërtimit dhe të mirëqenjës.Politikanët të cilët nuk ju përmbahën parimeve morale dhe kombëtare , nuk meritojnë të drejtojnë as një  BT, e jo më shtetin.Pasojat e politikave të mbrapsha tashmë po I shohim të gjithë.

Nuk guxojmë të bëhëmi shëmbull për të keq.Nuk guxojmë të mbesim në pozicionet e ngurta  politike.Vendi ka nevojë për reforma përmbajtësore, ka nevojnë për përsonalitete të kompletuara të cilët ,  gjejnë rrugën e prosperitetit dhe të zhvilimit të gjithëmbarshëm.Kosova ka nevojë për njerëzit të cilët na  inkuadrojnë në strukturën e BE-së. Shteti nuk është lodër argëtimi.

Kosova më në fund më pushtetin  e ri plebishitarë, e ka rastin dhe mundësinë të zgjidhë të gjitha problemet, edhe pse  për këtë  duhet pasur  durim dhe kohë, sepse grupet e deritashme  përfituese në pushtet,na i  kan bërë llugë punët…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".