
Lexoni edhe:
Askujt nuk do t’i shkonte nëpër mendje se Kosova do të merrej peng nga vetë politikanët e saj
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Në mbledhjet e 27 dhe 28 prillit të Kuvendit të Kosovës, përmes retorikës së përdorur, Albini shfaqi hapur ambicien për rrumbullakësimin e autoritarizmit të tij në Kosovë. Dalja në shesh e kësaj ambicie ngriti shumë shqetësim tek qytetarët. Ky shqetësim e detyroi Albinin që të heqë dorë, tani për tani. Edhe partitë opozitare ia pamundësuan që t’i shtyjë përpara përpjekjet e tij.
-Është shumë i mirë për Kosovën refuzimi i autoritarizmit nga qytetarët. Autoritarizmi është model politik rus. Kosovës nuk i duhen modelet qeverisëse të Viktor Orbanit, Edi Ramës, Vuçiçit e të tjerëve të ngjashëm. Kosovës i duhen alternativa politike të modeleve të ekonomisë së tregut.
Shkuarja përsëri në zgjedhje solli një të mirë për Kosovën. Kjo është krijimi i mundësisë për Vjosa Osmanin që qytetarëve të Kosovës t’u ofrojë një alternative politike të ekonomisë së tregut. Në kulmin e sundimit të mendimit politik kope në LDK, Vjosa pati kurajon që t’i kundërvihet me mendimin politik vetanak. Mendimi im është se Vjosa, Kryetare e LDK-së, është mundësia më e mirë. Alternativa politike e Vjosës, e ofruar si Kryetare e LDK-së, do t’i sillte shumë të mira Kosovës, por edhe vetë LDK-së. Alternativën Vjosa Presidente e Lumiri Kryeministër nuk e sugjeroj. Vjosa ka qenë shumë e mirë si Presidente, mirëpo Kosova ka nevojë për Vjosën Kryeministre më shumë sesa Presidente. Edhe modeli Vjosa bartëse e listës e Lumiri Kryetar nuk funksionon. Kjo është provuar kur Vjosa ishte bartëse e listës e Isa Kryetar; kur kjo i solli votat te partia, Isa tha “unë jam këtu e jo ti”. Ky projekt kësisoj u fundos dhe Kosova mbeti pa një alternative politike që do ta sillte Vjosa.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".