Ku po i dhembë Vuçiqit?!

Ku po i dhembë Vuçiqit?!
Ku po i dhembë Vuçiqit?!

Ragip Guraziu

  • 11 July 2021 - 09:44

Shkruan: Ragip Guraziu 

 

 Këto ditë, Vuçiq reagon menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,sipas tij,kjo kishte qenë e pritshme ,por jo edhe pë Kuvendin e Malit të Zi,etj. 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka qenë e pritshme që Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, por shtoi se është befasuar që një rezolutë të tillë e ka miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi. 

 Kuvendi i Kosovës këto ditë miratoi rezolutën për Srebrenicën, ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995. 

 Ky rastë e gëzoi ,deputeten, Duda Balje për gazetën boshnjake “Avaz”: Miratimi i rezolutës së sotme, moment i rëndësishëm për mua 

 

Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor. 

 “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit.Dhe kjo u vrejtë edhe në bublikë,se presidenti i Serb,Aleksandër Vuçiq është një një siklet tëparaparë, siç thuhet ajo fjalë popullore; Ngadal Beg se ka hendek. 

 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se masakra në Srebrenicë ka përbërë gjenocid. 

 

Masakra që është cilësuar si më e rënda në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore. 

 

Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010, ndërsa Shqipëria, deri më tani, nuk ka miratuar ndonjë dokument të ngjashëm. 

 Në Kuvendin e Serbisë janë dy rezoluta: në njërën kërkohet që Srebrenica të dënohet si krim, kurse në tjetrën si gjenocid. Diskutimi për to nuk është futur ende në rend të ditës. 

 Por, Holanda (ose Hollanda/Hollandia, emri i plotë Mbretëria e Holandës ose Mbretëria e Hollandës/Mbretëria e Hollandisë, më saktë Vendet e Ulëta, emri i plotë Mbretëria e Vendeve të Ulëta; holandisht Nederland, emri i plotë Koninkrijk der Nederlanden) është shtet parlamentar nën mbretërinë konstitucionale dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë. 

 Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % të popullsisë së saj të ndodhur nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore. 

 

Holanda është një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holanda u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. 

 

Termi "Holandë" në disa gjuhë të huaja ka disa kuptime, shpesh ndodh që në gjuhët e tjera nën këtë emër nënkuptojnë shtete në rajonin e Beneluksit dhe pjesë të Mbretërisë Holandeze.

 

"Pse nuk u pengua masakra?" - Pyetje e mbetur 15 vjet pa përgjigje 

 

Masakra kundër burrave myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995 është genocidi më i rëndë i ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Zbardhja historike dhe juridike nuk ka përfunduar ende. 

Më 11 korrik 2010 do të varrosen në Potoçar edhe 731 kufoma të identifikuara. 

 Në 11 korrik përkujtohet për të 15-in vit masakra e Srebrenicës. Në vitin 1995 në qytetin, zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara marshuan trupat serbe, selektuan burra dhe të rinj myslimanë në moshën 18 deri në 80 vjeç dhe më pas i vranë. Ushtarët e OKB-së, në mbrojtjen e të cilëve civilët e paarmatosur shpresonin, e panë këtë skenë pa intervenuar. Si trajtohet sot zbardhja e rolit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara? 

 

Çfarë faji mbajnë Kombet e Bashkuara? 

Vitet e fundit nga 275 varret masive në luginën e Drinit, lumi që ndan kufirin serbo-boshnjak u rivarrosën kufomat e 8.372 viktimave të masakrës së Srebrenicës, vetëm 6.557 syresh u identifikuan. Kjo nuk është shifra e fundit e civilëve të vrarë boshnjakë, shumë konsiderohen ende të humbur. 

Lista e të vrarëve në Srebrenica 

 Manfred Eisele, Gjeneralmajor i këmbësorisë së Bundesverit, që përgatiti misionet e paqes të OKB-së nga viti 1994-1998, thotë se është e vështirë ta zbardhësh tërësisht këtë tragjedi. Rolin e shteteve evropiane në konfliktin jugosllav dhe në Luftën e Bosnjës ai e sheh të bazuar në determinizmin historik: "Konfliket në Ballkan së paku që nga fillimi i shekullit të 20-të kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kryeqytetet evropiane. Ngjarja në këto kryeqytete në vitin 1995 në pjesën më të madhe u analizua mbi bazën e pozicioneve që këto vende i kishin marrë që në vitin 1914." 

 

Gjenerali Eisele shpreh dyshime për aktorët përgjegjës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të kenë pasur forcën dhe qëllimin t'i mbronin të 40.000 civilët myslimanë në zonën e Srebrenicës. Këtë e mbështesin edhe hulumtimet e fundit të gazetarit holandez, Huub Jaspers. Nga to del që superfuqitë në KS kishin informata për planet serbe që para masakrës. 

 

Gazetari Huub Jaspers: "KS në thelb është përgjegjësi kryesor për atë që ka ndodhur në Srebrenicë. Qeveritë e shteteve anëtare kanë marrë informata nga shërbimet e tyre sekrete për atë që po përgatitej. Por ato nuk i shfrytëzuan këto informacione. Nuk e penguan zhvillimin e kësaj tragjedie. Kjo është një nga pyetjet e mëdha që ende qëndron e shtruar mbi tavolinë: Përse?" 

 

Shtylla e turpit, një ide e artistit Philipp Ruch, për të ngritur një qendër në kujtim të viktimave të Srebrenicës. 

 

Holanda kundërshtoi, OKB nuk sulmoi, masakra ndodhi 

Për gjenocidin në Srebrenicë bëhet sot përgjegjëse edhe qeveria holandeze. Kur përgjegjësit atëherë propozuan goditjen e forcave serbe nga ajri, Holanda kundërshtoi dhe ia doli mbanë. OKB nuk sulmoi, masakra ndodhi. Holanda kishte frikë për fatin e 450 ushtarëve të saj të stacionuar atje për mbrojtjen e enklavës. 

Axel Hagedorn, avokat i rreth 8.000 i të afërmve të viktimave, përpiqet të arrijë në Gjykatën Evropiane dhe Gjykatën e Lartë në Holandë heqjen e imunitetit të OKB-së. "OKB ka përgjegjësi të qartë, pasi ajo duhej të vendoste kundër vullnetit të holandezëve: "Ne duhet të ndalojmë këtu gjenocidin masiv". Po qe se OKB del para drejtësisë, atëherë Holanda nuk mund t'ia pasojë fajin OKB-së dhe OKB-ja Holandës. Premtimi i pambajtur është trauma më e madhe sa kohë që as OKB as Holanda nuk kërkojnë ndjesë." 

 

Ndërkohë Srebrenica është gati "e pastruar etnikisht", aty jetojnë 3-5 përqind myslimanë, shumica gra në kërkim të të afërmve. Kërkimi për viktimat vazhdon me hapa të ngadaltë. Në 11 korrik 2010 do të varrosen në Potoçar një grup tjetër viktimash, edhe 731 kufoma të identifikuara. 

Por, për autorin e këtij shkrimi, nuk di në cilen interes po i konvenon Shqipërisë,derisa Kuvendi atje po fle,duke e zë një gjumë I thellë verore në këto temparaturat e larta,dhe në favor të kujt po i shkon kjo Kuvendit të Shqipërisë,sa i perket këtij rasti?! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".