Shpend Ahmeti me mentalitet të qeverisjes së egër të xhunglave afrikane

Shpend Ahmeti me mentalitet të qeverisjes së egër të xhunglave afrikane
Shpend Ahmeti me mentalitet të qeverisjes së egër të xhunglave afrikane

Dardan Grapci

  • 11 July 2021 - 08:38

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Kur është çështja te lidhja e një zyrtari politik me krimin e organizuar, dhe kur flasim për Shpend Ahmetin, nuk mendoj se e meriton Shpend Ahmeti që ta krahasojmë as  me Erion Veliajn, kur në fakt mund ta krahasojmë vetëm me ndonjë lider të ndonjë shteti afrikan, i cili e ka shkatërruar ose është duke e shkatërruar popullin  e vetë, madje edhe duke e vrarë me diell.



Po të shikojmë ta krahasojmë lidhjen e shpend Ahmetit me krimin, dhe ta krahasojmë me Erion Veliajn për të as nuk vlen të flitet, sepse ai është ende një fëmijë në një trup të një njeriu uzurpator të Tiranës, por që ende para se te fle pinë qumështin. Ndryshe është Shpend Ahmeti që po sillet me Prishtinën sikurse El Kapo me shtetin e tij, që kushdo që e kundërshtonte ose e vriste  ose e linte të vdiste të mjerë e të pa punë.
Për Shpendin s’kemi çka flasim më shume, sepse e kam  janë thënë të gjitha deri më tani, në shumë rate, e kam cekur edhe më herët dhe po e ceki edhe njëherë se ai e ka vendin e merituar vetëm në burg. Shpend Ahmeti do të duhej që menjëherë  pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, të arrestohet  dhe të dërgohet në burg. Aq shumë  është i rënduar me abuzimet që ka bërë, me krim e korrupsion, sa që do të duhej dënuar edhe me burgim të përjetshëm. Pas Shpend Ahmetit duhet të shkojnë në burg, secili sipas “meritës”  një nga një me radhe edhe të tjerët të cilët ia kanë mbajtur krahun, pa marrë parasysh se kush janë ata apo ato. Kështu duhet mbledhur të gjithë, duke filluar nga nëntoka kriminale e klanit Pronto të cilët janë thuajse ata që e kanë filluar shkatërrimin e kryeqytetit, e deri tek ata gjyqtarët dhe prokurorët  të cilët kanë futur njerëz të pafajshëm në burg, vetëm që ti hapin rrugë Shpend Ahmetit dhe klikës së tij për të bërë pazare ilegale në emër të komunës e tregti me leje ndërtimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".