Mostrumët e opozitës me agjendë kundër Qeverisë dhe kundër shtetit

Mostrumët e opozitës me agjendë kundër Qeverisë dhe kundër shtetit

Gani Qarri

  • 17 July 2021 - 08:34

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pra për habi, gjithë ky vrull krimo-konspirativ, mu tani, merr hov të paparë, vetëm për ta dëmtuar sa më rëndë besimin qytetar dhe mbështetjen ndërkombëtare ndaj Qeverisë Kurti dhe rikthyer dialogun me Serbinë në pikën e ngrirë të statusskuos, ngjashëm me atë të Qeverisë së PAN-it!

Vijimi i presionit monstruoz të opozitës mercenare ndaj Qeverisë Kurti, që përsëri ta aktivizojë të ashtuquajturin reciprocitet konspirativ ndaj Serbisë, vetëm pse atë, e paska premtuar në fushatën zgjedhore, nuk është asgjë tjetër, përveçse edhe një lojë e trishtë dhe hileqare e udhëheqësve të partive të kriminalizuara, që po aktrohet nga opozitarët e sotëm dhe ish pushtetarët e djeshëm të kriminalizuar deri në fyt.

Lojë sigurimcash të llojit shikist, që vije nga kompromisgjinjtë më të rrezikshëm që ka njohur ky vend gjatë gjithë historisë së tij, të cilët i shkaktuan dëmet më të mëdha shtetit të Kosovës, duke i vënë fusnotën statusit të Republikës dhe kthyer Kosovën në krahinë të Serbisë, për të zhvilluar dialogun mbi dhjetëvjeçar, si krahinë e saj, që për fat mori fund, në mënyrën nënshtruese si zhvillohej me shtetin okupator serb. Madje së fundi opozita totalisht destruktive, ka filluar të abuzojë paturpësisht edhe me skenarin e rrezikshëm të qytetares me përkatësi serbe Dragica Gashiq, e cila shihet qartë, se qëllimisht është instrumentalizuar edhe nga Qeveria e Serbisë, kinse nuk po lejohet kthimi i saj për të jetuar në Gjakovë, gjë që është shndërruar në pjesën më meskine të lojës që di të bëj Beogradi në bashkëveprim të koordinuar me argatët e vet vulgar, brenda opozitës aktuale në AAK dhe PDK- me qëllimin e dyfishtë: për ta etiketuar e akuzuar sa më rëndë ndërkombëtarisht dhe kombëtarisht Albin Kurtin, kinse për pa aftësi të qeverisjes dhe për mos krijimin e sigurisë për qytetarët serb, që gjoja duan të "kthehen" në Kosovë. Vet një lojë e tillë perverse e opozitës së inkriminuar, vërteton katërçipërisht, se kjo është një nga opozitat më destruktive, që ka pasur vendi ndonjëherë, e cila dëshmon publikisht, se edhe kur, një çështje shkon në dëm të vendit dhe rrezikon interesat e shtetit të Kosovës, ata me çdo kusht dëshirojnë që kryeministri Kurti të etiketohet ndërkombëtarisht, qoftë edhe me rastin konspirastiv të “refugjates" Gashiq, vetëm që të arrijnë ti thonë botës se, kinse Qeveria e re e Kosovës, është qeveri nacionaliste, e cila jo për shkak të krimeve që kanë bërë serbët, por gjoja për arsye nacionaliste, nuk i lejon ata të kthehen në Kosovë.

Ndërsa në anën tjetër, opozita renegate, po ashtu tenton me çdo mënyrë dhe mjet që ta dëmtojë Qeverinë Kurti edhe kombëtarisht", me tendencën perverse, për ti "bindur" qytetarët shqiptar para zgjedhjeve komunale që pritet të mbahen në vjeshtë, sidomos me theks të veçantë në Dukagjin se kinse Qeveria Kurti, përkundër krimeve që kanë bër mbi shqiptarët, po i kthen kriminelët serb në Kosovë, aty ku shqiptarët akoma i kanë plagët e pa shëruara dhe familjarët, mbeten në pritje me dhembjet e tyre të pashuara për viktimat dhe bijtë e zhdukur e të pa gjetur, që krimineli Vuçiq dhe Serbia okupatore edhe mbi 22 vite pas lufte, nuk i kthen në Kosovë.

Por pavarësisht presionit të vazhdueshëm të opozitarëve renegat, të cilët gjatë sundimit të tyre mbi një dekadësh, nuk lanë një të zezë, pa ia bërë Kosovës, që nga falja e tokave tona shteteve hegjemoniste fqinje, nënshkrimi i asociacionit një etnik serb, për bosnjëzimin e Kosovës e deri te kërkesa ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të saj, Serbisë, të cilët në njërën anë akuzojnë Qeverinë Kurti, për mos ofrimin e sigurisë për Dragica Gashiqin, ndërsa në anën tjetër kërkojnë rikthimin e reciprocitetit me shtetin serb, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, zonja Rozeta Hajdari, e ka bërë të qartë se Qeveria e re nuk ka nevojë as arsye të ngutet për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, pa studim dhe analizë të hollësishme, ndaj sjelljeve dhe qasjes nga Serbia. Për aq më tepër, kur kihet parasysh fakti se nga çfarë opozite mercenare vijnë pretendime të tilla, Qeveria Kurti, medoemos duhet injoruar tërësisht këto provokime, pasi që opozita e kriminalizuar thellësisht jo vetëm në qeverisjen e kaluar por gjatë gjithë viteve të pasluftës, është kritikuar ashpër dhe në vazhdimësi edhe nga ndërkombëtarët për dështim, manipulime mafioze dhe involvime tepër të rënda, në korrupsion e krim të organizuar, si dhe është ndëshkuar në mënyrën më të duhur e meritore nga vet qytetarët e Kosovës me votën e tyre të lirë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".