Prishtina lavatriçe e pastrimit të parasë së pistë në ndërtimtari. Inteligjenca financiare të nis urgjentisht hetimin e Shpend Ahmetit edhe të Dardan Sejdiut!

Prishtina lavatriçe e pastrimit të parasë së pistë në ndërtimtari. Inteligjenca financiare të nis urgjentisht hetimin e Shpend Ahmetit edhe të Dardan Sejdiut!

Hajrullah Tërnava

  • 16 July 2021 - 07:27

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Nën presionin e mafies së ndërtimit, qytetarët që kanë ndërtuar dhe rindërtuar pas luftës, sikur eshte lagja e Tophanes dhe ajo e Aktashit, Prishtina e re, po detyrohen të arrijnë marrëveshje kolektive në nivel të lagjeve, për kontraktim të ndërtimeve të reja dhe heqje dorë nga pronat e tyre të ligjshme, për të marr nga pronarët e rrokaqiejve që po ndërtohen si kompensim hapësira banimi sipas vlerësimit të sipërfaqes së truallit të bashkuar në projekt, ose edhe ndonjë lokal për biznes familjar, varësisht se si merren vesh dhe si e imponon situatën “Bosi” i ndërtimit që bënë shpërlajnë e parave gjithmonë në bashkëpunim me krerët e komunës.

Qeveritë e reja kur e fillojnë punën e tyre të qeverisjes, ata premtojnë luftimin e të gjitha krimeve, por qeveritë në pushtet gjithnjë kërkojnë kohë për luftimin e atyre të këqijave, gjë që ndodhë që edhe ta kryejna mandatin e tyre pa e fillua luftimin e premtuar të atyre të këqijave. Mirëpo Qeveria Kurti po duket të jetë shumë dinamike në këtë drejtin dhe e përkushtuar që ti realizon objektivat në sundimin e ligjit. Kjo qeveri që filloj para 100 ditëve, tani ka rezultatet e para të fillimit të luftimit të të këqijave ku edhe po shihen rezultatet e para. Megjithatë elektorati pret me padurim që sa më vrullshëm të dëshmohet shteti dhe ligji në secilin segment të jetë publike, institucionale , në të gjitha nivelet.

Në këtë raste i kemi tepër të theksuara krimet në ndërtimtari që në shumë vende e qytete janë bërë të hatashme dhe e kanë humbur bukurin e qyteteve, që nga shumëkëndëshi vërehen se ndërtimet e reja po bëhen vetëm për përfitime të mëdha pa i dhënë llogari askujt, sepse edhe nuk po ka kontroll ligjore ndaj atyre ndërtimtarëve, prandaj është urgjente që të veprojnë pa vonesë, të gjithë mekanizmat ligjor, antikrim, për ta hetuar, zbuluar dhe ndërprerë fenomenin e pastrimit të parave të pista nëpërmes kinse investimit të madh që po bëhet në fushën e ndërtimtarisë në Kosovë, e përqendruar kryesisht në masë të madhe komunën e Prishtinës dhe lidhjet e Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut me mafien e ndërtimeve, për të cilin qellim edhe është̈ bërë një liberalizim i skajshëm i dhënies së lejeve të ndërtimit për ndërtim me shuma të majme të ryshfetit, leje këto përtej nevojave reale dhe kapaciteteve që ekzistojnë për realizimin e tyre por për qellim të pastrimit të parave të pista të krimit të organizuar.

Tani qytetaret po habiten pranë këtyre ndërtimeve të larta pse nuk kemi akoma, as edhe një rast të vetëm të fillimit të hetimit dhe zbulimit të rasteve të tilla, derisa veprimet janë krejtësisht publike, ndërtimet gjithandej kanë marr hov, numri i lejeve në rritje nga viti në vit, e sidomos në ketë vit të fundit të mandatit të dytë të Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës. Pran këtyre dukurive të mosveprimit të përndjekjeve të këtyre të këqijave të ndërtuesve, po arrihet përshtypja se është mungesë e vullnetit për veprim nga prokuroria dhe inteligjenca financiare apo është akoma frika e madhe nga mafia dhe krimi që kanë kapur shtetin për dy dekada e kaluara, e në këtë segment është komuna e Prishtinës çerdhe mafies e lidhur me nëntokën kriminale, fillimisht në mandatet e LDK-së e tani e qeverisur edhe nga Shpend Ahmeti, i kontrabanduar si kandidat për kryetar nga krimi i organizuar.

Është përfolur në të kaluarën që edhe gjatë qeverisjes nga LDK, kanë qarkulluar thasë me para nga ndërtuesit që kanë paguar kesh dhe kanë dhënë ryshfet për lejet ndërtimore, dhe kjo traditë tani po vazhdon edhe tani kur komuna udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, por nuk e heton as nuk vepron asnjë nga organet e drejtësisë dhe të antikrimit.

Dëshmitar që janë në rrjedha me këto afera kriminale kanë treguar se asnjë leje ndërtimorë, ato që kanë të bëjnë me ndërtime të larta, objekte për biznes, nuk ka shans që të fitohet nëse nuk jepen në kesh së pakut 500 mijë euro, për një sipërfaqe ndërtimi 10-20mijë metra katrorë. Kurse për sipërfaqe më të mëdha, çmimi për leje ndërtim shkon në 1 milion euro, e deri edhe 1, 5 deri enë 2 milion për mega objekte e projekte masive ndërtimore që përfshijnë̈ dhe nivel të lagjes.

Për krimin e madh me pastrim parash në fushën e ndërtimtarisë duhet zgjuar inteligjenca financiare për të hetuar të gjitha kompanitë ndërtimore që operojnë në nivel vendi, pasi që bëhet fjalë për qarkullim të pa kontrolluar të parasë kesh nga krimi I organizuar ngase të dhënat zyrtare nga bankat dhe BQK-ja flasin se brenda vitit kërkesat për kredi ndërtimi nuk tejkalojnë shifrën përtej 50- 70 milion euro, që nëse bëhet një ndarje vetëm për Prishtinën dhe ndërtuesit e këtushëm, nuk mundë të kalon shuma e investimeve të ligjshme përtej 40 deri 50 milion euro sepse përtej 50 milion euro pa tjetër shpërndahet në komunat tjera më të vogla, kurse ndërtimi në kapacitete reale brenda vitit shkon minimalit në -300 - 400 milion euro, që i bije se pastrimi i parasë së pistë kap vlerën diku rreth 200-300 milion tjera minimalisht bëhet pastrim i parave, prandaj nxitohet me lejet ndërtimore dhe kontraktim të projekteve, dhe derisa në mandatin e LDK-s, paraja e pistë bartej me thes në krah, tani ajo mundë të qarkullon edhe në dy trefishin e asaj që ishte para 8 vjetësh.

Sikur të luftohej krimi i llojit të ndërtimtarisë ashtu si duhej, dhe sikur institucionet përkatës përgjegjëse që janë të obliguara të mbikëqyrin ata ndërtimtarë, dhe të ndërmerrnin masa ndaj atyre që nuk iu përmbahen rregullave dhe ligjeve të ndërtimit, edhe bukuritë e qyteteve nuk do të ndryshonin, dhe do të kishte më shumë rregulla dhe rende qytetare, pa dëme të krijuara në masë të madhe, që tani gjeneratat në ardhje duhen të merren dhe ti luftojnë ato të këqija që këto gjenerata ua kanë shkaktua atyre, prandaj një luftim i mirëfilltë do i kontribuonte të mirave qytetare të gjitha gjeneratave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".