Serbia po vepron me plan stimulimi të zbrazjes së Kosovës nga shqiptarët

Serbia po vepron me plan stimulimi të zbrazjes së Kosovës nga shqiptarët
Serbia po vepron me plan stimulimi të zbrazjes së Kosovës nga shqiptarët

Dardan Grapci

  • 15 July 2021 - 19:44

Shkruan:ANALISTI: Dardan Grapci

Serbia  është e interesuar që të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i vizave, derisa Kosova është akoma e pa zhvilluar dhe kështu do të ndodhte një zbrazje e shpejtë e Kosovës nga shumica shqiptare  e për tu rritur ndikimi i popullatës  pakicë serbe, qoftë edhe duke futur në Kosovë qytetar të përkatësisë së etnike serbe , nga Serbia qendrore në formë të angazhimit si fuqi punëtore. Nëse nuk dëshirojmë që të na përsëriten vitet 1990-99, atëherë ne si qytetar duhet të luftojmë për të qëndruar këtu ku jemi, sepse nëse largohemi , atëherë në të ardhmen do ta kemi problem për tu kthyer në Kosove për të jetuar apo punuar, sepse largimi nga vendi të bënë të përshtatur dhe të natyralizuar në shtetin dhe rrethin tjetër shoqëror.

 

Kapja e shtetit nga krimi i organizuar në Kosove për ti përzënë qytetaret nga vendi i tyre, për ndryshim të strukturës etnike të popullsisë ka qene dhe është akoma plan aktiv me qëllim zbatimi deri sa ta arrin qëllimin e vetë final shteti armik i Serbisë. Azil-kërkimet dhe daljet legale e ilegale nga Kosova nuk do të ndalen, derisa vetë ne si qytetar nuk vetëdijesohemi dhe derisa shteti i Kosovës nuk krijon kushte afatgjate me  perspektivë zhvillimore të qëndrueshme,  kushte moderne arsimore dhe përkujdese të letë dhe të avancuar shëndetësore, që nuk e ngarkon buxhetin e qytetarit por financohet nga shtetit. Dhe krejt në fund duhet të ketë një  sistem pensional dhe invalidor të mirë ndërtuar dhe që mbulon në masë të kënaqshme nevojat e qytetarëve të moshuar në kohën e pensionimit të tyre nga puna, ose arritja e moshës së pleqësisë.

Zyra Evropiane e Azilantëve po bënë shumë mirë që po raporton për shtetasit e vendeve të ndryshme edhe ata të Kosovës, që po mësyjnë rrugët e botës në kërkim të azilit nëpër vendet e BE-së. Shifrat e raportuara për azilkërkuesit shqiptar, edhe ata kosovar, duhet të jenë shqetësuese dhe alarmuese, si për Qeverinë e Shqipërisë edhe për Qeverinë e Kosovës, për të ndërmerr masa urgjente parandalimi, duke publikuar kushte zhvillimi e punësimi në vend, në mënyrë që migrim të jetë në  përmasa reale, dhe njëherit të ruhet nataliteti, sipas  standardeve moderne të planifikimit të familjes dhe jo detyrim nga kriza sociale për tu rrezikuar nga mortaja e bardhë, fillimi i dominimit të numrit të vdekjeve në raport me lindjet e reja. Qeveria e re e Kosovës duhet ta krijoj një strategji dhe një ofertë serioze për ti joshur investitorët e huaj për të investuar në vend, duhet ti premtojnë rinisë seriozisht dhe të sigurojnë afate sa më të shkurtër të hapjes së vendeve të reja të punës, të mos e mashtrojnë qytetarin me fjalë. Para disa ditësh Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë apel tek BE-ja që të ja japin dritën e gjelbër Kosovës për Liberalizim të vizave,  dhe këtu duhet të jemi shumë të matur, të kujdesshëm dhe ta vlerësojmë pse ai e bënë këtë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"