Të pastrohet urgjentisht sistemi i drejtësisë në Kosovë nga  prokurorët e kryeprokurorët, nga gjykatës e kryegjykatës të nënshtruar e kontrolluar nga krimo-politika!

Të pastrohet urgjentisht sistemi i drejtësisë në Kosovë nga  prokurorët e kryeprokurorët, nga gjykatës e kryegjykatës të nënshtruar e kontrolluar nga krimo-politika!
Të pastrohet urgjentisht sistemi i drejtësisë në Kosovë nga  prokurorët e kryeprokurorët, nga gjykatës e kryegjykatës të nënshtruar e kontrolluar nga krimo-politika!

Dardan Grapci

  • 29 August 2021 - 08:49

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Të gjithë të punësuarit në institucionet e shtetit, por edhe ata të zbatimit të ligjit, duhet ti nënshtrohen procesit paraprak të vetëpastrimit, para se të fillon zbatimi i ligjit Vetting, dhe te japin përgjegjësi para Ligjit, pa marrë parasysh a janë politikanë të nivelit të lartë apo të ulët, prokuror, kryeprokuror, gjyqtarë, polic dhe staf civil. Të gjithë duhet të japin llogari për mashtrimet dhe krimet që i kanë bërë dhe janë duke i bërë. Kasta politike po bënë krime duke e kontrolluar sistemin e drejtësisë kurse drejtësia e bënë krimin duke zbatuar urdhrat e politikës kriminale!

-Është kohë urgjente dhe emergjente që të gjitha institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me drejtësi, siç janë : Gjykatat Themelore dhe Gjykatat Supreme e ajo e Apelit duhet të hetohen dhe ti nënshtrohen procesit të  Vettingut. Nëse e kthejmë kokën mbrapa në vitin 2000 , atëherë unë them që duhet të dalin para drejtësisë edhe pala ndërkombëtare, pra një strukturë e tërë e  zyrtarëve të sistemit të drejtësisë së UNMIK-ut,  ku në atë kohë kanë qenë nën ombrellën e UNMIK-ut, dhe mos të lejohet që ata ndërkombëtar ta vazhdojnë punën e tyre në misionet tjera kudo që shkojnë. Ish  Qeveritarit e kaluara, dhe kjo e tanishmja e dinë dhe i kanë ditur që ka abuzime nga vetë politikanët duke e ndikuar dhe kontrolluar drejtësinë, Prokuroritë dhe  gjykatat, ligj zbatuesit e Kosovës. Të gjithë e kanë ditur dhe e dinë që ka shkelje të të drejtave të njeriut , thuajse i kanë të gjitha informatat, por shtrohet pyetja: Pse asnjëherë nuk është ngritur zëri i  Këshillave që mbrojnë të drejtat e njeriut  , Ombudspersonit – Avokatit te Popullit jo vetëm kundër këtyre personave, por edhe kundër Qeverisë që nuk ka vepruar? Pse menjëherë  në kohën e nënshkrimit të  vendimit dhe marrëveshjes nga Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,  për bashkëpunim me shërbimin sekret amerikan - CIA , nuk është kërkuar që të angazhohet pikërisht ky shërbim që ta fillon hetimin e  krimit dhe të korrupsionit  në sistemin e drejtësisë dhe të fillohet aty për aty edhe  arrestime fillimisht të zyrtarëve politik, por edhe të gjyqtarëve bashkëpunues me krimo politiken , arrestimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve etj? Prandaj është e domosdoshme që sa më shpejtë të miratohet Ligji Vetting dhe  të fillon të zbatohet. Ndryshe ditë të zeza do të vazhdojnë të shohin qytetarët e Kosovës sepse kapja e drejtësisë mundë të mbetet për shumë kohë e pa prekshme nëse dështon Vettingu.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".