Të reagohet urgjentisht nga Kuvendi, futja e thellë e krimit në institucionet e drejtësisë po e rrezikon shtetin!

Të reagohet urgjentisht nga Kuvendi, futja e thellë e krimit në institucionet e drejtësisë po e rrezikon shtetin!
Të reagohet urgjentisht nga Kuvendi, futja e thellë e krimit në institucionet e drejtësisë po e rrezikon shtetin!

Xhevat Meha

  • 29 August 2021 - 08:43

Shkruan:ANALISTI Xhevat Meha 

Nëse nuk merren veprime të shpejta dhe të thella nga të besuarit e interesave të qytetarëve, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pres që cdo disa javë të kemi raste të ngjajshme me këtë,  ku njëri individ është i ndjekur për mbi 100 vepra penale dhe lihet i paprekur dhe tjetri individ nuk sillet para gjyqit për 7 vite! Frikohem se kete po e bejne zyrtaret e ndikuar e te lidhur me strukturat e fshehta te Serbise! 

Rasti i fundit i vrasjes së vajzes në Ferizaj është vetëm rasti i radhës që shplon sheshazi forcën e kontrollit të krimit të organizuar mbi institucionet e Kosovës përgjegjëse për zbatueshmëri të ligjit. 
Niveli i kontrollit kaq të fuqishëm të krimit të organizuar mbi institucionet e Kosovës përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe përmes kësaj edhe të kontrollit mbi jetën dhe ekzistimin e qytetarëve të Kosovës është domosdoshmëri që të krijohet pakt pozitë-opozitë për veprime të përbashkëta për të marr definitivisht kontrollin e krimit të organizuar mbi institucionet e Kosovës dhe për t'i kthyer këto institucione nën kontrollin e përfaqësuesve të interesave të qytetarëve permes votes ne Kuvendin e Kosovës. Kur kësaj i shtohet e ditura gjerësisht se kontrolli i krimit të organizuar mbi institucionet e Kosovës është i ndërtuar ne gjeneze nga strukturat e mshefta serbe që veprojnë në Kosovë, atëherë gjithsesi bëhet i domosdoshëm dhe i pashmangshem fronti i përbashkët pozitë-opozitë për të marr këtë kontroll per shpetimin e shtetit ligjor !.

 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"