Ja kush janë komandantët “çlirimtar”, që po e mbajnë Kosovën në top listën e shteteve për pastrim të parave të pista!

Ja kush janë komandantët “çlirimtar”, që po e mbajnë Kosovën në top listën e shteteve për pastrim të parave të pista!

Hajrullah Tërnava

  • 18 September 2021 - 09:05

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Ternava

Kur në krye të shtetit pas luftës erdhën njerëz “rraha gjoks” që i okupuan vendet udhëheqëse të shtetit të Kosovës, duke përdorur mënyrat më të egra kriminale, si kërcënimet dhe likuidimet e kundërshtarëve të tyre, dhe me ato veprimet kriminale disa udhëheqësve liberal të asaj kohe ju hyri frika në shpirt dhe u shukatën nga frika se mos po ju ndodh më e keqja si shumë të tjerëve deri më atëherë, prandaj u tërhoqën në heshtje nga pushtetit. E me veprime të tilla „çlirimtarët“ e vazhduan deri sa e frikësuan popullin dhe me veprime të ndryshme kërcënuesit ia arritën që të vijnë në ato poste ku mundnin të bënin çfarë të donin.

Njerëzit “rraha gjoks “ që erdhën në pushtet pas lufte, si veprim kryesor ndërmorën veprime të uzurpimit të tokave të kooperativave që i mbajmë në mendje, sepse ato toka dikur ishin toka bujqësore, dhe sikur të ju ktheheshin bujqve që në sistemin komunist iu kanë konfiskuar popullit, do të bënin veprim njerëzor e patriotik. Mjerisht ato toka i përvetësuan të fortit e shtetit dhe i keqpërdorën skajshëm deri në pasurimin e tyre të skajshëm duke i shitur me çmime të shtrenjta marramendëse, kurse në të kundërtën i kishin blerë me centi apo me një shumë qesharake, dhe posa i blinin dhe i përkthenin në emra të tyre apo të familjarëve, tani bënin plane që nëpër ato toka të „komandantëve” që e kishin çlirua Kosovën“ të ndërtohen autostradat sikur u ndërtuan pas luftës, prandaj kjo situatë kriminale u bë një kulturë e përditshme nga ata që e qeverisën shtetin, prandaj Kosova është bërë një terren i përshtatshëm dhe vend lider i krimit të organizuar për pastrimin e parasë së pistë, duke u bërë vend kryesor në mesin e shumë vendeve të rajonit dhe botës që shfrytëzohen për këtë veprimtari kriminale të mafies kombëtare e ndërkombëtare.

Tani kjo situatë e krijuar është në këtë mënyrë është një alarm edhe një tregues tjetër bindës për mos funksionimin e drejtësisë dhe të gjithë mekanizmave të tjerë përcjellës të sigurisë së shtetit, duke filluar nga Policia antikrim, AKI-ja prokuroritë dhe Gjykatat. Rreziku i pastrimit të parasë së pistë nga krimi i Organizuar po vazhdon të shënon rritje alarmante në shumicën e vendeve të rajonit, e ku përfshihen edhe Kosovë dhe Shqipëria.

Sipas raporti më të ri të indeksit të Bazelit, raportohet se rreziku për pastrim parash në Shqipëri është rritur në vitin 2021, ku sipas këtij raporti mesin e 110 vendeve, Shqipëria renditet e 72-ta me një nivel pikësh prej 5.72. Rreziku rezulton se është rritur teksa një vit më parë ishte e 44-ta me një nivel pikësh prej 5.69. Në një publikim më të zgjeruar të po këtij Indeksi, por këtë herë në analizë merren 203 shtete, për profilin të Shqipërisë nënvizohet se pikëzimi më negativ që nxjerr rezultanten finale është regjistruar tek transparenca financiare. Ndërkohë që korrupsioni dhe ryshfeti cilësohen të dytët me një pikëzim prej 6.03. Kuadri ligjor që lidhet me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit vlerësohet me 5.84 pikë dhe më pas vjen rreziku politik dhe fiskal me 5.41.

Transparenca Publike është e vetmja që ka shënuar një renditje më të mirë në pikë me 3.25. Indeksi i Bazelit sjell në vëmendje se Shqipëria bën pjesë në vendet që janë në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar (FAFT). Nga ana tjetër nëse marrim renditjen rajonale ku bën pjesë Shqipëria që është Evropa dhe Azia Qendrore renditemi të 49 në raport me 52 shtete në total çka në bën ndër më të rrezikshmit për pastrimin e parave. Në raport me rajonin Mali i Zi ka 4.57 pikë, Kosova me 4.56, Maqedonia e Veriut 5.23, Serbia 5.27 Sllovenia 3.75. Në vendin parë në botë sa i takon rrezikut më të ulët renditet Estonia, pas saj Andorra dhe Finlanda. Si është e mundur që Kosova si një vend i vogël dhe me një shkallë shumë të ulët të zhvillimit, të ketë një renditje kaq të lartë në përfshirjen e top shteteve me mundësi ideale të pastrimit të parasë së krimit, duke u renditur në vendin e tretë, pas Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjithsesi se ky është edhe një alarm dhe mesazh urgjent për qeverinë që të ndërmerr masa urgjente të adresimit të përgjegjësisë për mos funksion të organeve të sigurisë, Inteligjencës Financiare, AKI-së, policisë dhe prokurorisë së bashku me gjyqësorin e dështuar e të kontrolluar nga mafio politika. Indeksi i Kundër Pastrimit të Parave i Bazelit është një renditje e pavarur dhe mjet vlerësimi mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. I prodhuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje që nga viti 2012 mundëson vlerësime të hollësishme mbi rrezikun e pastrimit të parave bazuar nga të dhënat që merren nga 17 burime publike të tilla si Task Forca për Veprim Financiar, Transparency Internacional, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Kësaj Qeverie i mbetet detyre që ta luftoj këtë lloj të krimit dhe krimeve në përgjithësi në mënyrë të pamëshirshme dhe t’iu behet konfiskimi i atyre pasurive të jashtëligjshme, dhe institucioneve kosovare t’iu kthehet reputacioni pozitiv, dhe me luftime te tilla kundër krimeve të shumta që janë bërë deri me tani, Kosovës do ti hapen rrugët për Liberalizim të vizave, dhe anëtarësimin e saj të shpejtë në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".