Ja pse edhe faktori ndërkombëtar duhet të jetë kundër Asociacionit serb në Kosovë!

Ja pse edhe faktori ndërkombëtar duhet të jetë kundër Asociacionit serb në Kosovë!
Ja pse edhe faktori ndërkombëtar duhet të jetë kundër Asociacionit serb në Kosovë!

Muhamet Kelmendi

  • 12 November 2021 - 07:20

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për Kosovën në raport me shtetin serb nuk janë produktive për paqen ne këtë anë të Evropës. Zëdhënësi i BE, z. STANO, përsëri me stilin e këshilltarit gjoja për të ardhmen e rajonit kërkon formimin e Asociacionit serb në Kosovë. Në kontekst të gjendjes shumë të rrezikshme, ish ambasadori i Holandës, z. Robert Bosch, doli në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe e vlerësoi politikën e jashtme të BE të njëanshme dhe shumë të dëmshme. Asociacionin,-z Bosch-, e vlerësoi të rrezikshëm dhe BE në parim të lidhur me presionin ndaj Kosovës.

-Në fakt qëndrimet e faktorit të tillë të BE-së me anim ndaj Serbisë me z. Lajqak dhe Borel kanë marr hov. Kjo do të shihet shpejt me paraqiten e Asociacionit si baze për të ndërtuar dialogun me shtetin serb edhe nga Z. Borel e Lajqak.Duhet thënë se me Asociacion de-fakto humb Republika dhe nuk ka më funksionalitet shteti i Kosovës. Ndërsa, deklarata se nuk ka Asociacion një nacional dërgon te Asociacioni multinacional. Këtu është gjithashtu shkaku i rrezikshmërisë së formimit të shtetit të ri serb. Pra, me këtë del se do të ketë Asociacion, por multinacional, duke futur edhe komuna tjera jo serbe në Asociacion. Pavarësisht se si krijohet ky Asociacion, nëse nuk është OJQ, po ka pushtet ekzekutiv, krahas atij juridik e politik, shkatërrohet Republika në funksion të shtetit dy shkallësh. Ashtu zhduket shteti unitar dhe formohet një shtet jo funksional me shumë qendra jashtë kontrollit dhe të rrezikshme për paqen në rajon. Asociacion me pushtet, ku futen edhe komunat në qendër të Kosovës, kurrë nuk duhet lejuar. Kjo për faktin se krijohet pushtet i pavarur në brendi. Në fakt më mirë është atëherë të shkohet nga tërheqja e vijës së re kufitare me shtetin serb. Me këtë mendoj që Kosovës ti bashkohen Ĺugina e Preshevës dhe Serbisë ti ipet Leposaviqi dhe fshatrat serbe në Veri. Kosovës i duhet Ujmani,Mitrovica si qytet unik dhe Trepça. Vendet tjera të Veriut të banuara me serb lirisht mundë të ndërrohen me Luginën e Preshevës.

E di se ka kundërshtar. Por në raport me atë çka po i përgatitet Kosovës dhe si do të ndërtohet Asociacioni është zgjidhje me adekuate. Asociacioni një nacional ose multinacional dhe mos njohja e shtetit nuk është zgjidhje. Kosova i ka temat që janë të domosdoshme për tu shqyrtuar që të kemi paqe në këtë pjesë. Ndërsa, ekzistenca në preambulën e Kushtetutës së Serbisë të Kosovës si territor serb, është e dëmshme. Por, kjo për z.Stano, z.Borel dhe Lajqak, përkatësisht për BE-në, nuk po paraqitet si problem. Armatoset Serbia dhe kërcënon me luftë Kosovën dhe BE me kompetentët e vetë nuk reagon. BE nuk ka të drejtë të kërkoje asgjë nga Kosova. Shteti serb duhet të dënohet për dhunë e terror, për gjenocid të bërë në Kosovë. Kjo është detyra e BE. Nuk duhet kurrsesi të kalon pa dënim. Këtë e dinë mirë BE!

Pse nuk vepron? Por, pavarësisht kësaj, këtë e ka në dorë Kosova!? Republika e jonë nuk ka çka të humb në raport me shtetin serb. Atë duhet qartësuar në Bruksel dhe kudo. Pra, dialog po, por jo në kërkesat serbe ose të z Borel e të z. Lajqak. Dialog për paq dhe të ardhme, e kjo bëhet me çështjet që vendi i ynë i ka theksuar disa herë. Natyrisht se këtu prinë njohja reciproke.

Pastaj, mendoj këtu në dëmshpërblim, në kompensim të dëmit dhe në përgjegjësi penale të shtetit serb, kuptohet për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Evropa dhe SHBA duhet të ju japin mësim shteteve tjera luftënxitëse dhe kriminale me dënimin e shtetit serb. Mos dënimi është mësim i rrezikshëm për paqen në Evropë e më gjerë. Pra, nuk duhet kurrsesi të lejohet një shtet si Serbia pa u dënuar ndërkombëtarisht për dhunën e terrorin, për gjenocidin që ka bërë ndaj shqiptarëve. Këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë lëshime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".