Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!

Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!
Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!

Florim Zeqa

  • 18 December 2021 - 08:11

Shkruan: Florim Zeqa

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës dhe instrument i përfitimit personal, thënja e së vërtetës është pak më tepër se akt heroik. Kur disave ua thua të vërtetën me fakte dhe argumente bëhesh armik i tyre, ndërsa kur i mashtron me gënjeshtra pa asnjë argument të besojnë bindshëm dhe bëhesh hero i tyre!

E vërteta dhe gënjeshtra, dy pole të kundërta

E vërteta dhe gënjeshtra edhe pse janë dy anë të kundërta, i përfaqësojnë dy anët e së njëjtës medalje! Ana e kundërt e së vërtetës është gënjeshtra, e cila përcaktohet si thënia me qëllim e të pavërtetës.

Ngatërrimi i së vërtetës me gënjeshtrën dhe i dijes me forcën, e ka fuqizuar injorancën!

Njerëzit me dinjitet janë njerëz të guximshëm dhe të drejtë, e thonë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është dhe si duhet të jetë.

E vërteta është gjëja më e bukur që del nga goja e njeriut, shpërfaqë sinqeritetin dhe pastërtinë e shpirtit të njeriut, realitetin dhe lumturinë e njeriut të lirë.Gënjeshtra shpërfaqë hipokrizinë e njeriut dhe është gjëja më e shëmtuar që mund të del nga goja e një qenje njerëzore.

Gënjeshtrat janë të llojeve të ndryshme; dikush gënjen prej frikës, dikush për të shpëtuar dikë, por më e keqja është gënjeshtra për të mashtruar dikë!

Gënjeshtra është veti e njerëzve pa dinjitet, të cilët e ndërrojnë maskën e fytyrës ashtu siq ju shkon për shtati interesit të tyre personal.

Dallimi mes gënjeshtrës dhe të vërtetës qëndron në kohë. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, kurse e vërta e ka jetëgjatësinë në kujtesën njerëzore.

E vërteta udhërrefyese për njerëzit e drejtë dhe të sinqertë

Sa herë që e themë të vërtetën dhe e godas mirë cakun, militantët partiak qohen pesh, më sulmojnë me sharje e fyerje, ofendime dhe kërcënime thuajse ua kam zënë diellin, ngushtuar frymëmarrjen apo ngulfatur shpirtin për së gjalli!

Disave mjafton t’ua kritikosh liderin partiak, pa ua a bërë asnjë të keqe bëhesh armik i tyre!

Pse?

Sepse tek lideri e shohin zotin e tyre, e shohin të ardhmen e tyre, e shohin interesin dhe realizimin e aspiratave personale dhe biznesore familjare.

Disa duke mos i lexuar deri në fund apo duke mos e kuptuar përmbajtjen e shkrimeve të mia, gjykojnë me paragjykime, më hedhin nga një subjekt tek tjetri, duke pretenduar se unë bëjë shkrime me porosi, për hatër të këtij apo atij subjekti politik!

Këtë e bëjnë karkalecat dhe matrapazët që janë mësuar të kalojnë nga njëri subjekt politik në tjetrin për të lëpirë ndonjë “asht” të fëlliqur dhe ata që janë mësuar t’u shërbejnë liderëve partiakë dhe grupeve të interesit për një lëmoshë të vogël.

Por këtë assesi nuk e bëjnë atdhetarët dhe ata që i kanë idealet e formësuara në trurin e tyre!

Pasi ideologët dhe atdhetarët nuk mashtrohen lehtë dhe nuk blihen me para si vezët në treg, por i qëndrojnë besnik idealit të tyre deri në frymën e fundit. Tek idealistët dhe njërëzit e formësuar me edukatë të shëndoshë dhe parime të forta, mashtrimi dhe gënjeshtra nuk kanë vend.

Kjo është arsyeja pse liderët mashtrues qëndrojnë largë tyre!

Por mashtruesit e gjejnë gjithnjë derën hapur tek lakmitarët dhe servilët e mësuar të ju shërbejnë të gjitha pushteteve pa dallim uniformave të pushtetarëve dhe ngjyrave të “ylberit politik”.

Unë i përkas atij grupi të njërëzve që e duan të vërtetën më shumë se çdo pasuri dhe luftojnë për të pa ndalur, që e thonë të vërtetën pa asnjë hezitim dhe pa frikë nga ndëshkimi dhe pasojat e atij ndëshkimi.

Përjetësisht në shërbim të qytetarëve të vendit tim

Jam nga ata që vazhdimisht e kërkojë ndryshimin i cili ende nuk shihet në horizont.

Arsyeja pse i kritikojë pa dallim klasën aktuale politike, pozitë dhe opozitë është fakti se pushtetin e kanë vijë ndarëse e jo çasjen ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Pra, klasa politike e pasluftës dallon vetëm nga ngjyrat partiake, për arsye se çasjen e qeverisjes e kanë të njëjtë.

Përgjatë rrugëtimit tim 12 vjeçar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës kam pasur mbështetje të vazhdueshme të qytetarëve në kërkesat e mia për ndryshime politike, por njëkohësiht kam hasur edhe në shumë pengesa.

Kam përjetuar sharje dhe fyerje, ofendime dhe kërcënime të llojeve të ndryshme, por, për asnjë moment nuk jam dëshpruar dhe as nuk jam ndalur nga qëllimi im fisnik për ndryshime substanciale dhe përmbajtësore në vendin tim.

Nuk jam ndalur sepse i besoj idelait tim dhe jo vetëm, u besojë njerëzve të sinqertë dhe atdhedashës të vendit tim.

Andaj, sikurse deri më tani edhe në të ardhmen, me tërë qenjen time do të angazhohem për për ndryshimin substancial dhe përmbajtësorë përmes një Alternative të Re politike, me gjakë të pastër kombëtar, me njerëz të guximshëm dhe atdhetarë që janë të gatshëm të punojnë për shtet dhe komb, qoftë nevoja edhe pa asnjë kompensim material nga shteti, derisa ta bëjmë Republikën e Kosovës shtet demokratik dhe ligjor në kuptimin e plotë të fjalës, ku qytetari ndëshkon pushtetin kur e keqëpëdor shtetin, e shteti e ndëshkon qytetarin kur e shkelë ligjin pa privilegje dhe diskriminime personale, ku qytetari e ndjenë veten të lirë dhe barabartë në shoqëri, ku politikanët në majat e shtetit do të ndjehen zyrtarë të thjesht në shërbim të qytetarëve.

Në fund u mbetët lexuesve ta gjejnë përgjigjen e ngritur në titullin e shkrimit; Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".