
Lexoni edhe:
Shi e borë nesër, kështu do të jenë temperaturat
Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi
Nuk lejohet që për shkak të neglizhencës në sistem juridik të dështon shteti ligjor. Gjykatat nuk zëvendësohen me asnjë organ administrativ. Kërkohet që Prokuroria Speciale ti hapi hetimet dhe mbi ato rezultate të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nga ana e gjykatave. Akuzuesi duhet të paraqes prova.
Shi e borë nesër, kështu do të jenë temperaturatLexoni edhe:
Juridikisht nuk ka ligj që veprojnë në mënyrë retroaktive apo prapavepruese. Kjo, për faktin se ligji hynë në fuqi në ditën e shpalljes në fletoren zyrtare, pasi që të nënshkruhet nga Presidenti. Qeveria mund të nxjerr dhe të propozon në Kuvend të Republikës lloj-lloj të projektligjeve, edhe Kuvendi mundë ti aprovoj projektet e tilla. Ka mundësi të nënshkruhen dhe të shpallen zyrtarisht, por, ligjet e tilla me padi në Gjykatën Kushtetuese mundë të anulohen. Kuptohet se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pasurisë së paligjshme është e drejtë dhe ajo luftë nuk bëhet me norma të tilla juridike, sepse nuk lejohet që organet administrative të konfiskojnë pasuri. Mund të zhvillohen procedurat. Natyrisht edhe të nxirren provat, mirëpo, aktin përfundimtar e jep vetëm gjykata kompetente.
Për këtë kërkohen prova dhe dëshmi. Megjithatë, Kosova ka ligjet në fuqi, edhe, edhe pa këtë ligj. Ekziston prokuroria dhe gjykatat. Kemi shumë agjenci anti-korrupcion etj. vetëm
kërkohet që të ndërmerren hapa konkret në drejtim të rritjes së funksionalitetit të organeve.
Nuk lejohet që për shkak të neglizhencës në sistem juridik të dështon shteti ligjor. Gjykatat nuk zëvendësohen me asnjë organ administrativ. Kërkohet që Prokuroria Speciale ti hapi hetimet dhe mbi ato rezultate të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nga ana e gjykatave.
Akuzuesi duhet të paraqes prova. Nuk lejohet që mbi bazën e ndonjë shume të të hollave të akuzohet askush.
Dyshime mund të krijohen, por pa prova dhe shqyrtim kryesor, nuk konfiskohet asnjë pasuri. Prova dhe vetëm prova. Akuzat bëhen vetëm nga prokuroritë e Kosovës. Pra, verdiktin e jep vetëm gjykata me aktgjykim. Nuk ka mundësi juridiko-kushtetuese dhe as që duhet pretenduar që organet administrative të hetojnë dhe konfiskojnë pasurinë. Nëse kështu behet dhe lejohet në Kosovë, humb shteti i së drejtës.
E drejta zgjidhet dhe përcaktohet me ligj, e kjo mundë të bëhet vetëm nga gjykatat kompetente, duke marr në shqyrtim fakte dhe prova, si dhe duke zhvilluar shqyrtim.
Me veprimin tjetër, duke futur administratën në ndarjen e drejtësise, e futim kështu shtetin në një gjendje të rëndë dhe shumë konfliktuoze. Humb karakteri ligjor i shtetit dhe shteti merr formë të diktaturës. E këtu nuk ka rëndësi shkaku.
Mund të vidhet e vidhet, por kurrsesi nuk duhet lejuar që drejtësinë ta marrin në dorë organet administrative dhe ekzekutive. Këtë e kanë në kompetencë vetëm gjykatat.
Kjo nuk lejohet në asnjë shtet demokratik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".