Thyhet rezistenca e KPK-së kundër transparencës në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit

Thyhet rezistenca e KPK-së kundër transparencës në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit

Gani Qarri

  • 19 March 2022 - 09:02

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Pavarësisht përplasjeve të mëdha në kuadër të KPK-së, presioni publik, duket se po arrin që përkundër ndarjes së këtij procesi me opinionin publik dhe mediet, përfundimisht ta detyroj KPK-në për transparencë të plotë në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri të shtetit.

Me gjithë polemikat dhe kundërshtimet e ashpra mes anëtareve, në takimin e fundit,KPK vendosi që të publikohen intervistat dhe koncept-dokumentet e të gjithë kandidatëve të paraqitur për Kryeprokuror të Shtetit. Kështu që tanimë Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në takimin e së mërkurës ka marr vendim që intervistat e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit të incizohen nga mediet dhe transmetimi i tyre të bëhet pas përfundimit të procesit. Ndërsa vendimi i marrë së fundi, për një proces kaq transparent nga KPK, është arsyetuar me faktin se kjo ishte kërkesë legjitime e partnerëve strategjik ndërkombëtar me te cilët KPK ka bashkëpunim mbi 20 vjeçar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”