
Lexoni edhe:
Zgjedhja e meritorit të guximshëm, shpëtim nga dështimi dhe abuzimi i interesa grupore e klienteliste
Shkruan: ANALISTI–Blerim Burjani
Politika e ka shkatërruar sensin e të bërit shtetin normal. Pra edhe i gjithë aparati shtetëror u bë objekt i përfitimit ,territor ku njerëzit pasurohen shpejtë dhe synim të vetëm e kanë përfitimin dhe asgjë tjetër.
Kërkesat e opinionit publik për një drejtësi funksionale të mirë reformuar, nuk do të mund të ndodhin me ndonjë shpejtësi të madhe dhe prerje të shpejtë për ta shkëputur atë nga ndikimi i politikës, për ta ndjekur dhe ndëshkuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar. Akoma nuk po shihet se ka veprime konkrete në këtë drejtim, ende s’ka vullnet , sepse ka shumë interesa të përziera. Kjo e ka bërë të veten. Pra s’ka pas për një kohë të gjatë drejtësi të pa varur dhe funksionale në Kosovë, por ka pasur përfitim nga politika e mbrapsht e përfituese e lakmitare, dhe drejtësinë edhe të gjitha poret i ka bërë lakmitar përfitimi. Kjo lakmi është e lidhur me biznes dhe forma të paligjshme. Politika e ka shkatërruar sensin e të bërit shtetin normal. Pra edhe i gjithë aparati shtetëror u bë objekt i përfitimit,territor ku njerëzit pasurohen shpejtë dhe synim të vetëm e kanë përfitimin dhe asgjë tjetër. Pra ka shumë pengesa në këtë rrugë sepse drejtësia është njëra nga hallkat ku dominon politika, ku dominon përfitimi personal. Pushteti i kaluar më qëllim ka i rritur paga në drejtësi dhe kjo është quajtur drejtësi e blerë nga politika. Kjo është pra ajo arsyeja kryesore pse kanë shpëtuar peshqit e mëdhenj, sepse rastet politike asnjëherë nuk janë gjykuar, apo janë trajtuar e përfunduar në disa raste minore, vetëm sa për sy e faqe dhe janë shpallur të pa fajshëm!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".