Vendimi i Presidentes Osmani: Të anulohen procedurat e   të shtetit, konkursi i ri në muajin Maj

Vendimi i Presidentes Osmani: Të anulohen procedurat e   të shtetit, konkursi i ri në muajin Maj
Vendimi i Presidentes Osmani: Të anulohen procedurat e   të shtetit, konkursi i ri në muajin Maj

Dardan Grapci

  • 10 April 2022 - 15:15

Shkruan:ANALISTI: Dardan Grapci

Pas  të gjitha reagimeve kundër manipulimit të konkursit për Kryeprokurorin e Shtetit, presidentja për asnjë  çmim nuk do të duhej pranuar që ta dekreton të votuarin për kryeprokuror dhe të kontestuarin  Blerim Isufajn.

Që nga Pavarësia e Kosovës e këtej, zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit gjithmonë ka qenë e orkestruar dhe me prapavije politike. Prandaj Ambasadorët në Kosovë për këto parregullsi që kanë ndodhur gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit Blerim Isufaj me vend po protestojnë me deklaratat  e tyre. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet urgjentisht ta anuloj këtë konkurs, dhe të propozon, të kërkon rihapjen e  konkursit të ri-përsëritje,  më së largu deri në muajin Maj. Gjithashtu duhet të kërkohet që përzgjedhja e Kryeprokurorit të bëhet nën monitorimin e BE-s dhe ambasadave të cilat kanë reaguar si dhe nga OJQ-të siç janë IKD , Grupi për Studime Juridike dhe politike dhe Lëvizja FOL. Pas  të gjitha reagimeve kundër manipulimit të konkursit për Kryeprokurorin e Shtetit, presidentja për asnjë  çmim nuk do të duhej pranuar që ta dekreton të votuarin për kryeprokuror dhe të kontestuarin  Blerim Isufajn. Është veprim i duhur që edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me të drejte ka bërë kërkesë që ky proces të kthehet në piken zero dhe të rekomandohet muaji Maj për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".