Ndihmës Sekretarja amerikane, Karen Donfried, ju sjell detyra konkrete liderëve të shteteve të Ballkanit

Ndihmës Sekretarja amerikane, Karen Donfried, ju sjell detyra konkrete liderëve të shteteve të Ballkanit
Ndihmës Sekretarja amerikane, Karen Donfried, ju sjell detyra konkrete liderëve të shteteve të Ballkanit

Nexhat Haziri

  • 26 April 2022 - 16:31

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Vizita e Ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Evroaziatike  Karen Donfried, e cila  do të qëndron në shtetet e Ballkanit nga data 25 deri më 29 prill, është një konfirmim i vëmendjes së përqendruar dhe pranisë amerikane për rajonin, sidomos pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Gjatë këtyre vizitave të Ndihmës sekretares Donfried, me zyrtarët e lartë të shteteve të rajonit, përpos që temë boshte do të jetë kriza në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë ku zyrtarja amerikane do të kërkoj që këto sanksione të mbështetën nga të gjitha shtete e rajonit, sidomos nga Serbia, do t’i bisedoj edhe  të gjitha vërejtjet dhe detyrat që dalin nga raportimi I DASH-it për secilin cilin shtet. Ndërsa sa i përket vizitës së ndihmës sekretares amerikane Donfried në Kosovë dhe Serbi, kuptohet se do të jetë një vizitë e cila me vete bart jo vetëm mesazh nga administrate amerikane por edhe presion të fortë për të dy shtete që të vazhdojnë me procesin e dialogut me një dinamikë me të përshpejtuar dhe më të vendosur për të arritur marrëveshjen finale në mes tyre që duhet prodhojë edhe njohjen reciproke në mes dy shteteve fqinje. Dhe natyrisht që pas kësaj vizite do të ketë një dinamike tjetër në procesin e dialogut me Serbinë dhe po ashtu kjo shtron nevojën e përgatitjes së mirë të palës kosovare për këtë proces dhe një unitet politik të të gjitha forcave politike sa i përket bisedimeve me Serbinë dhe marrëveshjen finale dhe qeveria këtu e ka një detyrë që I takon vetëm kësaj që këtë proces, pra të vazhdimit të bisedimeve me Serbinë, ta bëjë sa ma transparent dhe sa më gjithëpërfshirës që nënkupton një qëndrim të përbashkët dhe unitet politik të të gjitha forcave politike në Kosovë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".