Të përbuzur por fitimtarë!

 Të përbuzur por fitimtarë!
 Të përbuzur por fitimtarë!

Faik Krasniqi

  • 03 July 2022 - 12:50

Njerezit e vuajtur behen shume te forte, sepse jeta i sprovon me gjithcka. Femiu i nje te varferi behet shume me i suksesshem se femiu i nje te pasuri. Atij i duhet te luftoje forte ne jete. Perbuzet, injorohet, keqtrajtohet, dhunohet, por me gjithe veshtiresite ne fund ja del. Kurse femiu i nje te pasuri e ka te veshtire te behet i suksesshem, pavaresisht se i ka te gjitha. Ai nuk merzitet fare sepse nuk i mungon asgje. Ai nuk e dine se si funksionon bota. Mendon qe te gjithe jane si ai. Jeta i duket playstation. Kurse te varferit i mungojne te gjitha. Pervec gjerave me elementare, i mungon femijeria, i mungojne lojerat me shoke. Shumica e njerezve te suksesshem jeten nuk e kane pasur te lehte. Jo te gjithe kane qene te varfer, por nuk i kane pasur mundesite e te pasurve. Nje gazetare e pyet Mark Zuckerberg: Jam kureshtare te di per kete bluze qe e ke te veshur. E kam vene re qe e vesh shpesh te njejten? Zuckerberg i pergjigjet: Kjo bluze ka nje histori te vecante ne jeten time. Kur kam qene student me burse ne Harvard e kam blere. E vesh sepse sa here qe e shikoje me bie ndermend se kush kam qene!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".