Ç ‘ka po ndodh me ne?!.

Ç ‘ka po ndodh me ne?!.
Ç ‘ka po ndodh me ne?!.

Ismail Muçiqi

  • 21 September 2022 - 10:06

Ç ‘ka po ndodh me ne?!.

Ku mbeti idealizmi dhe integriteti i punëtoreve të Arsimit?!...

Shkruan:Gazetari Ismail Muçiqi

Po vazhdon agonia në shkollat e Republikës së Kosovës. Zhvillimet po tregojnë se politika i ka futur thellë duart edhe në sistemin e Arsimit duke manipuluar me hallet, problemet, varfërinë dhe ndjenjat e qytetareve të Kosovës. Koha po tregon se ne si shoqëri ka kohë qe jemi duke jetuar në Botën e ëndrrave duke përdorur si platformë të rrejshme retorikën dhe folklorizmin të cilit tani po i duket fara e keqe. Në vitin 1982 më kujtohet gjendja në Arsimin dhe Edukimin e Kosovës kur isha Drejtor i katër shkollave në Regjionin e Komunës së Podujevës. Isha dëshmitarë i të vërtetës, kur prindërit nëpërmes këshillave të shkollave ishin shumë të interesuar për mirëmbajtjen e procesit mësimorë për nivelin e cilësisë në Arsim dhe Edukim me një fjalë ishin shumë më të interesuar dhe më të përkushtuar për Shkollën Shqipe.

Jam shumë i befasuar me pasivitetin e prindërve dhe të këshillave të shkollave. Është e pafalshme qëndrimi indiferent i mësuesve, arsimtareve, profesorëve të cilët po rrinë në heshtje sikur nuk po ndodh asgjë. Ku është ndërgjegjja e tyre që për shkak të 50 eurove tu a kthejnë shpinën nxënësve të cilët kanë mbetur të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre duke ua thyer shpresat dhe dëshirat për ta filluar vitin e ri shkollor. Nuk di a janë të vetëdijshëm këta njerëz pa integritet se nxënësit e tyre nuk do ti harrojnë këto veprime, të karakterit opstruktiv me pasoja negative të paparashikueshme për të rinjtë tanë. Qfarë po i ndodh Kosovës?. Është e pafalshme dhe e pa shpjegueshme që ende askush nga trupi arsimor nuk është distancuar kundër veprimeve “sindikaliste” me plotë ngjyrë politike të stafit të Rrahman Jasharit i cili do të mbahet gjatë në mend si shkatërruesi më i madh i Sistemit të Arsimit. Ky përpos që e ka organizuar bojkotimin e mësimit deklaratat dhe veprimet e tija kanë tejkaluar qdo normë të sjelljes të një individi pavlera. Ky ka kohë që është munduar ti marrë kompetencat e Ministrisë së Arsimit dhe të Qeverisë së Kosovës. Se fund e krye veprimet e tija janë puro politike tregojnë faktet kur ky masë paku u shqetësua apo u angazhua në përmirësimin e cilësisë në Arsimin dhe Edukimin e shkollave të Republikës së Kosovës. Ky vite me radhë bashkë me shtabin e tij e futi hundën edhe në kulikulat dhe në plan programet e shkollave tona duke u munduar të dalë mbi shkencën e Arsimit.

Ky tani në vend që ti kërkoj falje opinionit për krimin që është duke e bërë në mbylljen e shkollave, tani ky po i kërcënon prindërit dhe Ministrin e Arsimit duke deklaruar që orët dhe ditët e humbura nuk do të kompenzohen asnjëherë. Mjerisht kjo është gjendja në Arsimin e Republikës së Kosovës i cili që nga pas lufta është degraduar në pa kufi. Qytetaret janë të njohur me nivelin e cilësisë në Arsimin dhe Edukimin shkollor, e këtë më së miri e ka vërtetuar matja Institucioni Ndërkombëtar i vlerësimit PISA. Këto anomali po ndodhin këto ditë kur serbia dhe presidenti i saj po kërcënojnë me luftë për ta pushtuar Kosovën. Gjendje kjo e cila është shumë serioze për shtetin tonë. Për fatë të keq kemi humbur qdo arsye të jemi në nivel të detyrave në hapë me kohën për ndërtimin e shtetit dhe identitetin e kombit.

Se deri kur do të zgjat kjo agoni e mjerë nga të ashtuquajturit intelektual edukator apo super strukturë mbetet të shihet. Per kete me siguri se do ta tregoj koha. Por faktura e dëmit dhe e traumave tek nxënësit tanë vështirë se do të kompozohet apo rehabilitohet nga gjendja shpirtërore dhe emocionale e tyre. Duhet theksuar se edhe kësaj radhe dështoj puna rroli dhe misioni i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve institucion ky i cili po qëndron jashtë rrjedhave në Shoqërinë Kosovare. Zoti e shpëtoftë Kosovën nga veprimet e pseudo intelektualëve dhe nga hilet e politikanëve pa integritet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".