Ligji mbi Lustracionin një ligj me prioritet që  i duhet Kosovës

Ligji mbi Lustracionin një ligj me prioritet që  i duhet Kosovës
Ligji mbi Lustracionin një ligj me prioritet që  i duhet Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 23 October 2022 - 08:57

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

Duket se ende ka forca në Kosove që janë kundër Ligjit të Lustracionit. Kjo, sepse nën pushtimin e tillë serbo-jugosllav, ka pasur shumë njerëz që kanë qenë në njërën a formën tjetër në shërbim të  regjimit jugosllav. Mirëpo, me ligj të tillë nuk mendohet të futen në listën e krimit ish - komunistët e thjeshtë shqiptar, socialistët e Lidhjes Socialiste të Jugosllavisë, anëtarët e RSFJ, si dhe shumë të tjerë të tillë në pushtet. Jo. Këtu mendohet vetëm në subjektet fizike që kanë ndihmuar drejtpërdrejtë pushtimin, dhunën dhe terrorin.

 

Ka kohë që kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që të përgatitet dhe të nxirret Ligji mbi Lustracionin. Faktet nuk dihen, por ky ligj nuk po del nga organet e Kosovës dhe kështu është mbushur qeveria dhe tërë pushteti me njerëz, që nuk njihen dhe nuk u dihet e kaluara e tyre. Njerëz të tillë kemi kudo. Kosova ka kaluar një kohë të gjatë nën pushtimin serbomadh. Gjatë kësaj kohe ka pasur dhunë në përmasa gjenocidiale dhe të vazhdueshme. Nuk duhet të shkojmë thellë në kohë, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, për të parë nivelin e krimit gjenocidial. Mjafton vetëm periudha nga demonstratat masive të shqiptarëve të vitit 1981 për liri dhe shtet, për të konstatuar nivelin e dhunës dhe të gjenocidit të organeve serbo-jugosllave mbi shqiptarët. Duket se ende ka forca në Kosove që janë kundër Ligjit të Lustracionit. Kjo, sepse nën pushtimin e tillë serbo-jugosllav, ka pasur shumë njerëz që kanë qenë në njërën a formën tjetër në shërbim të  regjimit jugosllav. Mirëpo, me ligj të tillë nuk mendohet të futen në listën e krimit ish - komunistët e thjeshtë shqiptar, socialistët e Lidhjes Socialiste të Jugosllavisë, anëtarët e RSFJ, si dhe shumë të tjerë të tillë në pushtet. Jo. Këtu mendohet vetëm në subjektet fizike që kanë ndihmuar drejtpërdrejtë pushtimin, dhunën dhe terrorin. Mendohet në bashkëpunëtorët e UDB-së, në vetë udbashët, në gjyqtarët e prokurorët, në politikanët etj , që kanë qenë në shërbim të regjimit dhe të UDB-së. Nga këta kërkohet që Republika e Kosovës të çlirohet. Republikës nuk i shërbejnë këta njerëz. Ata e pengojnë zhvillimin e vendit dhe e dëmtojnë lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës. Kosova ka kuadro edhe pa këta. Nuk është fjala këtu për ndjekje të shtrigave. Nuk i shërben Kosovës hakmarrja, sepse ajo është e dëmshme. Kosovës i duhet një pastërti që të merr frymë politika, qeveria, administrata, ekonomia e vendit, prokuroria, gjyqësori etj. Mendohet se tërë çrregullimet nëpër mekanizmat e shtetit po vijnë në shumicë nga këta njerëz. Këtu po buron keqpërdormi i detyrës. Nënshtrimi ndaj politikes, po merr hov dhe po lulëzon krimi, sepse nuk po dënohen kriminelët nga frika dhe po keqpërdoret  detyra zyrtare me ryshfet etj. Dëmet po bëhen edhe në politikë. Askush nuk i njeh deputetët e Kuvendit të Kosovës! Kush janë ata? Nga vijnë? Ku kane qenë para, gjatë dhe pas Luftës çlirimtarë në Kosovë? Ka pyetje mjaft! Këto kërkohen të zgjidhen. Zgjidhja është me Ligjin mbi Lustracion dhe kësaj i ndihmon shumë edhe Ligji mbi VETTING. Është koha për veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".