Super skandali “BREZOVICA”  e ka zbuluar lakuriq lidhjen e ngushtë të politikës dhe drejtësisë me krimin e organizuar

Super skandali “BREZOVICA”  e ka zbuluar lakuriq lidhjen e ngushtë të politikës dhe drejtësisë me krimin e organizuar
Super skandali “BREZOVICA”  e ka zbuluar lakuriq lidhjen e ngushtë të politikës dhe drejtësisë me krimin e organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 23 October 2022 - 08:57

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhurjani

 

 

Merreni për këtë shembull rastin më të freskët "BREZOVICA", kur vetë gjyqtarët e prokurorët, familje politikanësh të niveleve të larta, ndërtojnë në kundërshtim me ligjin, vjedhin, uzurpojnë, shkelin ligjet, Kushtetutën, fshehin pasurin hajdute, atëherë çka pret nga populli? Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj kupole të krimit.

 

Dembelizmi i gjyqësorit të Kosovës na ka dhënë hije të zezë  për gjithë këto vite që kemi kaluar, në tërë  botën e qytetëruar, sepse dështimi nuk është as nga sot dhe as nga dje, por burimi i këtij dështimi dhe kësaj “dembelie” e ka zanafillën që në ndërtimin e sistemit të drejtësisë nga ditët e para të pasluftës. Përse e them këtë? E them sepse kemi të instaluar një sistem të drejtësisë- prokuroria e gjyqësor kryekëput më trashëgimi të kuadrove shqipfolës por nën ndikimin e  regjimit serbian.  Aty ishin ata që deri dje ju kanë shërbyer me mish e me shpirt kasapëve të serbosllavisë , që kanë dënuar shqiptaret me procese të montuara politike dhe ky soj që e kanë serbizimin në gjak, akoma kanë nostalogji për ata shefat e tyre nga regjimi i kaluar. Të tillët  pastaj u ulën aty edhe më keq, erdhën cuba dhe banda që i bënë ZAP këta për arsye që të jua lënë  duart e lira bandave të politikës së re, që ta vjedhin shtetin dhe djersën e taksapaguesve deri në palcë.  Edhe pse kishin vjedhur para me thasë nga lufta, dhe më pas ata pikërisht që nuk kishin deri dje as brekë e as çorapë u bënë super milioner dhe bënë pasuri haram, pra siguruan pasuri për shumë  breza, dhe mu ky soj e këtyre prokurorëve e gjyqtarëve lëre që nuk i burgosin hajnat, por ata as nuk i trazojnë në punët e tyre të pista. Kjo lë të kuptojmë se kanë bashkëpunuar vazhdimisht shumë ngushtë.  Pra ishin dhe janë akoma të kapur gisht për gisht në  valle të krimit të organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale, dhe nuk ka si si të shpjegohet ndryshe. Ata që ishin dhe janë të akuzuar për krim e korrupsion,  lëndët e tyre i kanë lënë nëpër rafte dhe i ka mbuluar pluhuri, sepse kryebanditët e bandave politike i kishin nën kontroll dhe nuk guxonin të bënin asnjë veprim, se kishin frikën se fluturojnë nga puna ose të dy palët ishin akorduar për të bashkëvepruar: "Po mi qite ti të zezat mua, unë t´i qes të zezat tua dhe kështu shkonin të gjitha në dëm të popullit. Sa afera, sa hajni, sa skandalet kanë ndodhur në Kosovë dhe akoma askush nuk mundë ta thotë se cili është dënuar. E kam gjithmonë fjalën për krye hajnat që ishin të veshur me xhaketën e shtetit, që sot edhe njeriu më i thjesht i di pa dyshim fare se kush janë hajnat. Fatmirësisht dhe më vjen shumë mirë që në këtë gazetë kam thënë me vite të tëra se këtu duhet shkul me rrënjë kupolën e krimit dhe ja se kjo ka dalur ashtu. Bile thoja se së pari duhet ndërtuar burxhe për t´i zënë e burgosur këta faqezinj. Se vërtetë është kështu po i marrim faktet  për sa arrestime që  janë bërë dhe sa janë dënuar. Të gjitha këto spektakle deri më tasj janë bërë  jo për tjetër, përpos sa për të i hedhur pluhur syve popullit që kërkon drejtësi. Në emër të luftës kundër krimit janë bërë  skena të një  SHOË dy-tri ditë dhe pastaj humbej e harrohej gjithçka.  Kjo ishte praktikë dhe taktitë e organizuar dhe orkestruar mirë nga politika, ndonëse ata pa fije turpi thonin: Politika është e ndarë nga shteti. Çdo qytetar i vendit është i barabartë para ligjit..." e lloj-lloj pallavra tjera. Me fjalë të tjera kërkoja që nga moti të futej VETTINGU- në këtë kupolë për ta pastruar njëherë e mirë, por këtë e kërkonte edhe faktori ndërkombëtar dhe ata ishin të sigurtë se këta i kanë kapur për fyti krye banditët dhe krye hajnat e bandave politike të nëntokës kriminale dhe jemi kështu si jemi, sepse nuk  është vepruar sipas ligjit e Kushtetutës së vendit.  Ku ka më zi se kur pikërisht ata krye banditë që janë  të veshur në xhaketën e shtetit e vjedhin buxhetin e vendit, dhe prokurorët, hetuesit, gjyqtarët heshtin si struci.  Kjo është për të ardhur keq, por dikush patjetër duhet të jep përgjegjësi për të qetësuar shpirtrat e vuajtur në këtë vend sallamadi.

 

Merreni për këtë shembull rastin më të freskët "BREZOVICA", kur vetë gjyqtarët e prokurorët, familje politikanësh të niveleve të larta, ndërtojnë në kundërshtim me ligjin, vjedhin, uzurpojnë, shkelin ligjet, Kushtetutën, fshehin pasurin hajdute, atëherë çka pret nga populli? Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj kupole të krimit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".