Asociacioni i pranueshëm vetëm brenda kornizës së interpretimit në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Asociacioni i pranueshëm vetëm brenda kornizës së interpretimit në vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Asociacioni i pranueshëm vetëm brenda kornizës së interpretimit në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Blerim Burjani

  • 13 November 2022 - 08:51

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Asociacioni do të jetë problemi dhe misioni më i pamundshëm për të përmbyllur me sukses në këtë mandat për Albin Kurtin. Pra në këtë situatë të krijuar më afër mundë të shkojmë kah zhvillimet që nuk janë shumë të dëshiruara tani, mundë të ketë zgjedhje në mars të vitit 2023, që llogaritet se me këto zgjedhje Kurti nuk do ta ketë më shumicën për ta bërë përsëri Qeverinë e re të Kosovës, edhe pse mund të dal si subjekt politik e para VV-ja , por pa koalicion nuk do të mundë ta themeloj më qeverinë , por do ta ketë më lehtë pastaj themelimin e asociacionit.

 

Asociacioni si një organizim ndër komunal, nuk është problem të themelohet por emri i këtij asociacioni është jo kushtetues. Ky është problemi më i madh. Të gjitha të tjerat norma nuk janë problem sepse ato mbi bazën ligjore e kushtetuese, sikur që është përcaktuar dhe apostrofuar në marrëveshje mundë të qartësohen dhe të ndërtohen. Gjithçka është e qartë, , mjafton vetëm që në proces të ndërtimit të strukturës së Asociacionit të përfillet pikë për pikë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Tash edhe po që së ky asociacion themelohet pa kompetenca ekzekutive është i kotë sipas Serbisë, pra tash se si duhet të themelohet po dihet, pra duhet bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës sepse ashtu e përcakton edhe marrëveshja bazë. Por problemi shtrohet se a do ta pranoj Serbia një gjë të tillë, sepse serbët e Kosovës nuk po pyeten fare. Nëse individët e pakicës serb zbatojnë vendime të urdhëruara nga Beogradi, Vuçiqi ju jep mirënjohje të Millosh Obiliqit a Car Llazarti për trimëri. Pra Nuk e ka askush problem pse pakica serbe në Kosovë mbetet pa paga dhe pa ekzistencë, sepse tash Serbia po e merr përsipër dhe duhet të paguaj punëtorët e pakicës serbe. Asociacioni do të jetë problemi dhe misioni më i pamundshëm për të përmbyllur me sukses në këtë mandat për Albin Kurtin. Pra në këtë situatë të krijuar më afër mundë të shkojmë kah zhvillimet që nuk janë shumë të dëshiruara tani, mundë të ketë zgjedhje në mars të vitit 2023, që llogaritet se me këto zgjedhje Kurti nuk do ta ketë më shumicën për ta bërë përsëri Qeverinë e re të Kosovës, edhe pse mund të dal si subjekt politik e para VV-ja , por pa koalicion nuk do të mundë ta themeloj më qeverinë , por do ta ketë më lehtë pastaj themelimin e asociacionit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".