Presidentja nxitoj në shpalljen e zgjedhjeve të lira, për veriun e Kosovës!

Presidentja nxitoj në shpalljen e zgjedhjeve të lira, për veriun e Kosovës!
Presidentja nxitoj në shpalljen e zgjedhjeve të lira, për veriun e Kosovës!

Fadil Maloku

  • 05 December 2022 - 17:25

Shkruan: Sociologu Fadil Maloku 

 

 

Zgjedhjet në veri që janë paraparë të mbahen sipas dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, me 18 dhjetor për (Kryetar) katër komunat serbe të Kosovës dhe ato më 25 dhjetor (për këshilltarët komunal), sipas gjitha gjasave nuk do të mbahen fare! Dhe atë për ca shkaqe (që janë tërësisht të natyrës politike); bojkotit në rritje nga presioni i Serbisë; elektrizimit të situatës midis qytetarëve serb; dhe “hidhërimit” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për tabelat ilegale, ngase, tani botërisht po dihet që problemi me serbet (lexo; de facto me Serbinë) është shumë më shumë politik se sa teknik. Kështu që në raporte të tilla të acaruara dhe të tensionuara atje, nuk ka shanse të mendohet se mund të mbahen çfarëdo zgjedhje të lira e demokratike, si zgjidhje adekuate. Ato, formalisht e teknikisht mund edhe të organizohen qoftë edhe nën mbikëqyrjen e OSBE-s(!), ani pse, mbikëqyrja e OSBE-s, do ishte qartë kthim prapa në gërryerjen e sovranitetit (edhe ashtu) të cenuar të Kosovës, nga ana e Serbisë. Por, realisht ato nuk do mund të mbahen, për një arsye edhe shumë më të thjesht e banale, dosido; S’do mund të gjendet as edhe një serb i vetëm (përveç Nenad Rashiqit dhe Rada Trajkoviqit) që ia “kallen” truri Presidentin serb) para kutive të votimit në këto dy data të lartcekura. Andaj, themi se “ekspertiza” (lexo; këshilltarët që edhe paguhen për këshilla të tilla profesionale e kompetente) Presidenciale, është dashur t’i kalkulojnë qetas dhe në mënyrë racionale të gjitha opsionet, sjelljet dhe veprimet e mundshme serbe, por, njëkohësisht edhe t’i ofrojnë zgjidhjet e shumta opsionale politike (që kujtoj nuk u “eksploatuan” sa dhe si duhet!). Sepse, që tani po shihet dhe kuptohet se në këto zgjedhje… s’do ketë “të zgjedhur”, e as “zgjedhës”. Ndonëse, atje edhe mund të gjendet ndonjë votues potencial, por, me origjinë shqiptare që banon andej. Atëherë, shtrohet pyetja kryesore, se përse po “organizohen” dhe për çfarë qëllimi ato shërbejnë? Kam përshtypjen që përgjigja po dihet. 

 

 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".