Letër miqësore e mirëkuptimi për ambasadat e SHBA-ve, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë

Letër miqësore e mirëkuptimi për ambasadat e SHBA-ve, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë
  • 26 December 2022 - 20:50

Shkruan: Dr. Hysni Aliu 

 

Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe qasje e disa vendeve mike ndaj këtyre zhvillimeve më ka shqetësuar tej mase. Shqetësimi im lidhet posaçërisht me qasjen e të deleguarit amerikan z. Eskobar, ambasadorit Hill, z. Borrel dhe Z. Lajqak Nuk më befason qasja e KFORIT apo EULEXIT sepse ata janë vetëm  zbatues të urdhrave që ju vijnë nga lart e që janë tërësisht politik, e që lidhen me aspektin e sigurisë.

Po më shqetësojnë divergjencat në mes vendeve kryesore mike siç janë ato mes Gjermanisë dhe SHBA-ve, sepse kjo e thyen kurrizin e suksesit të shtet ndërtimit tonë.

Këtë shkrim po e shkruaj posaçërisht për vendet tona mike, SHBA- të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë,  sepse në fund të fundit për mirë ose për keq barra do të bije mbi ta. Siç thotë një fjalë popullore, fëmijët i hanë mollët e të rriturve ju mpihen dhëmbët, e këtu fëmijët jemi ne e të rriturit këto 5 vende mike të nderuara pa ndihmën e të cilave nuk do të  ekzistonim si shtet. Me këtë shkrim, nuk po dua të moralizoj askënd, e as ta këshilloj, sepse do isha maniak nëse do të besoja që unë di diçka më shumë sesa dinë këto 5 shtete, rreth të cilave rrotullohet bota, por po dua që me këtë shkrim të shprehë indinjatën time të thellë dhe habinë time me qasjen që po i bëhet një problemi kaq të madh siç është qasja e Serbisë ndaj Kosovës, e specifikisht qasja e Serbisë ndaj pakicës serbe në Kosovë, dhe mirëkuptimin që kjo qasje gjeti tek nëna jonë SHBA-të  me përfaqësuesin e tyre z. Eskobar tek përfaqësuesit e BE-së.  Përse jam kaq i shqetësuar:

 

Është një pyetje e thjeshtë, por që donë analizë e sqarim të gjerë, për ta kuptuar thelbin e kundërshtisë dhe shqetësimit tim me këtë qasje.  Këto pesë vende e mbajnë mend mirë qasjen që kishte ish kancelarja  Merkel ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë dhe zonave tjera të Ukrainës, ndërtimi i gazsjellësit që lidhte Gjermaninë me Rusinë, e gjëra të tjera, qasje që unë e kritikoja atëbotë, dhe që në fund u vërtetua edhe në Bundestagun gjerman që ajo qasje ka qenë e gabuar, dhe në realitet pikërisht ajo qasje gjermano evropiane, e solli luftën e tmerrshme në Ukrainë. Tani SHBA-të janë duke bërë të njëjtin gabim, pore jo me Rusinë por me Serbinë, pra gjersa BE , e posaçërisht Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia e Franca  deri diku, e kanë kuptuar gabimin që bënë atë botë me Rusinë, SHBA-të, tani po e luajnë lojën e një polici të mirë me Serbinë, për shkak të interesave të veta afatshkurtra e afatgjata, të cilat i kuptoj, por që ashtu siç besoja për zonjën Merkel për të cilën kam shumë respekt që është gabim, në të njëjtën mënyrë po besoj edhe për z. Ekskobar e ndihmësit e tij së bashku me  z. Borrel e Lajqak, që janë duke gabuar rëndë, dhe si rrjedhojë do të dështojnë, e pasojat do i bart Ballkani, Evropa por edhe SHBA-të, sepse çdo luftë e re do të thotë vuajtje e varfëri.

Unë nuk kam asnjë problem me fjalitë që këta individ po i përdorin,” duhet të formohet asociacioni i komunave” por kam problem me dy gjëra:

E para, është tendenca për ta detyruar me dhunë një shtet që të bëj diçka që do ta shkatërronte ekzistencën e vetë, e kjo tendencë dhune u vërejt haptas në deklaratat urdhëruese e kërcënuese të z. Eskobar, e të njëjtën e pat bërë më herët Z. Borrel.

E dyta është; mjetet që po lejohen të përdoren nga Serbia për të realizuar qëllimet e veta për shkatërrimin e shtetit tonë, pra z. Eskobar dhe z. Borrell po e pranojnë kërcënimin me armë dhe bllokimin e lëvizjes së individëve dhe zyrtarëve policor vetëm e vetëm që një shtet të detyrohet që ti nënshtrohet presionit të një shteti tjetër për ta shkatërruar vetveten. Për shkak të të  njëjtave probleme dhe të të  njëjtave sjellje të pakicës ruse në Ukrainë, tani tërë bota është në një formë ose tjetër në luftë, sepse sikur Rusëve në Ukrainë të ju lejohej të bashkoheshin me Rusinë dhe Krime të i lejohej Rusisë, vështirë që do të kishte luftë, por është vlerësuar që një qasje e tillë e pakicave dhe një qasje e tillë e një shteti fqinjë është e gabuar, e rrezikshme, dhe që nuk i dihet asnjëherë fundi, sepse kërkesat sa vijnë e shtohen, andaj u vendos të hyhet në luftë.

Të kthehemi tek Ballkani e Kosova:

Përse kërkesat e Serbisë në Kosovë janë të pa pranueshme dhe që në fund të fundit të shkaktojnë luftë:

Brumi i njëjtë sjell bukën e njëjtë, kjo është rregull e pashkruar por realitet.

Si njeri që bie dhe zgjohem me librin, e kam një princip që gjërat ti analizoj në detaje, gjerësisht, thellësisht dhe të merrem me logjikën e situatës, logjikën e çështjes dhe atë se çfarë sjell një sjellje, veprim apo logjikë në afatin më të shkurtër pore ajo që është më e rëndësishme në afatin më të gjatë.

Po dua të ju them juve vende mike, që keni vlerën tek ne shqiptarët e edhe tek unë aq sa e ka vlerën atdheu ynë,i cili e ka vlerën më të madhe se jeta jonë individuale, po dua të ju them që nuk është problemi asociacioni i komunave me shumicë serbe, por problemi është tek qëllimi, kultura, qasja, dhe logjika dhe tendencat me të cilën udhëhiqet fqnji ynë veriorë Serbia ashtu siç ishte dhe është problem kjo tërësi tek shteti me të cilin është në luftë e tërë bota demokratike Rusia.

Kur qëllimi është i mirë dhe ekziston sinqeriteti, drejtësia, barazia, dhe të pranuarit e asaj që toka e shtëpia e fqinji dhe familja e tij është e pa prekshme dhe kur fqinji mendon se si ti vij në ndihmë fqinjit e jo si ta shkatërrojnë atë siç bën Serbia e Rusia, atëherë çdo kërkesë do të ishte shumë lehtë e pranueshme. Por kur kemi të bëjmë me kërkesa që vijnë nga armiku dhe që janë qëllimkëqija dhe që dihet paraprakisht që ato kërkesa e kanë fillimin por jo fundin, atëherë edhe mushkonjat të duken kancer vrasës.

Po ua bëj një pyetje të thjesht, përse SHBA-të janë bashkësi shtetesh, apo përse vendet e BE-së janë bashkuar në një bashkësi shtetesh? Unë e di përse, sepse 1 kanë vlera të njëjta ose përafërsisht të njëjta, 2 kanë qëllime të njëjta, 3 kanë interesin e njëjtë dhe kanë sinqeritetin dhe udhëhiqen nga rregulli i barabarësisë dhe interesit të përbashkët, por edhe i respektit të ndërsjellët.

Çka do të ndodhte psh. nëse Suedia do ti nxiste Suedezët në Finlandë të bllokonin rrugët me kamion, sepse thjeshtë ata nuk duan të jetojnë në shtetin e Finlandës, çka do te ndodhte nëse diçka e tillë do të ndodhte në Gjermani, Itali apo Zvicër që ka tri kantone apo Francë.

A  e dini përse nuk ndodhë kjo, sepse vendet fqinjë të tyre që pakicat e tyre jetojnë në këto shtete, janë vende miqësore, dhe ato e pranojnë që shteti është shtet dhe po të tentosh ta prishësh shtetin e fqinjit atëherë po e shkatërron edhe vetveten.

Me paketën e Ahtisarit, serbeve ju dhanë çdo e drejtë e mundshme, por ata asnjëherë si pranuan në mënyrë të sinqertë dhe të plotë.  Përse? Sepse ekziston qëllimi i sëmurë, pra shkatërrimi i shtetit fqinjë, dhe kjo është përgjigja se përse Kosova heziton ta formon asociacionin e komunave serbe.

Të mendojmë kulturën gjermane, amerikane, zvicerane, italiane, franceze, britanike  për një moment në Ballkan, çka do të ndodhte sikur Serbia ti ngjante Suedisë psh, apo vendeve fqinjë të Zvicrës, Rumanisë, Hungarisë, Bullgarisë e Shqipërisë, apo Greqisë.

Po të kishim kulturën e këtyre vendeve, ku shteti fqinjë nuk është armik por mik, dhe ku i njëjti kandar që i matë gjërat tuaja do të përdorej për fqinjët atëherë problemet do zhdukeshin.

Në rastin kur fqinji ka qëllimin e mirë, atëherë, nuk do ishte problem, as asociacioni i komunave me shumicë serbe,  sepse për atë fqinjin tonë nuk do ishte problem as asociacioni i komunave me shumicë shqiptare,  hungareze,  boshnjake, apo edhe formimi i republikave të tilla. Brenda këtyre shteteve, sepse do të kishte më shumë të drejta për pakicat ashtu siç kanë në Zvicër psh e gjetiu, dhe dobi për shtetin. Por si të ju ofrohet dora e miqësisë dikujt që atë do ta pranon me një paramendim shkatërrues, tash ja mora gishtin, pastaj dorën, pastaj krahun pastaj tërë trupin e pastaj e hodhi në kosh plehrash për të ja humbur gjurmët.

Ju miq  të nderuar, e keni provuar me Bosnjën, me Ukrainën, po e shihni se si po ju del rezultati, e njëjta po sillet në Mal të Zi, dhe çdo gjë po vjen nga Serbia. Pra në Bosnjë nuk është problemi që serbët se kanë Republikën e vetë, por që po duan ta ndajnë një shtet,  e në Mal të zi, ata i kanë të gjitha të drejtat por nuk rehatohen, sepse i kanë qëllimet kancerogjene për vendin ku jetojnë e ato qëllime  burimin e kanë në  Beograd.

Përse është qasje naive e z. Eskobar, e Borrel? Përgjigjen e gjeni më lart, por përse është edhe qasje e rrezikshme po ju rikujtoj;

Është e rrezikshme, sepse me qatë kut që po i matni të drejtat për Serbët, do të detyroheni ti matni të drejtat për shqiptarët në Serbi, hungarezët, myslimanët, Serbët në Mal të Zi, Kroaci e Bosnjë, shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, pakicat në Rumani e Bullgari, e Hungari, e në çdo shtet tjetër në botë ku ka pakica. Kjo është arsyeja që atë botë nuk u pranua copëtimi i Kosovës nga Grenell e Trump, e kjo është arsye që tani nuk po pranohet të përdoren projekte të gabueshme ku dikush është nënë e dikush është njerkë.

Unë personalisht besoj shumë që njerëzit që i mirëkuptojnë veprimet e gabuara e sidomos luftënxitëse e të dhunshme, e sidomos kur bëhen pa asnjë arsye të vetme, atëherë ata njerëz kanë problem të madh me vlerat e tyre, si rrjedhojë nuk besoj që duhet të jenë përfaqësues të proceseve demokratike dhe udhëheqjes së tyre. Nuk është e rëndësishme se çfarë titulli ke, por kush je dhe çfarë vlerash ke. Kryetarë e përfaqësues kanë qenë edhe Trump i cili sot po hulumtohet thellë nga FBI, sepse deshi ta kall vendin e vet, apo edhe ajo nënkryetarja e parlamentit evropian, apo ish kancelari austriak, apo ish kancelari  Shreder, apo ish kryeministri italian Berluskoni e shumë e shumë tjerë, por u vërtetua që rrënjët e tyre ishin të krimbura dhe dinjitetin e shiten në një mënyrë apo tjetër për para.

Evropës dhe SHBA-ve  ju nevojiten udhëheqës largpamës, që nuk udhëhiqen nga emocionet, e as nga egoizmi individual apo shtetërore, por që demokracinë dhe vendet demokratike që janë pjesë e një tërësie i shohin dhe sillen me ta si miq e jo që ua vënë ndërskamcën në momentin e parë të mundshëm.

Jam krenar që jam pjesë e kësaj demokracie dhe i takoj pikërisht këtij grupit të individëve që për fqinjin e mirë mendon sikurse për veten, dhe që kurrë interesi momental nuk udhëheqë me vlerat e mia afatgjata. Këto  vlera po mundohem ti ndaj me popullin tim, dhe me ju miq të nderuar perëndimor.

Qasja ime është identifikuese, kritike pozitive dhe udhërrëfyese. Këtë që e them do të detyroheni ta merrni, jo sepse unë jam dikush, por sepse demokracitë e juaja prej nga vini do të ju detyrojnë të ju qëndroni besnik vlerave për të cilat gjeneratë pas gjenerate u derdh gjak, dhe përse, e u shtor shumë mendje.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".