Byroja shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme shkon në Kuvend, lajm i keq për “biznesmenët” politik të pasuruar me abuzim të pushtetit e krimit të organizuar

Byroja shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme shkon në Kuvend, lajm i keq për “biznesmenët” politik të pasuruar me abuzim të pushtetit e krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 27 December 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Derisa ky ligj është në pritje për lexim të dytë në Kuvend, është shumë e pritshme që në vitin vijues ai të miratohet pa vonesë dhe të fillon të zbatohet. Është shumë e pritshme që

më në fund, viti 2023, do të jetë vit i fillimit të zhveshjes së të pasurve nga pasuria e vjedhur për dy dekada, nga ish pushtetarët dhe oligarkopolitikët e pasuruar në kundërshtim me ligjin, pasi që Komisioni për Legjislacion e ka dërguar në Kuvend, për lexim të dytë Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligj ky i finalizuar dhe i harmonizuar tani edhe me opinionet profesionale të Komisionit të Venecias.

-Në shtetin tonë kur e jetojmë jetën në pluralizëm politik ( shumë partiak ) partia e cila me shumicë i fiton votat edhe qeverisë vendin. Por tani e kemi përvojën e dy dekadave të qeverisjes së shtetit tonë, nga ato parti që i fitonin zgjedhjet, dhe me përvojat e deritashme elektorati që ua jepte votat, ma në fund u nda i zhgënjyer dhe i habitur me „idolat“ e tyre, sepse ata e kishin pasur qëllimin për tu pasuruar personalisht punuar farefisnitë e tyre. Në këtë drejtim edhe ia arritën atij qëllimi, dhe nga skamnorët ata tani janë multi milionerë, dhe tani populli duke e pasur përvojën e tyre me qeverisje të këtij vendosi ti ndëshkon duke kërkuar alternativë tjetër. Nga zhgënjimi i përjetuar i popullatës, partija e tanishme në qeverisje të vendit LVV që i ka fituar votat mbi 50%, po mundohet në vepër për ta luftuar krimin e korrupsionin në përgjithësi.

Se kjo përpjeke është serioze e treguan shumë aksione antikrim, pa dallim politik dhe etnik, sidomos ja vlen të përmenden aksionet në Veri të Kosovës kundër krimit e kontrabandës, rasti „Brezovices“ ku në këtë krim të organizuar janë të implikuar shumë nga ish udhëheqësit e pasluftës si dhe familjar të tyre, e që te popullata po arrihet një efekt pozitiv sepse populli po dëshiron që në të vërtetë të luftohet krimi në përgjithësi, dhe tani me padurim po i presin disa ligje që duhet të miratohen dhe të jetësohen në praktikë, si vlerë e luftimit të krimit, sikur që është ligji i konfiskimit të pasurive të pajustifikuara. Derisa ky ligj është në pritje për lexim të dytë në Kuvend, është shumë e pritshme që në vitin vijues ai të miratohet pa vonesë dhe të fillon të zbatohet. Është shumë e pritshme që

më në fund, viti 2023, do të jetë vit i fillimit të zhveshjes së të pasurve nga pasuria e vjedhur për dy dekada, nga ish pushtetarët dhe oligarkopolitikët e pasuruar në kundërshtim me ligjin, pasi që Komisioni për Legjislacion e ka dërguar në Kuvend, për lexim të dytë Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligj ky i finalizuar dhe i harmonizuar tani edhe me opinionet profesionale të Komisionit të Venecias. Gjithsesi se tani është edhe një hap më afër krijimit të Byrosë shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat, komentimet amendamentimet dhe propozim plotësimit e ligjit, dhe Komisioni për Legjislacion e ka miratuar të plotë raportin me amendamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Për të qenë krejtësisht në funksion të çështjes së cilës i dedikohet, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias, ekspertët e atjeshëm, është adresuar nevoja për ndryshimin/sqarim të disa nga përkufizimet që kanë qenë në Projektligj siç është çështja e palëve te treta, përkatësisht palëve me interes juridik. Është adresuar çështja e mbikëqyrjes së ku është paraparë një mekanizëm tërësisht i pavarur me përfaqësues nga institucionet pavarura të kategorisë kushtetuese dhe ligjore, siç janë një gjyqtar i gjykatës Supreme, kryesues, pastaj anëtarë Auditori i Përgjithshëm, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Një zëvendës i Avokatit të Popullit i caktuar nga Avokati i Popullit si dhe Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, ky komisioni përpos që do ta mbikëqyrë punën e Byros, do ta zhvilloj edhe procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm, në një procedurë të përcaktuar në detaje e cila garanton proces me integritet, dhe në fund të procesit do ti rekomandoj Kuvendit emrat e kandidatëve më të suksesshëm dhe atë jo me pak se dy (2) e as më shumë së pesë (5) kandidat, njërin nga të cilët do ta emëroj Kuvendi, sipas dispozitave përkatëse në fuqi.

Po ashtu është adresuar edhe çështja e inicimit të procedurës së verifikimit të pasurisë mbi bazën e informatave të besueshme lidhur me pasurinë e pajustifikueshme duke i specifikuar qartë këto situata, për më tepër është përcaktuar se organet ligj-zbatuese siç janë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës, Njësiti për Inteligjencë Financiare, Noterët dhe Përmbaruesit Privat, të cilët obligohen që sipas kërkesës nga Byroja në mënyrë aktive t’i ofrojnë pa vonesë informatat e kërkuara, po ashtu është qartësuar edhe çka nënkupton informatë e besueshme e cila është: dokument, provë, dëshmi apo e dhënë, e cila lë të kuptojë që ka mospërputhje në mes të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së krijuar. Është adresuar edhe çështja e verifikimit të pasurisë e cila bëhet për pasurinë e fituar gjatë periudhës se ushtrimit të funksionit publik nga ana e personit zyrtar, përveç, kur Byroja vlerëson apo konstaton se pasuria e personit zyrtar e fituar pas periudhës së ushtrimit të funksionit publik është në masë të madhe më e lartë së të hyrat e tij të ligjshme apo pasuria e fituar gjatë periudhës se ushtrimit të funksionit publik nga ana e personi zyrtar, mund të zgjerohet verifikimi edhe për periudhën pasi që zyrtari publik nuk ushtron më funksionin publik, kjo periudhë nuk mund të jetë me gjatë se pesë (5) vite pas përfundimit të funksionit.

Është përcaktuar edhe aspekti i trajtimit me prioritet të rasteve, përkatësisht është Drejtori i Përgjithshëm ai i cili do të ketë përgjegjësi që të vlerëson në pamje të parë lartësinë e shpërputhjes së pasurisë me të hyrat e ligjshme duke i dhënë prioritet rasteve nga vlera më e lartë e shpërputhjes deri tek pragu i përcaktuar me dispozitat e ligjit, prag i cili është prej njëzetepesëmijë (25.000) euro Me këtë ligj adresohet edhe çështja e masës së përkohshme të sigurimit të pasurisë, e cila kurdo përpara ose pas paraqitjes së propozimit për konfiskim, me propozimin e zyrtarit të Byrosë, Gjykata mund të caktojë këtë masë, pa njoftim dhe dëgjim paraprak të palës në procedurë, nëse Byroja e bënë të besueshëm pretendimin për ekzistimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe se masa e përkohshme është e bazuar në prova të mbledhura në procedurën e verifikimit dhe është urgjente dhe se me veprim ndryshe, pasuria mund të tjetërsohet, asgjësohet apo në çfarëdo forme nuk do të jetë në dispozicion të atij personi, duke i përcaktuar këto masa në listë jo shteruese.

Me këtë ligj, është adresuar edhe çështja e obligimeve të palëve gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatë, ashtu që, Byroja i paraqet provat para Gjykatës lidhur me përmbushjen e standardit civil të vlerësimit të gjasave, se pasuria që është objekt shqyrtimi është e pajustifikueshme, kurse po ashtu edhe pala në procedurë në seancën e shqyrtimit, duhet të provojë se pasuria që është objekt i propozimi, ka prejardhje të justifikueshme. Po ashtu raportohet se është adresuar edhe çështja e pasurive zëvendësuese, e cila konfiskohet në rastet kur nuk është e mundur të konfiskohet pasuria e propozuar për konfiskim dhe është specifikuar vlera, sipas vlerës së pasurisë në treg në kohën e vendimit të Gjykatës.

Me versionin final të ligjit të harmonizuar nga ekspertët e Venecias janë rishikuar afatet me theks të veçantë janë rritur afatet për ushtrimin e mjeteve juridike të palëve në procedurë, ku adresohen të drejtat e palëve me interes juridik dhe procedura e përfshirjes së tyre në rastin ku ata e kanë interesin e tillë juridik, adresohet çështja kur krahas procedurës së zhvilluar sipas Projektligjit, zhvillohet edhe qartëson rastet e pezullimit të procedurës së konfiskimit nga Gjykata në rast të zhvillimit të një procedure penale. Po ashtu, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, adresohet çështja e kompensimit të palëve në rast të pezullimit të pasuksesshëm të procedurës së konfiskimit, qartësohet se kjo çështje rregullohet nga një ligj tjetër në fuqi, përkatësisht Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve.

Për një luftim serioz të krimeve në përgjithësi do të hapet një etapë e re kundër krimit të organizuar të instaluar për dy dekada nga mafio politika në institucionet e shtetit me kapje të drejtësisë dhe gjithë pushtetit publik e politik, për ta konfiskuar pasurinë e pa merituar në arkën e shtetit. Dhe nëse në këto mënyra fillon të luftohet krimi në përgjithësi, tani edhe Kosovës shumë shpejtë kanë me ju hap dyert drejtë shteteve të BE-së, dhe qytetaret do i vërejnë përparësitë e një kohe ku në mënyrë serioze luftohen gjërat e inkriminuara në mënyrë ligjore, prandaj të gjitha gjasat janë se edhe ndërkombëtarët do të investojnë në Kosovë ku do të hapen vende të reja pune me të ardhura të mira mujore, dhe me këtë do të ndalet edhe migrimi i rinisë në shtete të huaja, dhe standardi i të jetuarit do të ndryshoj në pozitivitet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".