
Lexoni edhe:
Përveç prokurorisë dhe gjykatave, Vettingu do ta godet strukturën e krimit të maskuar edhe në radhët e policisë
Shkruan:Dr. Hysni Aliu
Kushtëzimi që ju bë kryepeshkopit serb për të hyrë në Kosovë, me kërkesën për shprehjen e keqardhjes paraprake për bashkëngjitjen e një prifti të kishës serbe barrikaduesve të armatosur në veri, dhe për hyrjen e tij ilegale në Kosovë duke anashkaluar trupat e KFOR-it dhe policinë e Kosovës, bëri një bujë të madhe në Serbi, por kësaj buje fatkeqësisht ju bashkëngjit edhe ambasadori Hill, i cili tha që kjo nuk bënë të ndodhë më. Po shihet haptas që Serbia po dërgon herë sportistë, herë priftërinjtë, herë vizitor të varrezave e herë të kishave e manastireve, e herë politikan të caktuar në mënyrë që ta provokon Kosovën, e këtë ta përdorë si adut për ta fajësuar Kosovën si një ” provincë ” antidemokratike, që nuk respekton të drejtat themelore të njeriut. Vizita e planifikuar e kryepeshkopit serb në një gjendje lufte në mes Kosovës dhe Serbisë ishte në shërbim të kësaj politike. Për mua e besoj edhe për perëndimin, në momentin që një predikues fetar merret me politikën, aj nuk mbetet më predikues fetar e as nuk e meriton respektin e një predikuesi. E kam dëgjuar me vëmendje deklaratën e kryepeshkopit serb, deklaratë e cila në thelb ishte shumë politike. Po jua argumentoj pse:
Ai tha, po e citoj” shqiptarët dhe serbët kanë jetuar bashkë, së paku 5 shekuj dhe duhet të jetojnë bashkë, duke shtuar pastaj që serbët janë qe 15 shekuj në Kosovë e Metohi e shqiptarët qe 5 shekuj” a kjo histori apo politik apo është besim fetar, kjo pyetje është për z. Hill. E dyta, ai tha, kur ju referua Kosovës në fund të fjalës se ti ” në krahinën jugore serbe , pra në Kosovë, a është kjo politikë apo histori apo fetare zoti Hill? Pastaj a është politike apo fetare takimi i rregullt i kryepeshkopit serb me Vuçiqin, sidomos pasi që Vuçiq tërë kohën flet për lufte, ngriti nivelin e gatishmërisë së ushtrisë e policisë në nivel lufte dhe futi edhe policinë nën komandën e ushtrisë, a është ky besim fetar apo politik apo diçka tjetër. A është çështje fetare, kur kryepeshkopi serb i quan kërkesat e Kosovës për distancim të kishës serbe nga prifti që vizitoj luftënxitësit e Vagnerit, e çetnikët e Vuçiqit, duke quajtur kërkesën e Kosovës si komike, apo është kjo politike.
A është politike krahasimi i Vatikanit dhe Papës që kurrë në jetë nuk jep prononcime politike por vetëm paqeje, me kryepeshkopin serb dhe patriarkun e Pejës që tani e quan si Vatikani i Serbisë.
Pas kësaj hyrje po i kthehem temës për të cilën vendosa të shkruaj: Pasi që jo vetëm ambasadori Hill, pore edhe shumë aktor të tjerë vendor dhe ndërkombëtare, gjërat po i shikojnë bardh e zi, dhe nuk po merren me argumente shkencore për gjërat e caktuara, unë po duhet dhe po detyrohem të shkruaj për të ja zgjuar së paku dikujt mendjen e shëndoshë në mënyrë që bota ku jetojmë të jetë më e mirë, më paqësore dhe më demokratike.
Fatkeqësisht kësaj here u detyrova të merrem me kryepeshkopin serb, jo sepse është serb, pore sepse doli nga roli i tij, pore edhe më herët kam menduar të shkruaj për një temë që askush nuk po e shtjellon me vëmendje dhe me shumë ngjyra e jo vetëm bardh e zi. Një qasje e gabuar ndaj çështjeve të mëdha, nxit deformimin e asaj çështje madhore. Po ua përmendi vetëm disa aspekte ku po bëhen gabime të mëdha. Lexoni me kujdes dhe mendoni thellë ju lutem: Titulli ose profesioni, funksioni, gjinia, janë çështje që paraprakisht e përcaktojnë nivelin që duhet të ketë një aspekt i caktuar, por nuk e përcaktojnë kualitetin e as nuk janë të paprekshme e as të respektueshme me çdo kusht kur është në pyetje individi apo udhëheqësi me titullin e caktuar.
Gabimi numër një: kategorizimi i njerëzve në bazë të gjinisë femërore apo mashkullore si dy gjini me të drejta të ndryshme, këtë e shohim sot në botë çdo dit, ku gjinia femërore, paraprakisht mendohet si më e dobët e trajtohet në mënyrë të vrazhdët për të mos thënë mizore, përse, sepse është femër. Kjo ndodhë më tepër në botën islame por edhe në besimet e tjera fetare atje ku ka më shumë varfëri dhe më shumë prapambeturi në edukatën arsimore. Gabimi numër dy: Profesioni. Kemi shumë profesione, psh. doktorët, profesorët, gazetarët,
ku titulli e përcakton paraprakisht paprekshmërinë e tij.
Kemi pas raste në botë që kemi identifikuar mjek që kanë vrarë me medikamente pacientët e vetë, apo teknik medicinal , apo Titulli profesor, raste të pafundme kur profesorët i kushtëzojnë nxënësit ose studentët me ofrim seksi për të kaluar provimin, apo gazetar, kemi pas raste kur gazetarët për një grusht para e kanë shitur dinjitetin e vet atdhetar, duke i shërbyer krimit.
Apo të dalim tek predikuesit fetar, raste të panumërta të përfshirjes së tyre në afera seksuale, ndërsa për kishën serbe e ruse, tipike përfshirja e predikuesve fetar pravosllav në çështjet politike si rrjedhojë shfrytëzimi i funksionit për të nxitur luftëra të përgjakshme dhe terrorizëm. Apo përfshirja e disa predikuesve të besimit mysliman në nxitjen e urrejtjes dhe terrorizmit.
çka po dua të them me këtë? Po dua të them që kjo mënyrë e të menduarit siç e ceka më lart, është mënyrë bardh e zi, që ju përshtatet dhe e përdorin vetëm naivët ose dashakqinjët që veten e shohin mbretër e të tjerët skllevër. Po dua të them që edhe pse titulli mundet të merret pa pasur vlera, prapëseprapë i takon një shoqërie që të bënë të detyrueshëm mbajtjen e vlerës njerëzore e profesionale para titullit. Kur vlerat mungojnë, atëherë titulli automatikisht duhet ta humb vlerën e vetë, pra bëhet inegzistent.
Psh. Ka me mijëra raste kur mjekut i merret licenca e punës, sepse ka devijuar nga profesioni, dhe si i tillë është i dëmshëm, edhe pse e ka titullin doktor apo profesor. Ose edhe më thjesht ta shpjegoj: nënave që e lindin dhe e rritin fëmiun, ju merret e drejta për të jetuar apo kujdesur për fëmiun e vet nëse vlerësohet që ajo ka devijuar nga roli i nënës, njëjtë me baballarët. E përse pra predikuesit fetar apo gazetarët qenkan në gjeneralitet, pa marr parasysh vlerave të tyre profesionale dhe mesazhit që përçojnë , qenkan të paprekshëm, të shenjtë dhe të respektueshëm në mënyrë absolute pa marr parasysh se si e kryejnë profesionin e tyre dhe çfarë mesazhi qojnë? Kjo është pyetje për ata që e konsiderojnë veten të paprekshëm si rrjedhojë e profesioni, dhe për ata që mendojnë që profesioni apo prejudikimi fetar i dikujt duhet të jetë përcaktues i paprekshmërisë dhe i rrugëve të hapura për ta, pa marr parasysh se çfarë rruge ndjekin.
Perse ju vunë sanksionet dhe ju bllokuan fondet kishës ortodokse Ruse nga perëndimi, ju e dini, sepse u vërtetua që ata ishin nxitës dhe përkrahës të luftës në Ukrainë. Tani vjen pyetja për zotin Hill, për të cilin kam respekt por po detyrohem ta kundërshtoj si një njeri i librit, se çka dallon kisha serbe me atë ruse, ku dihet që çdo gjë në Bosnje, në Mal të Zi dhe Kosovë po udhëhiqet nga kjo kishë dhe z. Vuçiq. Përse po na u dashka të lejohet një njeri që përfaqëson një krijesë luftënxitëse të jetë ky edhe kryepeshkopi të vjen në shtetin tënd dhe të përhapë armiqësi e luftë, a mundeni që të paramendoni një predikues i mundshëm islamik që nxit urrejtje ndërnacionale apo terrorizëm që të vizitoj pikërisht atë vend kundër të cilit punon natë e ditë?
Paramendoni sikur kryeministri Kurti apo presidentja Osmani të takohej dy herë në ditë me kryetarin e Bashkësisë Islame, katolike apo ortodokse në Kosovë e të fliste për politikën.
Jam krenar që jam shqiptar, një komb i cili të gjitha besimet fetare i ka për mirësi dhe dashuri e jo për urrejtje e përçarje.
Respekti pa kushte e pa kufi, dashuria pa kushte e pa kufi, mungesa e meritokracisë, llogaridhënies, mungesa e pasojave për devijimin nga rruga që të takon ta ndiqesh, dhe tolerimi i këtyre çështjeve nga politika dhe shoqëria, është mënyra më e sigurt për të dështuar. Po e përfundoj me një thënie timen ” heshtja ndaj të keqes është pothuajse më e dëmshme sesa veprimi i keq” sepse veprimin e keq e kryen individi ndërsa heshtja është grupore dhe heshtja shton mundësinë e përsëritjes së të keqes.
Lus Zotin dhe shpresoj që kisha serbe dhe kryepeshkopi i tyre të vetëdijesohen dhe ti kthehen profesionit të tyre, detyrë që kanë për të dhënë mesazhe paqeje , e si rrjedhojë që kurrë më në jetë të mos ketë nevojë për ta kushtëzuar hyrjen e tij në Kosovë. Kështu janë duke vuajtur njerëzit e pafajshëm, ndërsa këto veprime i shërbejnë vetëm dreqit e jo njeriut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".