Përveç prokurorisë dhe gjykatave, Vettingu do ta  godet strukturën e krimit të maskuar edhe në radhët e policisë

Përveç prokurorisë dhe gjykatave, Vettingu do ta  godet strukturën e krimit të maskuar edhe në radhët e policisë

Hajrullah Tërnava

  • 28 December 2022 - 16:52

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava 

 

Me ligjin Vettin kërkohet të zhvillohet një spastrim gjeneral  sepse  nëntoka e krimit të organizuar, SHIK-u dhe QPK-ja e kundërligjshme e PDK-së, me kohë është përkujdesur që të instalon strukturat e veta kriminale, gjysmë ilegale por edhe legale, në të gjitha hallkat e pushtetit, duke filluar nga ato të sigurisë, administratë publike dhe institucionet përfaqësuese politike, prandaj edhe synimi dhe qëllimi për pastrim dhe dekriminalizim përmes Vettingut do të jetë një proces sfidues, një luftë frontale e luftimit të krimit kudo që është instaluar dhe menaxhuar nga para politika e nëntokës kriminale, duke u fshehur prapa veprimeve kinse institucionale.

 

Në rrethanat kriminalizuese në të cilat tani gjendet Kosova, e kur pritet që pas miratimit të ligjit të Vettingut, ky ligj të jetësohet në të gjitha institucionet e Kosovës, gjë që është e kuptueshme se vetë fakti i jetësimit të këtij ligji mund ti ketë pengesat dhe vështirësitë e jetësimit, do të jetë proces sfidues dhe me mundësi të një rezistence të pritshme, sepse tani e mbi dy dekada ky vend është qeverisur nga „të fortit“ e vendit tonë pa asnjë përvojë politike të udhëheqjes, kurse në institucione, në poste të rëndësishme shtetërore u emëruan njerëz me lidhje të ngushta dhe të kontrolluar nga ata të „fortit“ e shtetit për të jua mbrojtur interesat e atyre. Tani kur shteti i ynë gjendet në këtë situate kaotike institucionale, e që si qëllim për një luftim të krimit në përgjithësi, është ligji i  Vettingut, edhe ky ligj do të sfidohet për tu realizua që të sjell ligjshmëri në institucionet e Kosovës, dhe njëherë e përgjithmonë ky vend të merr formën e plotë të shteteve të avancuara të BE-së. Koha do ta dëshmoj në të ardhmen nevojën e zbatimit të këtij ligji por në një  numër të madh të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, duke filluar nga gjyqësori dhe prokuroria, deri në Policinë e Kosovës dhe strukturën e AKI-së. Me ligjin Vettin kërkohet të zhvillohet një spastrim gjeneral  sepse nëntoka e krimit të organizuar, SHIK-u dhe QPK-ja e kundërligjshme e PDK-së, me kohë është përkujdesur që të instalon strukturat e veta kriminale, gjysmë ilegale por edhe legale, në të gjitha hallkat e pushtetit, duke filluar nga ato të sigurisë, administratë publike dhe institucionet përfaqësuese politike, prandaj edhe synimi dhe qëllimi për pastrim dhe dekriminalizim përmes Vettingut do të jetë një proces sfidues, një luftë frontale e luftimit të krimit kudo që është instaluar dhe menaxhuar nga para politika e nëntokës kriminale, duke u fshehur prapa veprimeve kinse institucionale. Për këtë ministrja bëri të ditur se një Vetting për sistemin e sigurisë është në plan-program të kësaj Qeverie, duke thënë se me këtë është duke punuar Ministria e Punëve të Brendshme. “Është më e lehtë dhe siç e dini ne e kemi në program edhe Vettingun në sistemin e policisë. MPB është duke punuar në këtë drejtim dhe rrethanat në Veri kane bërë që mos të dakordohemi më shumë në këtë proces. Është më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuese”, tha ajo.

Ajo duke folur për sistemin e drejtësisë ka thënë se Vettingu është shtylla kryesore e funksionimit demokratik të një shteti. Haxhiu, deklaroi se ky proces ka qenë ndër objektivat kryesore të kësaj Qeverie. Pozitiv është fakti  që institucionet kanë  kërkuar një opinion nga Venecia dhe opinioni i tyre ndonëse nuk e përkrah 100 për qind atë që e ka propozuar Qeveria për një Vetting të përgjithshëm të sistemit të drejtësisë, megjithatë janë marr për bazë të gjitha ato vërejtje dhe rekomandime . Është pozitiv fakti që Qeveria dhe Kuvendi janë pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias , edhe pse ato rekomandime nuk janë të obligueshme. Në seancën e Komisionit të Venecias ku u diskutua Projektligji për Byronë Kosovare të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, institucionet e Kosovës kanë marr komplimente të mëdha nga komisionari, i cili deklaroi se Kosova është shembull i marrjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Të martën e 20 dhjetorit, është konstituuar komisioni për Vetting dhe tani ky proces legal do të merr kahen e finalizimit gradual. Nëse ligji i Vettingut jetësohet nëpër të gjitha institucionet e shtetit, ashtu sikur që ishte dashur, atëherë Kosova shpejt do të spastrohet nga njerëzit e kriminalizuar që ishin nëpër poste të larta shtetërore,  do të dëshmohet si shembull edhe për shumë shtete tjera që duhen ta marrin Kosovën si model, se si luftohet krimi në përgjithësi, prandaj Kosovës shpejtë do ti hapen dyert drejtë BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare që pretendon të bëhet anëtare si shumë shtete të tjera  të botës që janë të kyçura në ato institucione

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".