Kush po vë barrikada atje?

Kush po vë barrikada atje?
Kush po vë barrikada atje?

Mehdi Hyseni

  • 04 January 2023 - 20:07

Shkruan Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Jo trupa  e as “koloni moderne” serbe në Kosovën shqiptare !

 

-Sepse Kosova është shtet i dekolonizuar nga Serbia kolonialiste (1912-1999). Serbia gjenocidale kolonialiste s’ka të drejtë të dërgojë trupa ushtarake e as policore në Kosovën e   pavarur shqiptare, sepse më shumë se 150 vjet ato kanë  vrarë dhe shfarosur shqiptarët e pafajshëm vetëm pse ishin autoktonë në tokat e tyre etnike, me qëllim që  t’i popullonin me  ardhacakë (doshlakë) të stepave të Siberisë së largët aziatike.

Prandaj, edhe nëse Serbia njëmijë herë kërkon nga KFOR-i, që t’i dërgojë njësitet e saj ushtarake dhe policore, këtë kërkesë të presidentit Aleksandër Vuçiq, nuk duhet plotësuar as qevera e Kosovës, as NATO-ja e as Amerika, sepse është e jashtëligjshme dhe antikushtetuese, si dhe në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke qenë se asnjë shtet i huaj nuk ka të drejtë të dërgojë ushtrinë a policinë e tij në një shtet tjetër kinse për ta “mbrojtur” minoritetin e vet. Kjo është jo vetëm padrejtësi, por edhe çmenduri sui generis e Serbisë, të ndërhyjë në punë të brendshme të Kosovës kinse për të mbrojtur me forcë (me ushtri dhe me polici) minoritetin serb!?

 

Trepça e artë është preteksti I barrikadave dhe i sulmeve serbe, jo Albin Kurti !

Ndonëse Beogradi po i kërcënohet me luftë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për shkak të “Trepçës”, jo për shkak të padrejtësisë ndaj minoritetit serb !-Çdo trajtim ndryshe është dieltant dhe në mbështetjen e politikës kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë (1856-2023).

-Presidenti Vuçiq së bashku me kryeministren Ana Bërnabiq dhe me nënministrin, përkatësisht ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq së bashku me KOS-in po e  gënjejnë Amerikën, BE-në, NATO-n dhe EULEX-in jo për ta mbrojtur minoritetin serb, por për ta ripushtuar dhe për ta shfrytëzuar Minierën “Trepça”,  e cila është e pasur me qindra e mijëra tonelata ari, argjend, zink, plumb dhe bakër. Kjo është prapavija e luftës politike, diplomatike dhe propagandistike e       regjimit andidemokratik dhe antipaqësor të Serbisë kolonialiste dhe militariste të presidentit Aleksandër Vuçqiq, jo “serbët e diskriminuar” dhe të “pambrojtur” në Kosovë!? –Kjo është floskulë kakofonike dhe simfonike e qeverisë dhe e Kishës Ortodokse Serbe për ta mashtruar opinion publik të brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

-Vetëm   çetnikët nacionalshovinistë, fundamentalistë dhe fashistë serbomëdhenj po gënjejnë Amerikën, NATO-n dhe BE-në, se minoritarëve serbë po u kanoset “spastrimi etnik” dhe “përndjekja” e tyre në Serbi. Kjo propagandë e strategjisë frikësuese, e dirigjuar dhe e diktuar nga establishemnti serb i Beogradit, është kundër mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të minoritetit serb në Kosovë, me qëllim që t’i paraqesë si “viktima” të qeverisë së Albin  Kurtit, ashtu sikurse veproi dikur kryekrimineli Slobodan Milosheviq me makinerinë e tij politiko-propagandistike, mediale, policore, paramilitare dhe militare, se gjoja serbët “ishin të rrezikuar” nga “spastrimi etnik” dhe nga “dëbimi i dhunshëm e brutal” nga Kosova për në Serbi (1989-1999)!?

Kjo rrenë e sajuar në mënyrën më perfide nga ana e sherbimeve sekrete (civile dhe ushtarake) serbe dhe të Kishës Orotodokse Serbe pati ndikuar drejtazi dhe zhdrejtazi, që regjimi çetniko-fashist policor, paramilirtar dhe militar i Slobodan Milosheviqi, t’i arrestonte, t’i burgoste, t’i vriste dhe t’i masakronte në mënyrë masive shqiptarët në Kosovë (1989-1999), gjoja si hakmarrje për “shpërnguljen e dhunshme” të minoritetit serb nga Kosova në Serbi.

Serbët e Kosovës kanë migruar në Serbi, jo, nuk kanë braktisur Kosovën, si emigrantë apo refugjatë !

Po, kjo është më se  e vërtetë, mbase jam dëshmitar i gjallë, jo më pak se 70 vjet, serbët që kanë pasur mundësi kanë migruar ku kanë gjetur kushte më të mira jetese, zhvillimi dhe përparimi, jo vetëm në Serbi, por në mbarë ish-RSFJ-në (sidomos në Slloveni, në  Kroaci e në Vojvodinë etj.).  Kjo ka ndodhur kështu, sepse serbët si populli më i madh në numër dominonin në pushtetin shtetëror (me gjithë faktin se republikat ishin formuar mbi bazën e parimit nacional).

Prandaj, serbët ishin më të privilegjuarit në ish-RSFJ, kuadrot e tyre politike, diplomatike, të punëve të brendshme,  mediatike, ushtarake ..etj., e kishin fjalën kryesore në marrjen e vendimeve për çdo gjë, që atyre u shkonte për shtati për t’i realizuar interesat e veta, në krahasim me nacionalitetet e tjera, edhe pse kishin republikat e tyre, zotë në shtëpinë e tyre ishin serbomëdhenjtë me “drapër dhe me çekiç, të shtirur nën flamurin e PKJ-së dhe të “bashkim-vëllazërimit”.

Pra, serbomëdhenjtë e kishin pushtetin në duart e tyre, jo shqiptarët si “minoritet” prej 90 për qind, të cilët nuk kishin republikën e tyre, nuk kishin kurrfarë pushteti drejtues dhe mbizotërues, që të mund t’i përzënin minoritarët serbë jashtë Kosovës (1945-1989).

Prandaj,  sajesa politiko-kishtare, propagandistike, publicistike, mediatike dhe kuazishkencore “dëbimi me dhunë” e “me zullum” i serbëve nga shqiptarët në viset e tjera më të pasura dhe më të zhvilluara të ish-RSFJ-së,  është një gënjeshtër e madhe, sepse që nga vitet ’60,  ’70, ’80 dhe ‘90  të shekullit XX, asnjë serb nuk ka emigruar në Serbi për shkak të trysnisë së shumicës dërrmuese shqiptare, por thjesht  me vetëdëshirë dhe, krejtësisht në mënyrë të vullnetshme për interesa të tyre ekonomike ,për standard më të lartë jetese, duke përfituar vende pune  në organet dhe në instiucionet më të larta të shtetit të RSFJ-së, banesa e shtëpi banimi, si dhe privilgje të tjera në dëm të serbëve vendës në Beograd, në Nish, në Kragujevc, në Krushevc, në Kralevë, në Novi-Sad…etj. Pra, në ’70 vitet e fundit, asnjë serb nuk e ka braktisur Kosovën, si rrjedhim i  “diskriminimit” apo i “trysnisë” së shumicës dërrmuese shqiptare apo nga qeveria autonome e Kosovës, ku fjalën kryesore e kishin kuadrot politike serbo-malazeze, që së bashku me shqiptarët e drejtonin pushtetin e athershëm të KSAK. Kështu që nuk mund të bëhej fjalë, se gjoja shqiptarët si shumicë dërrmuese (mbi 90%) ushtronin trysni në “dëbimin” e minoritarëve serbë nga Kosova për në Serbi, në Kroaci, në Vojvodinë apo në Slloveni.

Kosova është realitet i ri, s’vlen Rezoluta 1244

Pavarësisht se çfarë shkruan në Aneksin 2 të Rezolutës 1244 të KS –së së OKB-së për kthimin e një numri të forcave të Serbisë, kjo juridikisht dhe me Kushtetutën e Kosovës, është nul, është e pavalefshme, duke qenë se Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga 140 shtete të OKB-së. De fakto dhe de jure Rezoluta 1244 e KS-së së Kombeve të Bashkuara ka pasur efektin e saj juridik obligues vetëm deri më datën historike 17 shkurt 2008, kur Kosova është shpallur dhe është njohur si shtet i pavarur dhe sovran. Prej kësaj date të njohjes së shtetësisës së Kosovës e deri më sot, janar 2023, Rezoluta 1244 e KS-së nuk ka kurrfarë vlere juridike ndërkombëtare, e as sipas së drejtës së brendshme dhe Kushtetutës së Kosovës, edhe pse kjo ende nuk është shfuqizuar nga KS-ja e OKB-së për shkak të VETO-s së Rusisë së Vladimir Putinit. Kjo për shtetin e pavarur të Kosovës, është vetëm një zero e madhe në letër, pa kurrfarë vlere, duke qenë se Kosova nuk është nën mandatin e protektoratit ndërkombëtar të OKB-së, sepse ka institucionet dhe organet e veta drejtuese dhe qeverisëse  të vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Së pari, Beogradi t’i përmbushë këto 6 kushte

Nëse presidenti Aleksandër Vuçiq me kamarilën e tij shtetërore dëshiron që t’i dërgojë trupat ushtarake a policore në Kosovë, gjoja për ta “mbrojtur” minoritetin serb, atëherë, qeveria e Serbisë,së pari, duhet t’i plotësojë këto kushte:

(1) Kërkimfalje kolektive për dhjetë (10) gjenocidet e kryera ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike (1876 – 2023);

(2) Pagimin e reparacioneve të luftës së fundit (1989-1999), si dhe dëmshpërblimin 100-vjeçar për shfyrtëzimin dhe për plaçkitjen e pasurive nëntokësore, siç janë “Trepça”, “Obliqi”, “Ajvalia”, “Ferronikeli” etj., si dhe të atyre mbitokësore (1912-2023);

(3) Dekolonizimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës;

(4) Njohjen de fakto dhe de jure të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008);

(5) Lirimin e të gjithë të burgosurëve politikë nga burgjet e Serbisë;

(6) Si dhe dokumentacionin e mbi “2647” shqiptarëve të kidnapuar në Kosovë(1998-1999), që edhe sot evidencohen si “persona të pagjetur”

Nèse, të paktën plotësoheshin këto gjashtë (6) kushte, me gjasë se, do të hapeshin shtigjet e komunikimit dhe të dialogimit mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin dhe për vendosjen e marrëdhënieve reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndryshe, kushtëzimet dhe barrikadat e Serbisë në Veriun e Kosovës për të shpërthyer “tampon zonën” e integritetit territorial të Kosovës, do të vazhdojnë edhe më tej, madje me agresivitet dhe me kërcënim edhe më të madh, duke testuar dhe  abuzuar edhe me durimin e faktorëve politiko-ushtarakë ndëtkombëtarë në Kosovë (KFOR dhe EULEX).

Një sjellje e tillë arbitrare dhe e papërgjegjshme e Serbisë, duke ndërhyrë në çështje të brendshme të Kosovës, duke manipuluar me minoritetin serb, gjoja për ta “mbrojtur” edhe me ushtrinë serbe, nuk ka kurrfarë mbështetje ligjore, por çon drejt ashpërsimit  dhe përkeqësimit të mëtejmë mes Kosovës dhe Srbisë, me rrezik potencial të shpërthimit të një lufte të re, përmes së cilës presidenti Vuçiq, qeveria, kuvendi, masmediat dhe Kisha Ortodokse Serbe janë mobilizuar dhe dakroduar sikurse dikur me kryekriminelin Slobodan Milosheviq për ta ripushtuar dhe rikolonizuar Kosovën, dhe për t’i maskaruar dhe shfarosur shqiptarët, jo më pak se “11.800” ; “2647” të kidnapuar (edhe sot të evidencuar si të pagjetur); mbi “22 mijë” gra shqiptare të dhunuara, si dhe mbi “1 milion” shqiptarë të dëbuar me dhunë dhe me terror nga Kosova.

Sa më sipër, derisa Serbia nuk i plotëson të paktën 6 kushtet e theksuara më sipër, nuk ka të drejtë ligjore të dërgojë asnjë ushtar a polic të saj në Kosovë.

Mirëpo,  nëse Serbia e njeh Kosovën, dhe pranon të hyjë në NATO, atëherë vetëm nën mandatin dhe nën uniformën ushtarake të NATO-s, mund të shkelë në Kosovë ndonjë ushtar i saj, sikurse që janë ushtarët kroatë, sllovenë, malazezë dhe sllavomaqedonë, bullgarë, rumunë, hungarezë, polakë, turq etj. Ndryshe jo, mbase siç është shprehuar me të drejtë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani : “ Në territorin e e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë e ushtarë të Serbisë, ngase kjo po kërcënon me agresion policor dhe ushtarak, duke dëshmuar vazhdimësinë e mendësisë hegjemoniste. Kjo ëndërr e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".