Mjerë ky popull kush e përfaqëson në Parlament

 Mjerë ky popull kush e përfaqëson në Parlament
 Mjerë ky popull kush e përfaqëson në Parlament

Ismail Muçiqi

  • 09 February 2023 - 19:12

Shkruan: Ismail Muçiqi

Parlamenti i Kosovës është bërë pasqyrë për gjendjen destruktive të grupeve Parlamentare të papërgjegjshme ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit. Nuk ka ndodhë as në sistemin komunist që përfaqësuesit e popullit të keqpërdorin votën e qytetarëve në këtë mënyrë që është duke ndodhur në shtetin e pavarur demokratik. Na shqetëson oportunizmi i Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca në udhëheqje të mbledhjes të Parlamentit ku Deputetet sillën si në haj pak. Në Parlamentin tonë Deputetët vijnë dhe dalin sa here tu teket duke e pamundësuar forumin për të marr vendime kapitale për interesat e popullit dhe Shtetit. Kjo u pa edhe sot kur në rend të ditës ishin çështjet madhore si ajo votimi i ligjit për formimin e “byros për konfiskimin e pasurisë” të arritur përmes mënyrave abuzive dhe të pajustifikueshme.

Se me të vërtetë një numër i Deputetëve  po përdor mënyra më të ndryshme për ti parandaluar proceset në sundimin e ligjit u pa sot kur pjesa më e madhe e opozitës e lëshoj mbledhjen duke u munduar ta pamundësoj forumin për marrjen e vendimit për një ligj shumë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për Shtetin e Kosovës i cili në vazhdimësi është përkrahur edhe nga ambasadat e shteteve mike që veprojnë në Kosovë si dhe,  nga Komisioni i Venecias.  Komenti është i tepërt. Retorika frazeologjike e grupeve Parlamentare dhe e disa liderëve duke u thirrur në emër të pseudopatriotizmit për ti ruajtur interesat ekonomikofiananciare tani më është jo e besueshme për qdo njeri normal të Kosovës. Kjo po manifestohet edhe tani kur plani frankogjerman ka dalë në sipërfaqe për ndonjë marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe serbisë. Rreth këtij problemi pas të cilit qëndrojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës skena politike në Kosovë në vend që të bashkohet dhe të flasë me një zë karshi serbisë ajo gjithnjë e më shumë po përqahet për shkak të inateve dhe pa pjekurisë totale politike. Kështu nuk e donë populli, as nuk bëhet shteti!... 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".