Miratimi në kuvend i Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë mesazh për tu zgjuar nga gjumi edhe sistemi i kapur i drejtësisë

Miratimi në kuvend i Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë mesazh për tu zgjuar nga gjumi edhe sistemi i kapur i drejtësisë

Hajrullah Tërnava

  • 14 February 2023 - 15:17

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Tash e tutje nuk mundë dhe nuk duhet lejuar që të bëhet kompromis. Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë, dhe konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi faktike pa interesa politike.

 

Deputetët e zgjedhur nga populli e që i përfaqësojnë interesat e tyre në Parlamentin e Kosovës, duhet gjithnjë të jenë në shërbim të popullit,  sikur u tregua në miratimin me shumicë të Projektligjit të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, prandaj Kuvendi i Kosovës më në fund ka arritur që pavarësisht shumë pengesave dhe shantazheve nga ana e opozitës, ta miraton në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Me vetë faktin e miratimit të ligjit e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme tani do të jetë fillimi i zbatimit të këtij ligji, pas shpalljes së tij nga presidentja e shtetit, hapje e një epoke të re të luftës së pa kompromis kundër oligarkëve mafioz të pasuruar nga lidhjet e tyre me nëntokën e krimit të organizuar dhe zhvatje të buxhetit të shtetit. Gjithsesi se do të jetë zbatimi i këtij ligji edhe një obligim plus për angazhimin serioz të sistemit të drejtësisë për përballje me individët që u pasuruan në mënyrë të kundërligjshme, pasuria e të cilëve detyrimisht tani duhet verifikuar dhe në mungesë arsyetimi të krijimit të saj në mënyrë ligjore e të pastër, duhet vepruar edhe për ta konfiskuar. Jetësimi I këtij ligji është një hap i madh për kthimin e pasurisë së përvetësuar paligjshëm nga zyrtarët publikë tek qytetarët dhe institucionet tona, për zbatimin e të cilit duhet vepruar me ngulëm nën monitorim të ashpër të qeverisë edhe mbi sjelljet e sistemit të drejtësisë sepse me miratimin e këtij Projektligji plotësohet një premtim shtesë i Qeverisë Kurti nga pjesa e programit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tani pas miratimit të ligjit, Qeveria duhet të shkon pa vonesë, hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi që për projektligjin kanë votuar edhe nga një grup deputetësh të opozitës dhe kështu ka një koncensus më të gjerë politik për veprim dhe zbatim, sepse Kuvendi i Kosovës e ka kaluar ligjin me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës. Tash e tutje nuk mundë dhe nuk duhet lejuar që të bëhet kompromis. Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë, dhe konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi faktike pa interesa politike. Ligji ka kaluar nëpër disa faza të verifikimit dhe standardizimit me kriteret e BE-së, kështu që edhe opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë për të funksionuar dhe verifikuar pasurinë e secilit zyrtar publik të dyshuar. Ndërkaq vet ky institucion është garanci e vendosjes së drejtësisë për luftimin e intensifikuar të korrupsionit zyrtar duke i konfiskuar të mirat e përfituara paligjshëm nga të gjithë keqpërdoruesit e fondeve dhe pasurisë publike, pa dallime politike. Një luftim serioz i krimit kur është në pyetje pasuria e pajustifikuar, për të ardhmen do të ishte një mësim për gjeneratat në pushtet dhe ato në ardhje, se çdokush është i barabartë para ligjit, prandaj kush i keqpërdorë kompetencat e tyre sa janë në poste të larta-në pushtet, e që iu epet rasti për me përfitua dhe me u pasurua jo ligjshëm, të gjithë ata do të jenë objekt i investigimit-hulumtimit nga organet kompetente ligjore, prandaj kjo kulturë duhet të jetësohet në të gjitha institucionet e Kosovës, dhe të gjithë ata zyrtar që punojnë në institucionet shtetërore duhet të jenë shembull pozitiv në punët e tyre të përditshme.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".