Nikola Sanduloviq , shembull modern i ndërtimit të paqes në mes të popujve në konflikt qindravjeçare, thirrje e sinqertë pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve!

Nikola Sanduloviq , shembull modern i ndërtimit të paqes në mes të popujve në konflikt qindravjeçare, thirrje e sinqertë pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve!
Nikola Sanduloviq , shembull modern i ndërtimit të paqes në mes të popujve në konflikt qindravjeçare, thirrje e sinqertë pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve!

Agim Bajrami

  • 21 February 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Tani dalja në publik , si e Nikolla Sanduloviqit , apo edhe të individëve tjerë serbë , shqiptarët duhet mirëpritur , e sidomos kur kërkojnë falje, për të këqijat që ua kanë bërë shqiptarëve, gjyshërit e tyre, dhe pse jo, për hir të ardhmërisë së përbashkët, ti hulumtojnë mënyrat për të jetuar në paqe ndërmjet , shtetit të Kosovës dhe atij Serb , duke kërkuar dhe u pajtuar , që komuniteti shqiptarë brenda shtetit të Serbisë, t'i gëzoj të drejtat e avancuara kombëtare në Serbi , dhe modeli i avancimit të minoriteteve mund të merrej Kosova për komunitetet jo shqiptare sidomos minoriteti serb.

Rrënjët e mospajtimeve dhe konflikteve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve gjendën në të kaluarën e dhimbshme historike, prej largimit të perandorisë otomane , nga rajoni i Ballkanit, dhe në trojet shqiptare, nga fuqitë e atëhershme botërore, u lejua shtrirja territoriale dhe dominimit nga sllavët rus përmes vasalit të tij serbit sllav në Ballkan duke i aneksuar trojet shqiptare si,sanxhakun e Nishit që nga viti 1877, e banuar me shqiptarë ,ku në emër të luftës ruso –otomane Serbia ,duke vrarë e masakruar i dëbonte shqiptarët nga trojet e tyre nga Sangjaku i Nishit , ku sot e kësaj dite ende gjenden emërtime shqiptare nëpër vendbanimet e rajonit të Nishit. Shembulli tipik, është autori i këtij shkrimi ,që stërgjyshërit i tij vjen në Kosovë në vitin 1878, duke u shpëtuar nga vrasja e barbarisë serbe, ndërsa, vëllezërit dhe të afërmit tjerë të stërgjyshit janë vrarë në mënyrë barbare gjatë asaj kohe, dhe u janë marr pronat nga shteti i atëhershëm serb.

Dhe nga viti 1912, kur rajoni i Ballkanit të sotëm, po lirohej nga perandoria turke (otomane) , Serbia po zgjerohej duke aneksuar territoret e shqiptarëve, si Kosovën ,dhe rajonin e Sanxhaku i banuar me shqiptarë ,me viset tjera të banuara me shqiptarë, si Mali i Zi dhe Maqedonia e sotme ,komplet atëherë e banuar me shqiptarë ,shumica prej tyre të besimit krishterë , ku u detyruan të asimilohen në gjuhën sllave ,të shpërngulën , dhe të kolonizohen nga popullata sllave, në vendbanimet shqiptare, ku pas luftërave ballkanike dhe luftës së parë botërore,fuqitë evropiane ,si;Anglia,Franca dhe Rusia , lejuan që Serbisë përmes gjenocidit të ushtruar ndaj popullatës shqiptare të bëjë shtrirjen e Serbisë mbi vendbanimet shqiptare, për të vazhduar deri në qershor të vitit 1999 kur SHBA,dhe bashkësia ndërkombëtare,e mbështetën luftën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi, nga hegjemonia okupuese serbe ,kur edhe shqiptarët shpallën shtetin e Kosovës, më 17 shkurt 2008,e i cili është i njohur mbi 117 shtete të botës. Tani siç duket , ka individ serb, të cilët janë zgjuar , nga gënjeshtrat e legjendave dhe miteve të politikës, dhe akademisë të shkencës, arsimit dhe kulturës serbe ,që e tërë identitetin e vetë si popull, e kanë të ndërtuar në urrejtje dhe programe, për shfarosje të shqiptarëve, duke u munduar ti humbin gjurmët , se serbët jetojnë në trojet dhe kulturën shqiptare, duke i përvetësuar dhe falsifikuar, faktet dhe dëshmitë historike shqiptare, si të vetat.

Tani dalja në publik , si e Nikolla Sanduloviqit , apo edhe të individëve tjerë serbë , shqiptarët duhet mirëpritur , e sidomos kur kërkojnë falje për të këqijat që ua kanë bërë shqiptarëve gjyshërit e tyre, dhe pse jo, për hir të ardhmërisë së përbashkët, ti hulumtojnë mënyrat për të jetuar në paqe ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij Serb , duke kërkuar dhe u pajtuar ,që komuniteti shqiptarë brenda shtetit të Serbisë, t'i gëzoj të drejtat e avancuara kombëtare në Serbi dhe modeli i avancimit të minoriteteve mund të merrej Kosova , për komunitetet jo shqiptare sidomos minoriteti serb. Shqiptarët në Ballkan e sidomos ata të Kosovës , e kanë të kaluarën e tyre të ngjashme me përndjekjet e tyre biblike ,nga sllavët serb,sikurse në lindje të mesme , nga përndjekjet e hebrenjve nga bota islame. Prandaj , shqiptarët e mirëpritni secilin serb ,që zgjohet nga gënjeshtrat e botës serbe ,dhe u kërkojnë falje shqiptarëve , për të gjitha të këqijat që ua kanë bërë gjatë historisë ,duke hulumtuar mënyrat e kompensimit të dëmit material dhe jo material , ndaj shqiptarëve , dhe për hir të paqes dhe ardhmërisë së dy popujve!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".