Vetëm marrëveshja me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë është bazë e paqes së qëndrueshme ne Ballkan

Vetëm marrëveshja me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë është bazë e paqes së qëndrueshme ne Ballkan
Vetëm marrëveshja me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë është bazë e paqes së qëndrueshme ne Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 21 February 2023 - 07:28

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Teoria ideopolitike e shtetit të madh serb është krijuar shumë herët, por ka marrë dimensionin e vetë, kryesisht në kohën e Millosheviqit. Ai pati deklaruar: "Aty ku jeton një serb në Jugosllavi është Serbi". Me këtë ide u zhvillua lufta në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë. Po me këtë ideologji u veprua edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Tash, kjo "botë serbe" nëpërmjet " luftës për kryq", ka të njëjtin qëllim, atë të realizimit të shtetit të madh serb në Ballkan. "Lufta për kryq" është duke u zhvilluar tash e 20 vjet, që pas luftës së fundit në Kosovë nga kisha serbe.

- Sipas ftesës së bërë nga z.Borel, temë e dialogimit është plani gjermano-francez. Këtë e ka qartësuar ndërmjetësi i BE-së. Natyrisht, se edhe asociacioni do të bëhet temë. Kjo për faktin se SHBA-të e kanë paraqitur asociacionin si parakusht për dialogim mbi planin e BE-së. Kuptohet se shumë varet çështja nga aktorët e takimit më 27.02.23 në Bruksel. Çështjet do të paraqiten në radhitjen: 1. Asociacion dhe 2. Plani gjermano-francez. Këtë rend të punës nuk mundet Kosova ta pranon. Asociacioni duhet të shkoj me planin gjermano-francez dhe me njohjen reciproke në qendër. Çdo rend tjetër është i rrezikshëm për Kosovën dhe për atë nuk duhet pranuar. Paqja realizohet me marrëveshje që në qendër e ka njohjen reciproke dhe me garanci nga Uashingtoni dhe Brukseli. Kështu ndërtohet paqja në Ballkan.

Ndryshe, lufta për botën serbe (kryqin serb) është lufta për Serbinë e madhe. Teoria ideopolitike e shtetit të madh serb është krijuar shumë herët, por ka marrë dimensionin e vetë, kryesisht në kohën e Millosheviqit. Ai pati deklaruar: "Aty ku jeton një serb në Jugosllavi është Serbi". Me këtë ide u zhvillua lufta në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë. Po me këtë ideologji u veprua edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Tash, kjo "botë serbe" nëpërmjet " luftës për kryq", ka të njëjtin qëllim, atë të realizimit të shtetit të madh serb në Ballkan. "Lufta për kryq" është duke u zhvilluar tash e 20 vjet, që pas luftës së fundit në Kosovë nga kisha serbe. Në çdo liturgji nga priftërinjtë serb ndëgjohen: Kosova është nëna e shtetit serb" apo " nuk mund të lëshohet në duar të shqiptarëve kisha e Car Dushanit" ose "Kosova është djepi serb" apo "Në Kosovë është trashëgimia kishtare serbe" etj. Ideologjia e tillë udhëhiqet nga një qendër serbe. Ajo gjendet në Beograd dhe përkrahet fortë dhe ashpër nga Rusia dhe Kina.

Po me këtë ideologji, krimineli Dodik po vepron në Bosnje e Hercegovinë. Mbi bazën e tillë u organizuan demonstrata në Mal të Zi. Në Kosovë veprohet me armë, me krim të organizuar, me kishë dhe me bllokime të rrugëve e të qyteteve. Kudo po del lufta për " kryq" në luftë për shtetin e madh serb. Tash doli edhe Marko Gjuriq. Ai shkroi: "Jemi në një kthesë të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e "hapësirës" sonë historike". Ideologjia e tillë me qëllim ka kaluar tërësisht në nacional-shovinizëm . Po prinë tërësisht feja Ortodokse serbe. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, veprimet politike të shtetit serb, kuptohet ndaj shteteve tjera, si dhe armatimi i madh dhe i gjithanshëm i Serbisë, përbënë rrezik permanent për një luftë të re në Ballkan. Serbia e dinë se me " luftën për kryq dhe botën serbe" nuk realizohet ideja e vjetër serbe për shtetin e madh serb.

Mirëpo, kjo po iu shërben për të ngritur racizmin nacional fashist serb ndaj popujve tjerë të Ballkanit. Kështu është ngritur urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, kroatëve bosanëve e të tjerëve, deri edhe urrejtja ndaj malazezëve. Jashtë kanë mbetur sllavo-maqedonët, të cilët nga Serbia konsiderohen të shtetit të tyre. Ideja " ku është një serb-është Serbi" e Millosheviqit ka zënë vend te pasardhësit e tij, te kriminelët Vuçiq e Daçiq, sikundër edhe te kisha serbe, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Për atë është lansuar ideja e " botës serbe". Kjo nuk është asgjë tjetër, përveç ideja e kamotshme: " Ku është një serb-është Serbi". Realizimi i kësaj ideologjie serbe nuk bëhet lehtë. Nuk realizohet me "luftën për kryq". Ajo bëhet me bashkëveprim të "luftës për kryq" me luftën e armatosur. Për këtë po armatoset shteti serb me armë nga Rusia dhe Kina. Ato nuk blihen a dhurohen për shtetin serb për zogj, por për luftë kundër shqiptarëve dhe bosanëve, mundet edhe kundër malazezëve e kroatëve. Këtu është qëllimi i klikës raciste serbe. Tehu i parë i konfrontimit është Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Priten ç'rregullime edhe në Malin e Zi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".