Edi Rama iu mësy Serbisë si të ishte ende ndonjë analfabet i shek. XIX

Edi Rama iu mësy Serbisë si të ishte ende ndonjë analfabet i shek. XIX
Edi Rama iu mësy Serbisë si të ishte ende ndonjë analfabet i shek. XIX

Shefik Shkodra

  • 09 April 2023 - 08:59

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra 

 

Afera Rama – McGonigal, që s’e kemi ditur derisa është zbuluar nga amerikanët, do të jetë një ‘bum’ për një kryeministër shqiptar, por kam drojë se do të defilojnë edhe të tjerë. Apo do të prodhojë edhe shumëçka të pa paramenduar qytetari jonë. Ndoshta ka edhe ide politike. Dyshimet janë të arsyeshme, kur ky Edi bisedonte me Vuçiqin e Vuçiqat si ndërmjetës me Kosovës, pa ndonjë autorizim, dhe çka? Që t’i jepet tokë, apo të ndërrohet tokë, e kush e di çfarë ka përzier, sepse shqiptarët e Kosovës janë të padhembshëm, ashtu si janë të padhembshëm ata të Shqipërisë. Tash, do të shihet marifeti i tij, deri në çfarë shkalle ka arritur. Këtë mund ta bëjnë amerikanët, meqë njeriu i FBI ka pasur marrëdhënie me të.

 

 

Për liderët shtetërorë dhe zyrtarët tjerë, betimi bëhet jo vetëm formal para opinionit publik, por edhe me vetveten, me ndërgjegjen. Ta qeveris si duhet vendin, apo ta sundosh popullin dhe të veprosh si di vetë për qejfet dhe fitimet e tua? Kjo pyetje që nuk duhet të  vë në dilemë! Ndoshta pak e zorshme, mënyra e dytë, të sakrifikosh qejfet për dashurinë e paskajshme universale – me popullin e për popullin. Hë! Kjo nuk i konvenon dikujt sot për sot. Të vdesësh për lirinë e vendit është puna më e çmueshme dhe e respektueshme. Është dinjitet për atdhedashuri. Është sinqeritet ndaj dashurisë së popullit tënd. Është vlerë e pa çmueshme njerëzore. Vdes për familje, për miqësi, për një ideal të pa fshirë historikisht. Nëse vdekja për liri materializohet politikisht, e nëse thirremi vetëm në të, atëherë na mbetet shumëçka pa u tëfilluar në vijimësi për kohën e sotme dhe asaj të nesërmes. Por, të gjallët nuk mund ta harrojnë vdekjen e kujtdo qoftë në përkushtim të lirisë kombëtare dhe të integritetit të vendit.

Edhe lideri, udhëheqësi i shtetit, i organizatës që përkujdeset me rregulla juridike ndaj të gjithë qytetarëve të vendit, është hero po qe se sakrifikon me punë dhe dije për të tjerët – për gjithë popullin. Është si një lule që lëshon erë të këndshme te njerëzit. Është tregues i dashurisë për ruajtjen e atij vendi, pa dallim kundërshtarëve idhnakë e hakmarrës, qoftë edhe për një fjalë nga kushdo. Ai mbikëqyrë mirëqenien e banorëve në territorin e vet integral të shtetit. Ai është emër e mbiemër me shkronja të mëdha nëpër të gjitha vitrinat dhe qytetet shkëlqejnë për respektin e prijësit të tyre. Ai nuk imponon, ai dashuron dhe pa tjetër do ta dashurojnë. Ai nuk merret me tregti të mallrave të ndaluar, ato materie që ai vetë fiton me masë e pa masë, por të tjerët shkatërron. Shkatërron rininë – shkatërron ardhmërinë. Ai nuk duhet të jetë shëmbëlltyrë e të mirës. Ai e “ruan fytyrën e vet” dhe duke qenë se nuk abuzon me fjalë dhe vepra të ndyta, nuk ka mundësi që edhe të tjerët të mos e përfillin në vendin e tij të duhur si udhëheqës.  

 

Pse shqiptarët ngelin gjithmonë fajtorë para opinionit botërorë?

E para, kur duhet të jenë unik e për sakrificë, dështojnë ngase interesi dhe inati në mes veti nuk u jep mundësinë të kalojnë mbi urë nga rreziqet që i kanosin për çdo çast. Të gjithë janë të vetëdijshëm se, lakmitari i çështjes materiale personale, abuzimi shoqëror me vetëkënaqësitë e kryeneçësi nuk i sjellin mirësitë në vend. E shihni, prej pas viteve të fundit të shek. XX dhe fillimi i shek. XXI, është shpërndarë parulla: Ky është Shekulli i Shqiptarëve. Ky do ta udhëheq Shqipërinë si duhet, ky tjetri Kosovën, ky tjetri Maqedoninë, etj. Me gjithë ngurrimin për ta thënë të vërtetën, nuk doli ashtu për nismën dhe vazhdimin njëzet tridhjetë vjeçar. Shqiptarët e Shqipërisë paskan heq shumë keq prej regjimit komunist. Shqiptarët e Kosovës kanë hequr edhe më keq nga sundimi komunist me direktiva të Serbisë – Jugosllavisë. Ata të Maqedonisë gjithashtu nën të njëjtën kupolë e me direktiva të Serbisë. Atëherë, a jemi në veti ne? U çliruam nga këto dogma politike që të veprojmë ashtu si është më së miri. Dikush për të bërë shtet përherë të parë, dikush për të ndërruar sistemin dhe për fituar një liri, tjetri do të merrej me të drejtën kombëtare shqiptare, si bie fjala, në Maqedoninë Veriore. Kush na ka faj ne tash, kur ne vetë të jemi shtri në shpinë dhe presim të na vijnë të gjitha të mirat e të kullosim si lopët bar në grazhd. Apo, të shtrydhim popullin e ta ndëshkojmë për inate, për injorancë, për interesa shumë të kufizuara.

E dyta, pos interesit vetjak dhe lënies në baltë të tjerët, është aleanca politike, për të mos thënë me armikun po me të tjerët, pa popullin e vet. Mendjemadhësia që kushton shtrenjtë, jo vetëm për personin në fjalë, por të gjithë vendin dhe popullin. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu mësy Serbisë si të ishte ende ndonjë analfabet i shek. XIX (të mos e përmendi) dhe filloi të ngërthejë gjëra, krejtësisht kundër Kosovës, për të mos thënë edhe kundër gjithë shqiptarëve. Dhe doli me sharje para opinionit publik, “kush nuk e dëgjon H. Thaçin, ai është gomar!” Ky Edi e paraqet veten si gjysmë perëndi. Për çfarë arsye kjo sharje. Kush i thotë se, nuk e dëgjojnë një pjesë e kosovarëve Thaçin dhe, kishte mundësi të thoshte pak më ndryshe?! Sa herë ishte në Serbi në takim me zyrtarët e atij vendi dhe çfarë u bisedua nuk dihet. Përse u përpoq të themelojë një aleancë më të gjerë, Ballkani i Hapur pa Kosovën? Çka i konvenoi atij, në Shkup të thoshte, “...edhe na po duam të formojmë një Jugosllavi të vogël”.

Shumë është folur për stacionin dhe pikën strategjike të prodhimit dhe importit të drogës. Do të thotë, një kryeministër i lidhur me krimin e organizuar. Një kryeministër, në vend se të bartë dertin se si ikin qytetarët e tij prej vendi, ai tregton apo i mbron tregtarët e materieve narkotike. Nëse kryeministri e ka keqpërdorur vendin udhëheqës jo për popull, por përmbi të, atëherë është menduar se, ky njeri do ta ketë njëfarë mbështetje të fortë, ndryshe s’është ky shef i mafijave të Amerikës Jugore, që të përzhdridhet kah të dojë e me armë në dorë. 

 

E tash kemi një muhabet tjetër. Çdoherë nuk rrokulliset topi veç për një palë. Afera Rama – McGonigal, që s’e kemi ditur derisa është zbuluar nga amerikanët, do të jetë një ‘bum’ për një kryeministër shqiptar, por kam drojë se do të defilojnë edhe të tjerë. Apo do të prodhojë edhe shumëçka të pa paramenduar qytetari jonë. Ndoshta ka edhe ide politike. Dyshimet janë të arsyeshme, kur ky Edi bisedonte me Vuçiqin e Vuçiqat si ndërmjetës me Kosovës, pa ndonjë autorizim, dhe çka? Që t’i jepet tokë, apo të ndërrohet tokë, e kush e di çfarë ka përzier, sepse shqiptarët e Kosovës janë të padhembshëm, ashtu si janë të padhembshëm ata të Shqipërisë. Tash, do të shihet marifeti i tij, deri në çfarë shkalle ka arritur. Këtë mund ta bëjnë amerikanët, meqë njeriu i FBI ka pasur marrëdhënie me të. Cilat janë ato lidhje, ata do ta njoftojnë opinionin e gjerë. Ky është ai Edi Rama i pa frenueshëm, i pakursyer, shumë krenar e lavdraç, e i pa skrupulltë në veprimtarinë e tij abuzuese, në dëm të këtij vendi e të këtij populli. Ky kryeministër, tash kur është organizuar ajo konferencë e vendeve të ndryshme për turizëm, me një hartë që është e fshirë Kosova dhe me Serbi deri në kufijtë e Shqipërisë. Edi e arsyeton se, Spanja s’e ka pranuar Kosovën, pak si gjithherë në mënyrë përbuzëse, s’është gjë kjo hartë, etj. Edhe unë them, s’është tragjike kjo hartë, sikur kjo të ndodhte në Serbi, apo ndonjë vend tjetër. Po të dëmtohej Edi Rama personalisht për çështje kombëtare shqiptare, do të më dhimbsej. Do t’u dhimbsej edhe të tjerëve. Fatkeqësisht jo. Nëpërmes tij, do të merr erë të keqe për shumë kohë edhe gjithë shqiptarët.   

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".