Bandat e Listës Serbe në Rashkë duke u trajnuar,  Veriu i Kosovës  në qetësi të brishtë e i rrezikuar për tu sulmuar

Bandat e Listës Serbe në Rashkë duke u trajnuar,  Veriu i Kosovës  në qetësi të brishtë e i rrezikuar për tu sulmuar

Hajrullah Tërnava

  • 09 April 2023 - 08:56

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Sado që gjendja në veri raportohet dhe duket e qetë, shefi I AKI-së ju ka thënë anëtarëve të Komisionit se e ashtuquajtura Mbrojtja Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe atje në vazhdim kanë aktivitete në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime desatbilizuese në Kosovë. Atje në veri po vazhdon djegia e veturave të qytetarëve me targa RKS.

 

Sigurinë e territorit në veri të Kosovës e garanton KFOR-i, dhe ky institucion ndërkombëtar i ka edhe shërbimet tjera sekrete të sigurimit të kufijve që funksionojnë në ato pjesë, sepse pa këto shërbime nuk mundë të sigurohet siguria e plotë e këtyre pjesëve që KFOR-i e ka për obligim ti siguroj, edhe sigurime tjera të shteteve mike që funksionojnë dhe i kanë informatat për të gjitha veprimet që përgatiten me ndodhë në ato pjesë, edhe ato shtete mike nëse kanë informata të tilla e njoftojnë shtetin tonë apo shërbimin tonë të AKI-së apo pse jo drejtpërdrejti shërbimet sekrete të NATO-s, e kur dihet se KFOR-i është pjesë e NATO-s, prandaj jo rastësisht se krejt çfarë përgatitet me u zhvillua në ato pjesë, ato informata mbërrijnë në shërbimet zyrtare të shteteve si dhe në shërbimin sekret të Kosovës që është Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që edhe tani veç ka informacione që në Rashkë të Serbisë po zhvillohen stërvitje që qëllim kanë destabilizimin e veriut të Kosovës. Asnjë lajm sa i përket sigurisë të shtetit nuk duhet të nënçmohet, edhe që në disa raste nuk na merr mendja që munden me u realizue veprime të tilla, prandaj edhe ky lajm është një lajm që domosdo duhet ti alarmon të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë, edhe ato të KFOR-it, në pritje të mbajtjes së zgjedhjeve në veri, për komunat me shumicë serbe, por edhe për ta forcuar dhe mbikëqyrura akoma më shumë situatën e cila edhe ashtu duket që është e tensionuar nga zhvillimet e vitit të kaluar. Lajmi për trajnimin e grupeve paraushtarake serbe në rajonin e Rashkës është bërë publik gjatë raportimit të drejtorit të AKI-së në komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Shefi I AKI-së, sipas anëtarëve të komisionit ka treguar se kanë informacione të sakta sipas të cilave pjesëtarë të të ashtuquajturës Mbrojtje Civile po trajnohen në Rashkë për gjuajtje me armë e taktizime që synim kanë ta destabiliziojnë veriun. Pjesë e këtyre organizimeve, është edhe Lista Serbe që po ndikon në frikësimin dhe linçimin e serbëve në atë pjesë në prag të mbajtjes së zgjedhjeve. Përderisa për gjendjen e sigurisë në pjesën tjetër të vendit ajo tha se kanë marrë garanci se gjithçka është nën kontroll. Sado që gjendja në veri raportohet dhe duket e qetë, shefi I AKI-së ju ka thënë anëtarëve të Komisionit se e ashtuquajtura Mbrojtja Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe atje në vazhdim kanë aktivitete në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime desatbilizuese në Kosovë. Atje në veri po vazhdon djegia e veturave të qytetarëve me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presioni është rritur ndaj prestarëve që nuk i binden Listës Serbe. Prandaj, Kosova si shtet duhet të përgatitet për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi qoftë në situatën elektorale apo edhe si proces preventive në kohën e zhvillimit të dialogut për marrëveshje me Serbinë, sepse në një moment të caktuar ato forca mundë të nxiten nga vetë Serbia, të rebelohen dhe të krijojnë situatë konfliktuoze me mos bindje dhe mos pranim të asaj që në tavolinë të dialogut akordohet dhe obligohet të zbatohet. Edhe djegia e veturave me targa RKS e që janë pronë e serbëve të atyre pjesëve, do të ndikoj negativisht në situata të tilla, dhe armiqësia mes vetë serbëve do të rritet sepse serbët lojal që iu përmbahen ligjeve të shtetit ku jetojnë e kanë të qartë dhe duan që në këtë shtet të Kosovës të jetojnë të qetë dhe në rehati, sepse ata janë ngopur me sjellje të tilla sikur tash e një kohë që Lista Serbe po i ndërmerr dhe gjithnjë po e mbanë gjendjen e acaruar mes kombeve që jetojnë në ato pjesë, dhe sa i përket edhe vetë serbëve, se shumica e serbëve në ato pjesë janë ngopur nga këto sjllje acaruese dhe luftënxitëse të Listës Serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".