Betimi i kryetarëve të rinj të komunave në veri të Kosovës mundë të përdoret nga Serbia bombë e kurdisur për një konflikt të rrezikshëm

Betimi i kryetarëve të rinj të komunave në veri të Kosovës mundë të përdoret nga Serbia bombë e kurdisur për një konflikt të rrezikshëm
Betimi i kryetarëve të rinj të komunave në veri të Kosovës mundë të përdoret nga Serbia bombë e kurdisur për një konflikt të rrezikshëm

Muhamet Kelmendi

  • 18 May 2023 - 16:14

 Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Bandat çetnike ruso-serbe mundë të shkojnë më 19 maj në aksione terroriste në veri të Kosovës. Qeveria serbe është duke u angazhuar dhe ka bërë organizim që kryetarët e zgjedhur në veri të Kosovës mos te futen në objektet e komunave. Zgjedhjet, për shtetin serb janë inekzistente, jo ligjore dhe në kundërshtim me normat demokratike. Ato konsiderohen ilegale dhe këtej nuk i pranon si legale. Këtu priten në ditën e vendosjes së pushtetit, sipas zgjedhjeve, në veri të Kosovës, veprime dhe protesta të ashpra, deri edhe aksione terroriste.

 

 

 Lista serbe dhe qeveria e Vuçiqit në Beograd nuk i pranojnë rezultatet dhe po angazhohen që edhe me forcë të ndalojnë vendosjen e pushtetit. E keqja e kësaj, që shkon ne favor të politikës destabilizuese, ndoshta edhe terroriste, janë qëndrimet e z.Lajçak dhe z. Borel për zgjedhjet në Veri. Ato u vlerësuan në jo të drejta, sepse u bojkotuan nga minoriteti serb. Mendim të tillë, për fat të keq shprehu edhe z.Hill,ambasadori i SHBA-ve në Beograd,në intervistën që dha për Radio Televizionin e Kroacisë.

Deklaratat e tilla kanë forcuar kundërshtimin për zgjedhjet në veri të Republikës dhe priten edhe veprime të ashpra,ndoshta edhe terroriste. Dalja në anën e bojkotuesve shoveno serbomadh të Serbisë bënë që nacional terroristët ruso-serb të bëjnë veprime terroriste në datën e inaugurimit të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Me këtë mundë të shpërthej konflikti i armatosur ose të bllokohen në tërësi rrugët në veri. Kjo e pret Kosovën nga Serbia. Këtu përgjegjës është kryesisht BE dhe SHBA që po tolerojnë politikën serbomadhe dhe i vlerësuan zgjedhjet në jo legjitime. Këtej mori forcë Serbia dhe nëpërmjet Listës serbe, bandave të armatosura në veri dhe vullnetarëve sllav të organizuar në njësite kriminale të Vrangelit, të veprojnë me armë. Organizimet e tilla dhe armët që i kane sjellë në kufi me Kosovën dhe në veri nuk janë për ta mbrojtur paqen dhe lirinë, por për të kryer aksione terroriste dhe krime kundër njerëzimit. Ata do të provokojnë me aksione terroriste një luftë të re në Kosovë, këtej edhe në tërë Ballkanin. Kjo e pret ndoshta Kosovën më 19 Maj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".