Kosovës i nevojitet qasje e re paqësore në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare

Kosovës i nevojitet qasje e re paqësore në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare
Kosovës i nevojitet qasje e re paqësore në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare

Agim Bajrami

  • 06 June 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Në politika e jashtme, Kosova do të duhej të fokusohet në marrëdhënie paqësore me të gjitha shtetet dhe popujt, dhe veçmas me popujt në rajon, duke përfshirë edhe pajtimin dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore me popullin serb, edhe për shkak të së kaluarës,fqinjësisë dhe së ardhmes së përbashkët. Serbia,do të duhej të zë fokusimin e veçantë të angazhimit paqësor, edhe për shkak të largimit të së kaluarës konfliktuoze, edhe për shkak të interesave të përbashkëta në të gjitha fushat ,edhe ngase na nevojitet paqja dhe e ardhmja pa konflikte dhe zhvillimi i mirëqenies së dy popujve,shqiptarëve dhe serbëve. Në këtë mënyrë mund të dëshmojmë se dimë të ruajmë e zhvillojmë vendin, të bëjmë shtetin funksional e demokratik , dhe të meritojmë respektin dhe përkrahjen ndërkombëtare.

Në politikën e brendshme, Kosovës do ti duhej ,dije, njohuri, angazhim e përkushtim paqësor , inovativ , kreativ , bashkëpunues brenda shoqërisë kosovare , në rajon dhe më gjerë, i drejtuar nga një lidershipi modern të vlerave evropiane, me vizion të qartë, për ardhmërinë e vendit , duke e quar përpara opsionin e shoqërisë paqësore, konstruktive , paqedashëse, dashamirëse e të kulturuar, ku e pasojnë dhe përcjellin kudo vizionin e shoqërisë demokratike , multietnike dhe e përkushtuar e zotuar, ti përvetësojnë dhe afirmojnë vlerat evropiane. Kjo fryme në shoqëri arrihet duke u angazhuar që secili individ në shoqërinë kosovare,të gjejë fokusimin në talentin e vetë duke i vënë përpjekjet dhe angazhimin për vepra e sjellje paqësore,angazhim për ambient dhe mjedis dashamirës, të kulturuar e të përqendruar në afirmimin e vlerave të respektit, mikpritjes dhe dashurisë ,virtyte të cilat populli shqiptar i ka kultivuar brenda veti me shekuj.

Lidershipit kosovar në politikën e brendshme i nevojitet të promovoj sundimin e demokracisë, barazisë e drejtësisë shoqërore nl një shoqërie multietnike dhe multi religjione. Në aspektin ekonomik,shoqëria do të duhej të angazhohej për ekonomi të tregut ,përkrahje të biznesit ,ngritjen dhe avancimit të shërbimeve profesionale moderne. Fokusi mbi të gjitha,do duhej të jetë një edukim dhe arsimim cilësor, për nevojat e shoqërisë dhe të vendit në pajtim me zhvillimet dhe të arritura e industrisë digjitale globale. Fushat e përqendrimit,do të duhej të jenë; afirmimi i turizmi në përgjithësi dhe atij malor në veçanti, afirmimi i trashëgimisë multi kulturore në Kosovë, afirmimi i monumenteve historike,ruajtja dhe zhvillimi i ambientit ,si dhe krijimi dhe përcjellja e imazhit pozitiv, se në Kosovë mund të jetohej e të punojnë të gjithë qytetarët pa dallim ,nga rajoni, Evropa dhe më gjerë.

Në politika e jashtme, Kosova do të duhej të fokusohet në marrëdhënie paqësore me të gjitha shtetet dhe popujt, dhe veçmas me popujt në rajon, duke përfshirë edhe pajtimin dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore me popullin serb, edhe për shkak të së kaluarës,fqinjësisë dhe së ardhmes së përbashkët. Serbia,do të duhej të zë fokusimin e veçantë të angazhimit paqësor, edhe për shkak të largimit të së kaluarës konfliktuoze, edhe për shkak të interesave të përbashkëta në të gjitha fushat, edhe ngase na nevojitet paqja dhe e ardhmja pa konflikte dhe zhvillimi i mirëqenies së dy popujve,shqiptarëve dhe serbëve. Në këtë mënyrë mund të dëshmojmë se dimë të ruajmë e zhvillojmë vendin, të bëjmë shtetin funksional e demokratik , dhe të meritojmë respektin dhe përkrahjen ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".