Veriu i tensionuar nga dhuna e ekstremistëve serb nuk qetësohet duke u zmbrapsur para grupeve kriminale, duke i amnistuar e mos ndëshkuar

Veriu i tensionuar nga dhuna e ekstremistëve serb nuk qetësohet duke u zmbrapsur para grupeve kriminale, duke i amnistuar e mos ndëshkuar
Veriu i tensionuar nga dhuna e ekstremistëve serb nuk qetësohet duke u zmbrapsur para grupeve kriminale, duke i amnistuar e mos ndëshkuar

Dardan Grapci

  • 17 June 2023 - 09:05

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

Zgjidhja me ideale dhe korrekte për të dy palët  në këtë kontest që është duke u zhvilluar, dhe ka krijuar një atmosferë rajonale e më gjerë, të elektrizuar e të tensionuar, është që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje, që së pari Serbia ti largoje njerëzit e saj nga veriu i Kosovës, që nuk janë banor lokal rezident të Kosovës, duke përfshirë të gjitha komunat, edhe atë të Mitrovicës Veriore. Duhet arrestuar dhe domosdo nxjerrë para ligjit të gjithë ata huligan që janë identifikuar, që kanë ushtruar dhunë, duke sulmuar KFOR-in dhe Policinë e Kosovës. 
Kosova duhet ta gjej një zgjidhje më reale për krijimin e asociacionit me shumicë serbe, por me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

-Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme lidhur me  një fushatë histerike që është aktivizuar së fundi kundër saj, me deklarime për mundësi  të vendosjes së sanksioneve të llojeve të ndryshme, e duke mos e përjashtuar si më ekstremin edhe anulimin e liberalizimit te vizave për qytetarët e Kosovës, prandaj duhet vepruar me kujdes për të bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe gjetur zgjidhjen adekuate, ligjore e kushtetuese par ta qetësuar gjendjen e tensionuar.  Zgjidhja me ideale dhe korrekte për të dy palët  në këtë kontest që është duke u zhvilluar, dhe ka krijuar një atmosferë rajonale e më gjerë, të elektrizuar e të tensionuar, është që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje, që së pari Serbia ti largoje njerëzit e saj nga veriu i Kosovës, që nuk janë banor lokal rezident të Kosovës, duke përfshirë të gjitha komunat, edhe atë të Mitrovicës Veriore. Duhet arrestuar dhe domosdo nxjerrë para ligjit të gjithë ata huligan që janë identifikuar, që kanë ushtruar dhunë, duke sulmuar KFOR-in dhe Policinë e Kosovës. 

Kosova duhet ta gjej një zgjidhje më reale për krijimin e asociacionit me shumicë serbe, por me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Gjithashtu, si masë e ashpërsisë dhe reciprocitetit,  Kosova  nuk duhet ti lejoj më mallrat nga Serbia të hyjnë në Kosovë, si dhe ndërkohë tu bëhet apel bizneseve vendore që mos të krijojnë situatë anarkie dhe ti  rritin çmimet.  Prandaj duke e ditur që SHBA-në e kemi krah të djathtë dhe Anglinë, Gjermaninë dhe Kroacinë atëherë ne nuk kemi çka me humbë,  por do humbë Serbia nëse e shkelë vijën e kuqe. Gjithashtu duhet ti bëhet presion nga SHBA-ja Serbisë që urgjentisht të lirohen 3 policët e rrëmbyer nga policia e Serbisë në Territorin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".