Asociacioni dhe marrëveshja e plotë finale me Serbinë vetëm mbi parimet e Kushtetutës së Kosovës, pa e cenuar me asnjë pikë dhe presje sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Asociacioni dhe marrëveshja e plotë finale me Serbinë vetëm mbi parimet e Kushtetutës së Kosovës, pa e cenuar me  asnjë pikë dhe presje sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 17 June 2023 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

Qëndrimi i Kryeministrit Kurti dhe deklarimi i fundit i z. Escobar na jep me nënkuptua se zgjedhja përfundimtare e çështjes së Kosovës për njohje reciproke me Serbinë është një rrugëtim i arritur me marrëveshjen e Ohrit, dhe kjo marrëveshje gjithsesi se duhet të zbatohet deri në fund dhe pa pengesa dhe me këtë, i tërë Ballkani duhet sa më parë ti takoj dhe ti bashkëngjitet BE-së, dhe me këtë Evropa të kompaktësohet si një shtet i fortë që do të zhvillohet me investimet të mëdha në ato pjesë të shteteve të Ballkanit si pjesë përbërëse të shteteve të BE-së që do të jenë në të ardhmen.

-Kërcënimi i Eskobarit para disa ditëve ndaj kryeministrit Kurti se nëse për dy (2) ditë nuk i tërheq kryetarët nga komunat e veriut dhe policinë,  si dhe jetësimin e Asociacionit të  Komunave serbe, dihet se çfarë do e pret kryeministrin Kurti,  ky kërcënim kishte  krijuar te shumë politikan të Kosovës një bindje se tani „Amerika ma nuk është aleate e Kosovës“ gjë që me të madhe opozita tentonte ta irritonte popullatën për zgjedhje të reja si dhe kërkonte që ti bindë deputetët e parlamentit që ti bashkohen opozitës për ta rrëzuar këtë qeveri në pushtet. Të rrallit ishin ata politikan që ishin të bindur se Kryeministri Kurti do të del ngadhënjimtar i rrugëtimit te tij drejtë mbrojtjes së sovranitetit të plotë të Kosovës, me bindjet dhe qëndrimet e tija të paluhatshme, dhe të rrallët ishin ata që e kuptonin këtë lloj të diplomacisë së Kurtit, se në këtë mënyrë të këmbëngulësisë për të drejtat,  për një shtet në kufijtë e tij  mbrohet atdheu i Kosovës, dhe që as nuk vjen në konsiderim ndryshimi i kufijve të tanishëm, por vetëm sipas asaj Kushtetutës së vitit 1974. 

Pas deklarimit të Fundit të Gabriel Escobarit,  e morën më në fund përgjigjen me goditjen më të rëndë politike e diplomatike të gjithë ata politikanë dhe analistë banalista që po e sulmonin Kryeministrin Kurti për sjelljet e tij kundërshtuese e të dëmshme në proces të negociatave me Serbinë, dhe mospajtimet e tij më disa çështje të propozuara, për zgjidhje të shpejtë, më pamundësi për të qenë hollësisht të diskutuara dhe të analizuara, sepse bëhet fjalë për mbrojtjen e interesat të shtetit, sovranitetin kushtetues dhe integritetin. Escobar në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, ka theksuar se Kosova dhe kryeministri i saj vazhdon të jetë partner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht pse në situate të ndryshme ka tema të nxehta, diskutime e deklarime me të cilat shprehen edhe mos pajtime. “Më duhet ta bëj të qartë Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, por ai mbetet një partner. Kosova është partneri ynë. Në të ardhmen, ne duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, t’i përmirësojmë e marrëdhëniet me Serbinë”, ka theksuar Escobar.

Madje ai ka thënë se në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejtë BE-së, nëse SHBA-ja do të kishte ndonjë rol në vendimmarrje sa i përket integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, atëherë i gjithë rajoni do të ishte brenda BE-së deri në vitin 2030, prandaj në këtë drejtim do të vazhdon të përqendrohet fuqishëm dhe fokusohet politika amerikane edhe në vazhdim. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të evokojnë për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe ta shohin atë si një zonë me mundësi të jashtëzakonshme që duhet të integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Escobar. Sipas tij, investimi për zhvillimin e përshpejtuar të vendeve të Ballkanit perëndimor, si kriter edhe për anëtarësim në BE, do të jetë fokus kryesor i politikës amerikane në periudhën vijuese.

“Ne vazhdojmë të mbesim të angazhuar në Ballkanin Perëndimor. Për qeverinë e Shteteve të Bashkuara, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme. Karakteristika përcaktuese e Ballkanit Perëndimor për momentin është rritja ekonomike dhe potenciali i lartë ekonomik. Rajoni ka potencialin për të qenë lider në IT, transport, energji, infrastrukturë, transport dhe madje edhe turizëm. Rajoni ka një fuqi punëtore të talentuar dhe relativisht të re. Kështu që ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë se investimi në të ardhmen e rajonit do të ndihmojë për të kapërcyer disa nga problemet politike”, ka shtuar ai Po ashtu ai nuk ka harruar të rikujton se duhet të gjenden urgjentisht mënyrat për të de-përshkallëzuar gjendjen e krijuar në veri të Kosovës, për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, sepse ajo marrëveshje është e obligueshme ligjërisht për të dyja palët, edhe për “Kosovën edhe për Serbinë.

“Në Ohër arritëm një marrëveshje. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që hapi derën për një marrëdhënie paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sipas rregullave evropiane. Kur u larguam nga Ohri, ishim optimistë. Në dy muajt që kur arritëm atë marrëveshje, kemi pasur shumë kriza politike dhe do të thosha se të gjitha ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin…Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën [në veri të Kosovës] dhe menjëherë ta kthejmë fokusin në zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për Serbinë kjo do të thotë t’i jepet fund bllokimit të integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës. Për Kosovën kjo nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Escobar. Qëndrimi i Kryeministrit Kurti dhe deklarimi i fundit i z. Escobar na jep me nënkuptua se zgjedhja përfundimtare e çështjes së Kosovës për njohje reciproke me Serbinë është një rrugëtim i arritur me marrëveshjen e Ohrit, dhe kjo marrëveshje gjithsesi se duhet të zbatohet deri në fund dhe pa pengesa dhe me këtë, i tërë Ballkani duhet sa më parë ti takoj dhe ti bashkëngjitet BE-së, dhe me këtë Evropa të kompaktësohet si një shtet i fortë që do të zhvillohet me investimet të mëdha në ato pjesë të shteteve të Ballkanit si pjesë përbërëse të shteteve të BE-së që do të jenë në të ardhmen. Dhe sikur edhe të tjerët politikan që ishin më parë në pushtet, të ishin këmbëngulës për mbrojtjen e pikëpamjeve të kufijve të Kosovës sikur Kryeministri Kurti, çështja e zgjedhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë tani do të ishte  pjesë e  kaluar dhe e harruar e historisë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"