Kosova Sot, zëdhënëse betejave për liri dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës me barazi e demokraci

Kosova Sot, zëdhënëse betejave për liri dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës me barazi e demokraci
Kosova Sot, zëdhënëse betejave për liri dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës me barazi e demokraci

Naim Miftari

  • 10 September 2023 - 08:00

Shkruan: Naim Miftari

Kontributi i gazetës Kosova Sot në shtet ndërtimin e Kosovës, që nga lufta e përgjakshme kundër okupatorit serb kundër gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar të Kosovës, e gjer sot kur po e ndërtojmë shtetin e lirë në demokraci e pluralizëm politik, është kontribut shumë i madh. Kosova sot ka filluar të del në kohët e vështira të flakëve të luftës për të informuar drejtë dhe kontribuar në qarjen e errësirës informative që pushteti ushtarak serb, okupues e kishte krijuar, për të vazhduar edhe tani në liri, si një gazetë e pa varur politikisht dhe si gazetë që gjithmonë e ka kërkuar të vërtetën pa THOJZA., gjithmonë duke mos mbajtur anët politike ne Kosovën e trazuar sidomos pas përfundimit të luftës, fillimit të ndërtimit të shtetit dhe ballafaqimit me betejat politike të marrjes së pushtetit. Dhe prandaj Kosova Sot është një gazetë që e ka kërkuar gati mbi dy dekada sundimin e ligjit në Kosovë, dhe barazinë qytetare në drejtësi të pa varur e profesionale.

 

Kosova Sot është pothuajse zëri i par që s’pakut qe dhjet vjet rresht kërkon me ngulëm një proces VETINGU në sistemin e drejtësisë për pastrimin e organeve të drejtësisë, të policisë, gjyqësinë dhe prokurorinë nga duart e krimit të organizuar nga politikanët e korruptuar, nga OLIGARKËT e tyre multi milionerë të e korrupsionit.

Në Kosovën Sot kam gjetur shumë gazetar trima, njerëz të ndershëm që edhe kur kanë qenë nën presion dhe nën kërcënim herë nga njerëz të fuqishëm të lidhur me politikën dhe me krimin e organizuar, nuk janë dorëzuar, nuk kanë lëshuar pe. Mua nuk më ka ra të njoh apo të dëgjoj se ndonjë gazetar i kësaj gazete të pavarur është shndërruar në mercenar mediatik dhe të ketë shkruar ndonjëherë me porosi të të tjerëve ose shkrim i paguar me pare apo me diktat të politikanëve të korruptuar të lidhur me krimin e organizuar. Prandaj Kosovës Sot i dëshiroj jetë të gjatë në Kosovën e turbulluar nga politikanët e korruptuar vendor dhe ndërkombëtar .

(Kosova Sot Online)