A’po troket në derë Lufta e Tretë Botërore?!...

A’po troket në derë Lufta e Tretë Botërore?!...
A’po troket në derë Lufta e Tretë Botërore?!...

Ismail Muçiqi

  • 09 October 2023 - 14:20

Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi

Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore njerëzimi nuk ka qenë më shumë i rrezikuar se tani, Paqja dhe Siguria Globale është plasaritur gjithandej duke u zgjeruar me përmasa dramatike. Evropa po rrezikohet nga Rusia përmes agresionit në Ukrainë e cila ka ra për toke. Mjerisht Ballkani është në rrezik nga nacionalizmi dhe fashizmi serb me pretendime për pushtimin e territoreve për “serbinë e madhe”. Kjo ideologji mesjetare tani po manifestohet haptazi kudo si në politikë, diplomaci, e tani edhe në sport, e kulturë. Fashizmi i politikës Serbe po shfaqet në stadiumet futbollistike në Beograd në Novisat me parullën nacionaliste: “kosova është serbi”. Parulla tjetër: “kur ushtria do të kthehet në kosovë”. Mbrëmë në qytetin e Novi pazarit në ndeshjen e futbollit Novi pazari – Vojvodina, tifozat Serbë i brohoriten kriminelit të shekullit të kaluar Radko Mlladiqit, duke i provokuar qytetarët e Novi pazarit të cilët para një shekulli kishën prejardhje Shqiptare e tani me përkatësi fetare Myslimane.  

Kudo po rrezikohet paqja, siguria dhe rendi Botërorë. Rusia, Korea Veriore, Lindja e Mesme, Palestina – Izraeli, Siria, Afganistani, Nagorno-Karabakh, Armenia janë vetëm disa nga krizat që po rrezikojnë paqën në Botë. Bota dhe njerëzimi po rrezikohen edhe nga ekstremizmi dhe terrorizmi fetare, ideologji kjo famëkeqe... Duhet theksuar se arsenali bërthamore i cili është ne duart e Rusisë paraqet rrezik për Kontinentin e Evropës dhe me gjere.  Mjerisht Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka degraduar dhe më nuk është në gjendje të vendos për asgjë, për shkak të bllokimit të (vetos) të superfuqive të cilat po bëjnë gara për primat dhe për interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Me një fjalë fuqitë e mëdha po bëjnë gara për dominim, dhe për resurse natyrore ekonomike. Kështu rezulutat e Këshillit të Sigurimit nuk kanë më kredibilitet për ta menaxhuar dhe siguruar paqen në Botë. Sot Siguria Globale e Planetës nuk mund ta kontrolloj askush, për shkak të luhatjes dhe rrezikimit te rendit Global Botërorë. Të gjitha këto që i thamë më lart janë argumente të mjaftueshme se paqja dhe siguria në Botë është në rrezik permanent. Kjo varet nga superfuqitë të cilat kanë përgjegjësi morale politike, njerëzore për ta shpëtuar njerëzimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".