Ky është fundi i platformës kriminale për krijimin e Serbisë së Madhe nga ultra nacionalistët serb në dëm të territoreve shqiptare

Ky është fundi i platformës  kriminale  për  krijimin e Serbisë së Madhe nga ultra nacionalistët serb në dëm të territoreve shqiptare
Ky është fundi i platformës  kriminale  për  krijimin e Serbisë së Madhe nga ultra nacionalistët serb në dëm të territoreve shqiptare

Skender Mulliqi

  • 18 December 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Kroatët me rastin e shpërbërjes të ish Jugosllavisë mbrojtën territorin e tyre edhe në Sllavoni. Myslimanët mbrojtën tokat dhe qenien e tyre në Bosnje e Hercegovinë. Shqiptarët luftuan për tu çliruar nga zgjedha shumë shekullore serbe në territorin e tyre etnik. Autorët e vrasjeve ishin ushtria dhe paramilitarët serb , të cilët vranë civil në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë. Terroristët serbomedhenj madje pa fije turpi , kur e gjithë bota e dinë, po i mohojnë masakrat në Bosnje, dhe masakrat në Kosovë, duke thënë se serbët janë viktima, në shtetet e huaja!

Ideja për Serbi të Madhe ka lindur në kokat e nxehta të verbuara të elitës serbe për pushtimin e tokave të huaja.

Kjo ide nuk është mbrojtur brenda në Serbi, por jashtë saj, në territoret e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe të Kosovës, ku edhe fashistët serb hapen varre masive, bënë spastrime etnike, dhe deportime nga trojet e tyre të popujve jo serb. Atdheu siç manipulojnë serbët nuk mbrohet duke okupuar shtetet fqinjë, nuk mbrohet me agresion mbi territoret e huaja, për t’ia bashkëngjitur me dhunë Serbisë. Ky mentalitet ultra nacionalist e agresiv , janë bërë mbrojtësit e Serbisë. Ky është turpi më i madh i Serbisë së djeshme dhe Serbisë së sotme, mbrojtësve të Serbisë së Madhe.

Poenta e kriminelëve serb janë luftërat agresive veçmas ndaj shqiptarëve në rajon. Kroatët me rastin e shpërbërjes të ish Jugosllavisë mbrojtën territorin e tyre edhe në Slloveni. Myslimanët mbrojtën tokat dhe qenien e tyre në Bosnje e Hercegovinë. Shqiptarët luftuan për tu çliruar nga zgjedha shumë shekullore serbe në territorin e tyre etnik. Autorët e vrasjeve ishin ushtria dhe paramilitarët serb , të cilët vranë civil në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë. Terroristët serbomedhenj madje pa fije turpi , kur e gjithë bota e dinë, po i mohojnë masakrat në Bosnje, dhe masakrat në Kosovë, duke thënë se serbët janë viktima, në shtetet e huaja! Për ideologët shovinist serb , ekzistojnë vetëm viktimat serbe e që është gënjeshtër e madhe, siç janë mësuar serbët me gënjeshtra historikisht, duke i apstrahuar viktimat e luftës, të myslimanëve në Bosnje dhe të shqiptarëve në Kosovë.

Ndryshe edhe nuk mundë të jetë politika serbe , kur edhe sot e gjithë ditën në krye të shtetit janë protagonistët e krimeve më të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe, për të qenë çudia edhe më e madhe këtë politikë pushtuese nuk po e dënon në masë të duhur bota demokratike, kur po rrezikohemi nga imperializmi ruso serbomadh, për pushtime të reja , në mbrojtje të gjoja të popullit serb në Ballkan dhe në mbrojtje të popullit ruse në ish Bashkimin Sovjetik.

Si përfaqësuesit e ushtrisë serbe po e mbrojnë Serbinë në shtetet fqinjë? Apo kjo do të thotë se ende po mbrohet logjika e Millosheviqit, se Serbia mbrohet jashtë kufijve të saj? Nga kur agresioni në shtetet fqinje siç po pretendon edhe Vuçiqi, quhet luftë mbrojtëse? Nuk kanë shkuar shqiptarët për të luftuar në territorin e Serbisë, kështu as popujt e tjerë jo sllav. Në këtë fillim shekull duhet dhënë një përgjigje të mirë dhe të fortë të gjithë ultra nacionalistëve serb, se kanë përfunduar lojërat e tyre të ndyta për pushtimin e tokave shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".